POLITIKE

Diaspora, jo thjesht sa për t’i marrë votën

n.f Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 07:52

Diaspora, jo thjesht sa për t’i marrë votën

TIRANË- Shqipëria jashtë është pothuajse po aq e vlefshme sa Shqipëria brenda. Ndonëse e shpërndarë, të mbledhur së bashku, shtetasit që kanë ikur jashtë në vite do të ishin më se të mjaftueshëm për të krijuar një shtet të tyrin me ndikim domethënës.

Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm Bashkimi Europian, që nga viti 2008, kur raportohen për herë të parë të dhënat, deri në vitin 2023, ka dhënë gjithsej 920 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Një valë e re emigracioni e nisur pas vitit 2016 është një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë tendencë. Në SHBA ka mbi 37 mijë shtetas shqiptarë që janë larguar përmes lotarisë gjatë periudhës 2014-2023, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Me Censin e fundit që tregoi se në Shqipëri kanë mbetur 2.4 milionë banorë, të paktën gjysma e shqiptarëve janë shpërndarë jashtë vendit. Shumë ikën në fillim të viteve ’90 për një jetë më të mirë, të tjerë vijojnë të ikin, për shkollim, për punë, apo për bashkim familjar. Rrugët janë të hapura dhe secili ka të drejtën e vet të zgjedhë se ku duhet të jetojë.

Për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, Diasporës i është dhënë mundësia të votojë. Si për herë të parë, interesi ka qenë relativisht i lartë, me rreth 240 mijë persona të regjistruar, shifër kjo që potencialisht përbën rreth 20% të shqiptarëve që jetojnë jashtë, duke pasur parasysh që një pjesë e tyre mund të mos e kenë mbushur moshën e votimit.

Nuk është rastësi që të gjitha partitë politike sot po i shpenzojnë më shumë energjitë për të tërhequr votues nga Italia, Greqia (ku është pjesa më e madhe e emigrantëve) e shteteve të tjera, sesa vetëm në Shqipëri. Potenciali i tyre është i madh dhe po ashtu, mundësia për të ndikuar votën, përtej një elektorati tradicional.

Por, tërheqja e diasporës për të votuar nuk mund të jetë duke i përdorur ata si një votues i thjeshtë. Diaspora ka potencialin të jetë pjesë e politikave ekonomike e sociale, të ushtrojë presion mbi politikëbërësit për një qeverisje më të shëndetshme, me më pak korrupsion, të kërkojë llogari për mënyrën se si shpenzohen paratë.

Ajo ka shansin që ka jetuar këto vite e dekada në shtete që kanë qenë hapa përpara nesh si për sa i përket demokracisë, kërkesës dhe dhënies së llogarisë, ashtu dhe nivelit ekonomik. Ky duhet të jetë momenti, ku jo vetëm Diasporës t’i kërkohet vota, por edhe kontributi i saj. Praktikat nuk mungojnë.

Disa vende të Europës kanë arritur me sukses të rikthejnë diasporën në atdhe nëpërmjet një kombinimi praktikash të fokusuara kryesisht në lehtësime ekonomike, mundësi profesionale dhe kushte të favorshme për jetesë.

Polonia ka zbatuar programe të posaçme për kthimin e profesionistëve, duke ofruar ulje taksash për të rikthyerit dhe mbështetje për strehim e punësim në sektorë me mungesë fuqie punëtore. Lituania ka ndërtuar platforma dixhitale që lidhin drejtpërdrejt anëtarët e diasporës me oferta pune në vend, duke përfshirë edhe mbështetje për startup-e dhe biznese të reja.

Irlanda ka investuar në programe të forta të lidhjes së diasporës me universitetet dhe bizneset vendase, duke ftuar talente të kthehen për projekte afatgjata dhe duke krijuar rrjete profesionale të mirëstrukturuara.

Portugalia ka ofruar stimuj fiskalë për të rikthyerit, përfshirë përjashtime tatimore për disa vite, si dhe mbështetje për investime të vogla nga emigrantët që duan të hapin biznese në vend.

Shqipëria nuk është më ajo e viteve ’90, apo e disa viteve më parë. Por, edhe pse vendi ka bërë përparim të dukshëm, sidomos në drejtim të turizmit, mbetet ende shumë për të bërë dhe sfidat nuk janë të vogla, si infrastruktura e pamjaftueshme apo dhe mungesa e standardeve të qëndrueshme të shërbimit.

Emigrantët, sidomos ata nga Greqia dhe Italia, mund të japin një ndihmë të jashtëzakonshme për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, pasi kanë përvojë në tregje më të zhvilluara.

Megjithatë, politika shqiptare i sheh shpesh emigrantët vetëm si burim të ardhurash (remitanca) dhe së fundmi votash në zgjedhje, pa u krijuar atyre lehtësi reale për të investuar ose për t’u rikthyer në vend.

Mungesa e një programi të qartë mbështetjeje financiare, mosgarantimi i një klime të qëndrueshme të biznesit, si dhe pasiguritë në rritje, janë pengesat kryesore, të cilat ndonjëherë mund të përbëjnë dhe rrezik të shtuar për një instrumentalizim politik të diasporës.

Është më se e qartë, që për të përfituar realisht nga potenciali që ofron diaspora, qeveria duhet të krijojë politika konkrete dhe stimuluese për integrimin e diasporës në tregun e punës dhe investimeve, në të kundërt Shqipëria do të vazhdojë të humbasë një nga burimet më të rëndësishme të zhvillimit të saj.

Gjithsesi, përfshirja e diasporës në vendimmarrjen politike të vendit është pozitive dhe mund të jetë një faktor i rëndësishëm për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit, por kërkon masa të qarta për të shmangur manipulimin politik dhe për të siguruar një proces të drejtë e transparent./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë