
Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet janë kolosale si për ekonominë lokale të fermerëve dhe për atë kombëtare nga mungesa e prodhimit. Ende pa u vlerësuar dëmet e nëntorit janë serat e rrafshuan për të tretën herë.
Mirlind Saraçi nga Fshati i Kosovë e Vogël në Lushnje ka pësuar rreth 150 mijë euro dëme nga përmbytja e tre hektarëve serë dhe dëmtimi i prodhimit gati për treg këto ditë. Si ai qindra dhe mijëra fermerë në të gjithë vendin kanë pësuar dëme të mëdha, të nxitura më shumë nga mungesa e menaxhimit se sa nga reshjet.
Fermeri tha se këtë herë sipërfaqja e përmbytur është shumë e madhe dhe se shkak për rritjen e nivelit të ujit u bë hapja e portave të HEC-it të Banjës. Hapja e portave gjeti kanalet të mbyllura (si ne foton më poshtë ) thotë Mirlindi. Në zonën e tij ka 13 vite që nuk është vënë dorë në hapjen e kanaleve dhe kolektorëve kryesorë, teksa qindra milionë euro janë investuar në serra.
Për shkak të hapjes së portave uji ka përmbytur një ditë më parë dhe vijon sipërfaqe të reja që nuk ishin prekur nga reshjet.
Ekspertët llogarisin se deri dje sipërfaqja e përmbytur ka arritur në rreth 40 mijë hektarë dhe po zgjerohet.
Ai tha se ndërtimet pa leje mbi kanale dhe kolektorë të mëdhenj janë toleruar ndër vite, duke bllokuar rrjedhën natyrore të ujit dhe duke e bërë zonën veçanërisht të rrezikuar nga përmbytjet.
Sipas tyre, ky degradim i sistemit të kullimit e ka bërë territorin të ekspozuar ndaj reshjeve, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm nga menaxhimi i digave dhe hidrocentraleve. Fermerët pretendojnë se rezervuarët janë mbushur dhe më pas portat janë hapur për shkarkim, pa i lajmëruar më parë.
Projektet e hidrocentraleve me basen po ndikojnë në sigurinë energjitike të vendit, por sakaq kanë rritur ekspozimin e pjesës tjetër të vendit ndaj përmbytjes. Zona e Shkodrës është përmbytur historikisht nga hapja e portave të kaskadave mbi lumin Drin, por ndërkohë investime me kaskada janë bërë edhe në HEC-et e tjera te vendit dhe kryesisht në Devoll.
Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.
Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.
Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi.
Vitin e kaluar, eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh./Monitor.al
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Janar09:07
Policia feston përvjetorin me plasmasin para Kryeministrisë
Policia ka ndërhyrë sërish pas mesit të natës së djeshme për të shuar protestën e “Shqipëria Bëhe...
AKTUALITET
14 Janar08:29
Arratisja e Altin Ndocit, flet babai: Nuk ka lidhje me masakrën e Bradasheshit
Nikoll Doci, babai i Altin Docit, i arratisur pak ditë më parë nga burgu i Durrësit, ka thyer heshtjen përmes një ndërhyrje...
AKTUALITET
14 Janar08:11
AFP: Lumenjtë e 'pushtuara' nga mbeturinat në Shqipëri shkaktojnë përmbytjet vdekjeprurëse
Agjencia Franceze e lajmeve AFP i ka kushtuar një artikull vendit tonë, por këtë herë duke u ndalur tek mbeturinat që kan&e...
AKTUALITET
14 Janar07:56
Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura, kostot
Që nga nëntori i vitit 2025 dhe deri më tani serrat e Myzeqesë janë përmbytur tre herë, por së fundmi dëmet jan&e...
AKTUALITET
14 Janar07:42
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do të shitet me 83.3 lekë.
Nd...
AKTUALITET
14 Janar07:17
Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
AKTUALITET
13 Janar23:32
‘Pronat e ushtrisë në duart e privatëve’/ Hoxhaj: KAYO dhe ortakët e tij biznes me Ramën, s’auditohen!
Kompania shtetërore KAYO, e krijuar me qëllimin për të ringjallur industrinë e armatimeve në Shqipëri, është pë...
AKTUALITET
13 Janar22:37
Arratisja e Altin Ndocit/ Efektivi që e ndoqi nga pas, i njëjti që i dha telefonin Veliajt
Fajton Baci është efektivi i burgjeve i cili ndoqi nga pas Altin Ndocin, teksa ky i fundit u arratis sot nga spitali i Durrësit.
Efektivi Baci &...
AKTUALITET
13 Janar21:54
Skandali/ Altin Ndoci u dërgua pa pranga në spital. Policët të shpërqendruar. A bashkëpunuan? (VIDEO)
Ky është momenti që Altin Ndoci mbërrin në oborrin e Spitalit të Durrësit, i shoqëruar me ambulancë. Në vide...