INVESTIGIME

Vjehrra dhe kunata i 'zaptojnë' shtëpinë, Marjana: Më kërcënojnë me jetën e fëmijëve! Burrin ma futën në burg me kancer, vdiq me pengun e pronës

M.B. Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 21:46

Vjehrra dhe kunata i 'zaptojnë' shtëpinë, Marjana:

FIER- Rasti i sotëm na dërgon në Fier, për tu takuar me Marjana Tankun, një grua e ve që i duhet të bëjë rolin e nënës dhe të babait për fëmijët e saj, ndërsa i duhet të përballet dhe me një konflikt për pronën, në të cilin janë përfshirë vjehrra dhe kunata e saj. Një dramë në kufijtë e të paimagjinueshmes, por ja që ka ndodhur vërtetë. Një nënë që inskenon dhunën për të futur në burg djalin e sëmurë me kancer dhe një motër që bën çdo përpjekje për të mos i dhënë pronën që u takon fëmijëve të vëllait të ndjerë.

Siç shprehet Marjana, e cila ka udhëtuar nga Italia për të mbrojtur pronën e lënë nga burri, ajo më shumë kalon kohë në Komisariate, për shkak të denoncimeve që i bëjnë vjehrra dhe kunata se në shtëpinë e saj, që sipas Marjanës sa herë ka tentuar që të futet brenda, është përballur me ofendime, kërcënimeve dhe me dyer të lidhura me zinxhirë, për ti penguar hyrjen.

Komisariateve dhe Policisë nuk i ka shpëtuar as bashkëshorti i saj i ndjerë, Viktori, i cili pavarësisht se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të betejës me kancerin, u arrestua dhe u mbajt në Komisariat për tre ditë, pa asnjë kusht higjene dhe në mungesë të ilaçeve, që sipas Marjanës, kjo u bë shkak që plaga të infektohet dhe ia të mos e merrte dot kimion kur shkoi në Itali. Disa kohë më pas, ai ndërroi jetë, me pengun që pronën që i takon nuk ua la dot fëmijëve të tij.

Dhe Policia e Fierit, e cila thërritet vazhdimisht nga Elvira Qyqi, kunata e Marjanës, shprehet se zonja i ka dokumentat në rregull dhe se disponon certifikatë pronësie, por janë të detyruar ta shoqërojnë pasi vjehrra dhe kunata e saj bëjnë denoncime për dhune. Marjana shprehet se ka frikë për jetën e fëmijëve të saj, pasi është kërcënuar disa herë, por shton se nuk do të heqë dorë nga prona që i takon dhe që e ka amanet nga bashkëshorti i ndjerë.

Në përballjen e saj me Piranjat, Elvira nuk është aspak e lumtur që na takon, ndërsa vazhdimisht bën lojëra fjalësh, por në fund e pranon dhe del zbuluar, që nuk ka certifikatë pronësie, për banesën ku qëndron vetë, që sipas Marjanës, ia ka lënë nëna e saj, Marie Tanku. Kjo e fundit pasi i la banesën vajzës, u fut dhe zaptoi banesën e djalit, Viktorit të ndjerë. Në fakt dhe për konfliktin e supozuar deri tani, pasi nuk ka asnjë pamje të dhunës që Viktori akuzohet se shkaktoi ndaj nënës, Polica në njoftimin e saj sqaron se zonja ka kryer veprën penale të "Vetëgjyqësisë", pasi është futur me forcë në një banesë që nuk është e saj.

fier

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë