AKTUALITET

Donin të votonin në zgjedhjet lokale! Si i zbuloi telefonata nga Siria dy shkodranët, ish-luftëtarë të ISIS

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2026, 20:45
Donin të votonin në zgjedhjet lokale! Si i zbuloi telefonata nga Siria

Marc Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban në një intervistë  tregoi se në burgjet e Sirisë aktualisht janë 8 shtetas shqiptarë ish luftëtarë të ISIS. Sipas tij dy të tjerë janë ndarë nga jeta tek sa mbaheshin në burgun Shaddadi.

Burime nga inteligjenca shqiptare i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se si arritën tejet rastësisht të zbulojnë se në Siri vijojnë të jenë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët nuk janë kapur asnjëherë prej autoriteteve kurde.

Ata janë nga qyteti i Shkodrës të larguar për t’ju bashkuar ish Shtetit Islamik në 2013-tën. Gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 2023 ata kanë telefonuar njërin prej dy kandidatëve duke i shprehur dëshirën e rikthimit në atdhe e votuar për të.

Kandidati i ka treguar se ata mund të kthehen por do ti duhet të përballen me drejtësinë, pasi vendi ynë ka të miratuar një ligj, për dënimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë vendit. Kjo ka frenuar dëshirën e tyre për tu rikthyer në atdhe, megjithatë ka zbuluar ekzistencën e tyre të panjohur në Siri deri atë moment. Të njëjtat burime tregojnë se autoritet lokale të inteligjencës, janë vënë në dijeni të kësaj bisede ardhur nga Siria në telefonin e kandidatit për kryetar bashkie.

Ky informacion i ka shkuar departamentit të analizës në Tiranë dhe është avancuar më tej duke hapur dy dosje ndjekje për dy shkodranët në Siri. Është zbuluar tashmë identiteti i tyre dhe njerëzit që i ndihmuan për tu futur ilegalisht nga Turqia në Siri.

Të paktën 150 shtetas shqiptarë, burra gra dhe fëmijë iu bashkuan ish Shtetit Islamik. Shumica e burrave kanë mbetur të vrarë gjatë luftimeve ndërsa gratë e tyre sipas rregullave të ish Shtetit Islamik u martuan përsëri me luftëtar të kombësive të tjera me të cilët edhe kanë lindur fëmijë.

Ata luftuan për Shtetin Islamik nën komandën e Lavdrim Muhaxherit me origjinë nga Kaçaniku, një ish i punësuar nga NATO në Kosovë përpara vajtjes në Siri. Vetë Muhaxheri do të martohej në Siri me një grua nga Tirana pasi iu vra bashkëshorti me të cilën ka edh dy fëmijë tashmë të riatdhesuar në Shqipëri.

Muhaxheri do të vritej më 8 Qershor 2017 nga një sulm ajror i forcave amerikane. Marc Ghorayeb konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Liban po ashtu tregoi për Top Channel se 8 shqiptarët që aktualisht janë në burgun Shaddadi për arsye sigurie planifikohet prej qeverisë së re siriane të transferohen në Irak.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve