AKTUALITET

“Drejtohet nga Rama”/ Eksperti Semanaj tregon si po zhvillohet lufta hibride për të dëmtuar protestën

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 18:07
“Drejtohet nga Rama”/ Eksperti Semanaj tregon si po zhvillohet lufta

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, eksperti i sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj u shpreh se po zhvillohet një luftë e mirëfilltë hibride po zhvillohet në rrjetet sociale, teksa iu referua protestave qëe po mbahen tashmë jo vetëm në kryeqytet por edhe jashtë kufijve shqiptarë, e cila dirigjohet drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore dhe vetë kryeministri për t’i dëmtuar ato.

Semanaj theksoi se përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, videove të manipuluara dhe llogarive false, po synohet ulja e shikueshmërisë së zërave kritikë ndaj qeverisë.

Sipas tij, mekanizmi i përdorur përfshin postimin e videove fake që nxisin dhunë, përmbajnë shenja antisemitizmi ose përmendin Iranin.

Një tjetër element shqetësues, theksoi eksperti, është përdorimi i institucioneve të rëndësisë së veçantë si një mjet presioni, dhe kjo u shpreh Semanaj po përdoret nga kryeministri si një formë shantazhi për të frikësuar qytetarët, duke u dhënë mesazhin se ata janë nën monitorim dhe përgjim të vazhdueshëm në botën virtuale.

"Jemi në një luftë hibride. Por ideja është që lufta hibride po drejtohet nga zoti Kryeministër. Pra, autobuzët e krijuar me inteligjencë artificiale dhe të postuar në studio, në studio me goxha peshë në Shqipëri ishin nga ato që mbështesin retorikën e zotit Kryeministër. Makina me targa serbe që i, makina me targa serbe që i përkiste vizioni ndërkombëtar u postua nga njerëzit e zotit, zotit Kryeministër. Algoritmat duke postuar video fake sikur kjo protestë nuk është për të gjitha shqetësimet që kanë qytetarët, që secili prej tyre ka arsyen e tij pse është në shesh, në atë shesh, ishin po nga zoti Kryeministër.

Dhe këto video fake, duke nxitur, duke bërë thirrje për dhunë e të tjerë e të tjerë, ishin thjesht për të dëmtuar algoritmin, sepse kjo është mënyra se si funksionojnë rrjetet sociale, në mënyrë automatike. Pra, nëse shohin që ka video të cilat bëjnë thirrje për dhunë, nëse shohin që ka video me shenja antisemitizmi, nëse shohin që ka video në të cilat përmendet Irani, patjetër, patjetër që këto platforma marrin masa dhe ulin shikueshmërinë. Jemi në një luftë hibride, por një luftë hibride e dirigjuar nga institucione, nga institucionet shtetërore. Dhe dua të rikujtoj edhe diçka që më ka bërë shumë përshtypje dhe nuk është folur shumë.

Në daljen e tij të parë, Rama deklaroi që mos harroni që ne kemi një ndër njësitë e krimit kibernetik më të mira në Evropë dhe Ballkan, duke iu referuar AKCESK. Tani mund ta pyesim zotin Kryeministër, pse e përmendi këtë? Për të shantazhuar qytetarët që jeni në monitorim, jeni nën përgjim dhe ne e dimë çfarë postoni, kush poston dhe si postoni? Pse nuk ka pse një shtet, një drejtues i shtetit të dalë me një deklaratë të tillë duke përmendur institucionet e rëndësisë së veçantë.

E para dhe e dyta, zoti Kryeministër na tha që ju jeni të sponsorizuar nga Greqia, nga Greqia kaluam te Serbia dhe pastaj përfunduam në Iran. Nuk besoj se ndonjë qytetar i, sidomos, po marr për pjesën e diasporës meqë edhe jetoj në, jetoj jashtë Shqipërisë, do pranonte të sponsorizohej nga agjenturat e huaja dhe të organizonte protesta në mes të Vjenës, në mes të Brukselit, në Nju Jork e tjerë e tjerë, duke pasur respektin maksimal të forcave të rendit dhe duke pasur një numër të konsiderueshëm qytetarësh të këtyre shteteve të cilat i bashkohen, i bashkohen thirrjes, thirrjes së qytetarëve, qytetarëve shqiptarë.

Patjetër që po dhe këtë mund ta shohim me një pjesë të influencuesve, mund ta shohim me një pjesë të atyre zërave që mundohen të bëjnë ose të bëjnë politikëbërje. Kanë marrë një sasi të konsiderueshme raportimesh nga akaunte fake bazuar dhe tek hashtag-et që ato, ato përdorin. Pra është diçka që unë e kam parë personalisht te shumë shokë dhe miq të mi, të cilët kanë pasur një trafik goxha të lartë dhe pas këtyre fushatave të koordinuara sulmesh ndaj llogarive të tyre ka rënë trafiku. Por ajo që i kam bërë edhe më përpara, ajo që i kam bërë dhe përpara domethënë, i kam bërë thirrje protestuesve të lënë mënjanë edhe dasitë e tyre ideologjike sepse është momenti për t'u bashkuar për diçka më të madhe, më të madhe sesa bindjet politike ndoshta, të mbështesin njëri-tjetrin me një like, me një share, me një comment në mënyrë që zëri i shqiptarëve të shkojë në çdo vesh të çdo qytetari në Shqipëri, në diasporë por dhe të organizmave dhe organizatave. Po ta shohim ditët e fundit algoritmi përsëri po kthehet aty ku ishte më përpara, megjithëse u tentua të dëmtohej", tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan