AKTUALITET

Pa dosje, pa prova, por me bindje: Avokati i Agasit shpall pafajësinë dhe kërkon ‘rrjedhësin’ e informacionit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Janar 2026, 14:18

Pa dosje, pa prova, por me bindje: Avokati i Agasit shpall pafajësinë

Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, në një deklaratë për SPAK. ai ka hedhur poshtë çdo lidhje të klientit të tij me tenderat e AKSHI-t. 

Haxhia ka sulmuar SPAK-un, duke deklaruar se nuk i është vënë në dispozicion dosja hetimore. Pavarësisht se nuk ka informacion mbi provat me të cilat akuzohet klienti i tij, avokati merr përsëri guximin ta quajë atë të pafajshëm.

Gjithashtu ka zbuluar edhe arsyen pse Agasi nuk paraqitet në organet e drejtësisë, në një kohë që ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest.

SPAK e akuzon Ergys Agasin për përfshirje në një skemë të dyshuar manipulimi të tenderave publikë pranë AKSHI-t, në bashkëpunim me zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë. Akuzat lidhen me shkelje të barazisë në tendera dhe ndikim të paligjshëm në procedurat e prokurimit publik.

Haxhia:

Qoftë përgjegjësia administrative dhe penale, po ajo që është kryesorja është për të kthyer situatën në normalitet. Sepse ky është një procedim i vitit 2023 dhe ne si mbrojtje nuk kemi absolutisht asnjë material. Kemi vetëm vendimin e parë të caktimit të masave të sigurisë. Ndërkohë sot unë erdha për të parë dhe nëse është zbardhur vendimi i pyetjes së pandehurit mbas nenit 248, i cili akoma nuk është zbardhur.

Dhe në këto kushte, mbrojtja është e paralizuar dhe është në kushtet e një, e një terri të plotë informativ lidhur me me materialet e dosjes. Kaq. Ne kërkojmë më elementaren për të mbrojtur dhe për të ushtruar mbrojtjen tonë ndaj klientit tonë.

Tashi, zoti Agasi, siç ua kam bërë dhe me dije me informacionin që kam nga familja, nuk ndodhet në Shqipëri. Por nisur nga kjo situatë, nisur nga kjo situatë e cila është një praktikë që mbarëset opinionin dhe ngrihen akuza, akuza që janë absurd, absurditete, që ta akuzosh një person i paveshur me pushtet për veprimtari të pushtetit, siç janë shkelja e barazisë së shtetasve në tender, apo heqja e paligjshme e lirisë të një personi për shkak të mos pjesëmarrjes në tender, në një kohë që zoti Agasi nuk ka asnjë aktivitet dhe asnjë lidhje me tenderat në AKSH.

Tashi, duke ardhur tek përgjigja e pyetjes suaj, ju bëj me dije se zoti Agasi i ka mbaruar punët e veta, por në këtë terren vetëm po të jetë një njeri që që do që t'ia hedhin çelësin në det, mund t'i vijë dhe të të paraqitet në organet e drejtësisë. Dhe këto, dhe kjo situatë e cila është krijuar kastile dhe duke ngritur akuza të rënda, bëjnë që zbatimi i masës së sigurisë bën që ai të mos mos ketë më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë në bazë të të drejtave të tij kushtetuese dhe procedurale. Prandaj, megjithatë është vendimi i tij për të ardhur apo apo për të mos ardhur, për t'u paraqitur, por në kushtet që nuk ka asnjë informacion, nuk ka asnjë provë, nuk ka asnjë material për akuzat që i ngrihen, vetëm po të jetë i çmendur të vijë të paraqitet.

Tashi ,për sa i përket pyetjes së parë për lidhur me që me një deklarim që është arrestuar, fakti që s'është arrestuar e ka vetë përgjigjen, për shkak të të shumë thashethemeve, të të shumë opinioneve, me qëllim, pa qëllim, me nëntekste ose me tekste, kështu që nuk mund të përgjigjem më shumë se kaq. Për sa... Folësi 4: Ishte zyrtar i lartë i Partisë Socialiste.

Jam i depolitizuar dhe s'kam qenë asnjëherë. Jam në profesionin tim të lirë dhe i përkushtuar dhe i përkushtuar për atë mision që kam marrë bashkë me kolegët e mi. Por në lidhje me pyetjen e dytë, që zoti Agasi është biznesmen, kjo është e pa e pakundërshtueshme sepse është lehtësisht e aksesueshme në në QKB për të, pozicionuar pozicionin e tij në biznes.

Jo, unë deri tashi i kam, komunikimet i kam me familjarët e tij, të cilët janë shumë të irrituar për për opinionin që që është përgatitur dhe që është ndikuar nga përhapja e materialeve, të cilat jo që janë sekret, po nuk e kemi më shumë tek sekret. Është e drejtë e tyre dhe të mbajnë përgjegjësi vetë. Por ne e kemi tek kjo që mënyra se si janë servirur, segmente të veçanta, pa lidhje, bëjnë që të ngarkohet me përgjegjësi penale dhe të kriminalizohen edhe kontaktet dhe shoqëritë që kanë njerëzit me njëri-tjetrin. 

Jo,  në momentin, ju siguroj që në momentin që ne, organi i akuzës do na vërë në dispozicion materialet që i ka që nga viti 2023, ju siguroj unë personalisht që unë do t'i do t'i kërkoj klientit tim, sepse unë e di, të paktën deri tashi se po të ishin materiale që provonin fajësinë e tij, do t'i vënin menjëherë në dispozicion. Fakti që ata s'i vënë në dispozicion, do të tregon që ata e kanë shumë të errët procesin e të provuarit.

Për shembull, një mund të sjell, heqja e paligjshme e lirisë të një shtetasi që e lidhin me me klientin tim, është absurditet, s'ka të bëjë fare, sepse e lidhin me një pjesëmarrje në tender, ndërkohë që ky s'ka qenë fare në tender.

Absolutisht, unë e kam ruajtur shumë etikën profesionale dhe ligjore. Çdo gjë komunikim e kam bërë me shkresë, qoftë me prokurorin e çështjes, qoftë edhe me institucionet që që sapo ju paraqita për për ruajtjen e sekretit dhe dinjitetit të personit.

Absolutisht, tashi për tashi, bazuar në Kodin e Procedurës, ne nuk kemi asnjë mjet më për të për të kaluar në në etapat e mëtejshme procedurale.

Po ILD-ja, ILD-ja e KLP-së s'ka kthyer akoma përgjigje Erion Velisë, ish-kryetarit ose kryetarit të Bashkisë aktual, për një kërkesë që ankimon ndaj prokurorit. Të paktën kthej. Unë e kuptoj orientimin, pozicionimin, po të paktën autoriteti dhe serioziteti i një institucioni duhet të kthejë përgjigje. Ktheje edhe negative, e verifikuam dhe nuk u bë. Kështu që nuk kam shumë shpresë. 

"Kam kërkuar materialet që kanë dal në media  për të nxjerr përpara përgjegjësisë  këta punonjës që  kanë për detyrë të ruajnë sekretin hetimor. Materialet të shkëputura të nxjerra nga konteksti. Absurditet të akuzosh një njeri që nuk ka pushtet për pushtet. Agasi nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI-t. Kjo situatë është ngritur qëllimisht me akuza, dhe këto i heqin të drejtën për të komunikuar me drejtësinë. Nuk ka asnjë provë për materialet dhe akuzat që i bëhen Ergys Agasit.” Tha Maks Haxhia, avokati mbrojtës i Ergys Agasit në SPAK.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?