AKTUALITET

Promovimi i lidershipit dhe pjesëmarrjes së grave në zgjedhje është thelbësore për Shqipërinë

r.ll Përditësimi i fundit 7 Mars 2025, 15:30
Promovimi i lidershipit dhe pjesëmarrjes së grave në zgjedhje
foto ilustruese

TIRANË- Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 janë një mundësi e rëndësishme për të forcuar demokracinë në Shqipëri dhe për të konsoliduar arritjet e mëparshme në avancimin e lidershipit të grave në vendimmarrje. Ndërkohë që Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në promovimin e pjesëmarrjes së grave në politikë në nivel qendror, – rezultate të njohura nga komuniteti ndërkombëtar dhe mekanizmat e të drejtave të njeriut – përsëri ka sfida. Sipas renditjes së vitit 2025 të Unionit Ndërparlamentar, Shqipëria aktualisht mban pozicionin e 44-të në shkallë globale për sa i përket numrit të grave në parlament. Megjithatë, ruajtja dhe zgjerimi i këtyre arritjeve kërkon masa shtesë për të siguruar pjesëmarrje domethënëse, për të parandaluar kthimin mbrapsht dhe për të nxitur një progres më të madh.

Përpara fushatës, dhe para se listat e kandidatëve të finalizohen, Kombet e Bashkuara në Shqipëri janë angazhuar me parti politike dhe aktorë të tjerë, duke advokuar për pjesëmarrje të plotë dhe me ndikim të grave në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe duke paraqitur një sërë rekomandimesh në pesë fusha kyçe.

OKB-ja u kërkon partive politike që të ruajnë me rigorozitet kuotën gjinore prej 30% në listat shumëemërore (si në listat e mbyllura ashtu edhe në votimin preferencial), siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor. Megjithatë, Shqipëria ka potencialin të tejkalojë kuotat minimale dhe të shkojë drejt përfaqësimit të barabartë (barazi 50/50) të grave dhe burrave në vendimmarrje.

Arritja e diversitetit të vërtetë në lidhje me aksesin e barabartë dhe fuqinë e barabartë brenda sistemeve vendimmarrëse është thelbësore. Grupe të caktuara të grave mbeten sistematikisht të përjashtuara nga proceset politike, për shkak të mungesës së mundësive. Partitë politike duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e të gjitha grave, përfshirë ato nga grupet e nënpërfaqësuara – të tilla si gratë me aftësi të kufizuara, gratë rome dhe egjiptiane, gratë e reja dhe gratë në zonat rurale. Kjo përputhet me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadër të CEDAW, Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore (SKBGJ) dhe Ligjit për Barazinë Gjinore (LBGJ).

Mbështetja e fortë nga udhëheqja e partisë është thelbësore për pjesëmarrjen domethënëse të grave në politikë – jo sepse gratë nuk janë të afta për të fituar zgjedhjet, por sepse vazhdojnë pengesat sistematike gjinore në një fushë të dominuar tradicionalisht nga burrat. Partitë politike duhet të promovojnë në mënyrë aktive gratë kandidate duke siguruar (i) akses të barabartë në burimet e fushatës, në trajnimin në fushën politike, dhe në mundësitë për lidership; (ii) monitorim të brendshëm dhe mekanizma të llogaridhënies për të gjurmuar progresin në barazinë gjinore (iii) avancim të drejtë brenda strukturave partiake mbi bazë të meritave, pa paragjykime gjinore dhe me rregullime të nevojshme për balancimin e punës dhe jetës.

Trajtimi i barabartë financiar është shumë i rëndësishëm për gratë kandidate. Kodi zgjedhor shqiptar nuk rregullon shpërndarjen e brendshme financiare të fondeve publike ose fondeve të tjera private midis kandidatëve të partisë duke i lënë gratë në disavantazh. Shumë gra kandidate nuk kanë akses të barabartë në fondet e fushatës për shkak të pengesave strukturore dhe stereotipeve gjinore për ngritjen dhe mbledhjen e fondeve. Për të parandaluar diskriminimin financiar, partitë politike duhet (i) të miratojnë rregullore të brendshme që garantojnë akses të barabartë në fondet e fushatës për gratë kandidate dhe (ii) të sigurojnë transparencë të plotë në shpërndarjen e fondeve brenda partive.

Gratë kandidate përballen me nivele joproporcionale të ngacmimeve dhe paragjykimeve si brenda partive politike ashtu edhe në media. Partitë politike nuk duhet të tolerojnë përdorimin e gjuhës përçmuese, stereotipeve gjinore dhe çfarëdolloj forme të dhunës me bazë gjinore në zgjedhje kundër kundërshtareve gra (dhe burra). Këto çështje përkeqësohen më tej nga mediat (në internet dhe mediat sociale).  Një raport i UN Women i vitit 2021 për monitorimin e medias zbuloi se mediat tradicionale dhe mediat sociale dëmtonin vazhdimisht kandidatet gra në zgjedhjet e përgjithshme të Shqipërisë. Përveç kësaj, një studim i kryer nga PNUD (a study conducted by UNDP) konfirmoi se gratë politikane kanë më shumë gjasa se burrat të përjetojnë dhunë psikologjike. Organet e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje Shqipërisë (i) të forcojë mekanizmat për të parandaluar gjuhën e urrejtjes, ngacmimet dhe kërcënimet ndaj grave kandidate, (ii) t’u kërkojë partive politike të miratojnë Kodin e Etikës për të promovuar barazinë gjinore dhe për të luftuar ngacmimin, (iii) t’i bëjë kompanitë e mediave sociale përgjegjëse për përmbajtjen diskriminuese të krijuar nga përdoruesit.[ii] Mediat dhe Autoriteti i Medias Audiovizive duhet të luajnë një rol aktiv në sigurimin e mbulimit të barabartë në media dhe eliminimin e gjuhës seksiste.

Partitë politike duhet të angazhojnë si burrat ashtu edhe gratë në mënyrë të barabartë, duke pranuar se gratë përbëjnë një pjesë të madhe të elektoratit. Në zgjedhjet kombëtare të vitit 2021, gratë përbënin 48.07% të totalit të zgjedhësve, megjithatë vetëm 44.99% e grave me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje. Kjo pjesëmarrje më e ulët mund të mos tregojë mungesën e interesit në politikë, por tregon më shumë pengesa sistematike ndaj pjesëmarrjes, si dhe shqetësime për sigurinë. Për të trajtuar këtë problematikë, partitë politike duhet (i) të përgatitin programe zgjedhore të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore që përfshijnë adresimin e sfidave dhe prioriteteve të grave dhe vajzave nga të gjitha shtresat social-ekonomike (ii) të sigurojnë që gratë të mund të votojnë lirisht, pa detyrim, pa frikësime dhe praktika të votimit familjar.

Në nivel global, si dhe në Shqipëri, gratë kanë luftuar – dhe kanë fituar – të drejtën për të votuar, për të punuar, për të udhëhequr. Dita ndërkombëtare e gruas këtë vit shënon 30 vjet nga konferenca historike botërore për gratë dhe plani i veprimit që doli nga Samiti i Pekinit, ku bota bëri një premtim: të drejtat e grave janë të drejta të njeriut. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë një mundësi për të treguar vendosmërinë e vendit për të mos u larguar nga barazia gjinore, por për të ecur përpara për të gjitha gratë dhe vajzat.

Sigurimi i pjesëmarrjes së plotë të grave në politikë nuk është vetëm një çështje e grave: është një imperativ shoqëror dhe demokratik! Avancimi i lidershipit të grave në vendimmarrje dhe organet e zgjedhura është thelbësore për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe përparimin drejt Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Gratë dhe burrat njëlloj duhet të hedhin poshtë kuptimin për gratë si spektatore pasive dhe të punojnë së bashku për të krijuar një sistem politik të ndërtuar mbi bazën e mundësive të barabarta. Duke mbështetur dhe çuar përpara konceptin për gratë në vendimmarrje, ne kontribuojmë në mënyrë aktive për një vend më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë shqiptarët./MONITOR

pjesemarrja e grave ne zgjedhje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë