AKTUALITET

Elvis Demce vihet nën regjimin 41-bis: rasti i parë për narkotrafikantët shqiptarë në Romë

Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2025, 14:09

Elvis Demce vihet nën regjimin 41-bis: rasti i parë për

Për herë të parë në Romë, autoritetet italiane kanë vendosur regjimin 41-bis, të njohur si “burgu i ashpër”, kryesisht për të dënuar për mafie e terrorizëm, ndaj një eksponenti të narkotrafikut shqiptar. Bëhet fjalë për Elvis Demce, figurë e njohur e trafikut të drogës në kryeqytet dhe në zonën e Castelli Romani, i konsideruar nga hetuesit italianë si një element me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vendimi për vendosjen e 41-bis është marrë pak ditë para Krishtlindjeve, pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria Distriktuale Antimafia (DDA) e Prokurorisë së Romës dhe nga karabinierët e Njësisë Hetimore. Ky është rasti i parë i këtij lloji i aplikuar ndaj një eksponenti të grupeve të narkotrafikantëve shqiptarë që veprojnë në Romë.

Demce ndodhet prej kohësh në burg, ku po vuan një dënim përfundimtar prej 15 vitesh e 4 muajsh për trafik droge, si dhe një tjetër dënim, ende jo përfundimtar, prej 18 vitesh e gjysmë për tentativën e vrasjes së Alessio Marzani, i plagosur me armë zjarri në tetor të vitit 2020.

Sipas hetimeve të antimafias, pavarësisht se ndodhej në qeli, Demce vazhdonte të komunikonte me jashtë, duke urdhëruar rrëmbime dhe zhvatje. Në korrikun e kaluar, ai u godit nga një urdhër i ri arresti, pasi u zbulua përfshirja e tij në një rast zhvatjeje ndaj një tregtari makinash, nga i cili kërkoheshin informacione për rivalët, një grup kriminal i lidhur me Fabrizio Fabietti.

Dy emra, Fabietti dhe Demce, që kanë pasur në të kaluarën një lidhje të përbashkët me figurën e Fabrizio Piscitelli, i njohur si “Diabolik”, ish-kreu i grupimit ultras Irriducibili, i vrarë me një plumb në kokë më 7 gusht 2019 në parkun e Acquedotti-ve në Romë.

Një ditë pas ekzekutimit të urdhrit të ri në korrik, karabinierët gjetën një mjet shpërthyes pranë banesës ku jeton familja e Demce-s. Episodi u interpretua si sinjal i ripozicionimeve të reja në ekuilibrat e krimit të organizuar romak, për të cilat po hetojnë magjistratët e antimafias.

Regjimi 41-bis është një masë e posaçme e parashikuar nga ligji italian i administrimit penitenciar. Ai zbatohet ndaj personave të konsideruar jashtëzakonisht të rrezikshëm, kryesisht të dënuar për mafie, terrorizëm dhe krim të organizuar, me qëllim ndërprerjen totale të kontakteve me organizatat kriminale jashtë burgut.

Ky regjim parashikon: izolim pothuajse total nga të burgosurit e tjerë, kufizim shumë të rreptë të vizitave familjare, ndalim ose kontroll maksimal të komunikimeve, kushte shumë të ashpra sigurie dhe mbikëqyrjeje.

41-bis nuk përbën një dënim penal shtesë, por një masë administrative, e vendosur nga Ministri i Drejtësisë, mbi bazën e vlerësimeve të autoriteteve antimafia.

Aktualisht, në Itali rreth 700–750 të burgosur vuajnë regjimin 41-bis, kryesisht eksponentë të Cosa Nostra, ’Ndrangheta, Camorra dhe organizatave të tjera kriminale. Vendosja e këtij regjimi ndaj Demce-s përbën një rast të rrallë dhe domethënës, që tregon një ngritje të nivelit të reagimit të shtetit italian ndaj rrjeteve të narkotrafikut shqiptar.

Mbrojtja e Demce-s, e përfaqësuar nga avokatët Massimiliano Capuzi dhe Marco Franco, ka paraqitur tashmë një kërkesë pranë Ministrit të Drejtësisë për pezullimin e zbatimit të masës 41-bis dhe ka paralajmëruar paraqitjen e një ankimi në Gjykatën e Mbikëqyrjes.

Vendosja e regjimit 41-bis ndaj Elvis Demce-s shënon një precedent të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Romë, ndaj narkotrafikut shqiptar dhe përfaqëson një sinjal të qartë të ashpërsimit të masave ndaj rrjeteve kriminale që, sipas hetuesve, vazhdojnë të veprojnë edhe nga brenda burgjeve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?