AKTUALITET

EMRAT/ Theu masën e sigurisë dhe shiste armë, arrestohet 26-vjeçari dhe ndihmësi i tij në Tiranë! I riu kundërshton me dhunë punonjësit e Policisë

M.B. Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2025, 08:48

EMRAT/ Theu masën e sigurisë dhe shiste armë, arrestohet

TIRANA- Prend Bala, 26-vjeç, dhe Gentian Basha (Seci), 37-vjeç, janë arrestuar në Tiranë. Mësohet se 26-vjeçari, i cili ndodhej nën masën “arrest në shtëpi” për vjedhje, u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste.

Policia bën me dije se bashkëpunëtori i tij kundërshtoi me dhunë efektivët dhe tentoi të arratisej. Sipas njoftimit, gjatë operacionit në Zogun e Zi, u sekuestruan arma, municion luftarak, tre celularë dhe automjeti që përdornin të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri. U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 26-vjeçari, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Vihet në pranga dhe një 37-vjeçar që dyshohet se do ta ndihmonte 26-vjeçarin, për të shitur armën. Në momentin e ndalimit, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe tentoi të largohej. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër me municion luftarak, 3 celularë dhe automjeti me të cilin po qarkullonin këta shtetas.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, bazuar në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fragranca”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit P. B., 26 vjeç dhe G. B.(S.), 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është ndaluar automjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin G. B. dhe pasagjer shtetasin P. B. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit P. B., një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Në momentin e ndalimit të automjetit, shtetasi G. B. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi P. B. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

tirana

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë