AKTUALITET

Ermal Beqirin e kërkon SPAK, Apeli i dhuron tenderin 2.5 miliardë/ Rrëzohet kërkesa e Gerond Meçes

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 12:15

Ermal Beqirin e kërkon SPAK, Apeli i dhuron tenderin 2.5 miliardë/

I shpalluri në kërkim nga prokuroria e Posaçme, biznesmeni i “Soft-Solution”, Ermal Beqiri, nga arratia ka fituar në gjykatë e Apelit të drejtën e marrjes së një tenderi pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor me vlerë 2 miliard e 532 milion lekë të vjetra.

Treshja e gjyqtarëve Administrativë të Apelit Tiranë, Sokol Ibi, Gentian Hamiti dhe Eriol Roshi, mësohet se në muajin Janar 2026, i ka dhënë të drejtë Ermal Beqiri për të fituar tenderin, duke rrëzuar kërkesën ABS-së së Gerond Meçes dhe “Datalog” të Sokol Sinanit, të cilët kishin kërkuar në gjykatë vendosjen e sigurimit të padisë dhe urdhërimin e pezullimit të efekteve Juridike të tenderit të KLGJ-së.

Tenderi i KLGJ-së, u shpall në muajin Shtator 2025, ku vlera fillestare ishte 3 miliard e 378 milion lekë të vjetra. Në këtë tender hynë në garë dy Bashkime Operatorësh Ekonomikë (BOE).

Qëllimi i tenderit të zhvilluar nga KLGJ-ja është ndërtimit të një sistemi kompjuterik i quajtur “Sistem Enterprise Service Bus” (ESB). Ky sistem është një ndërlidhës Shërbimesh Ndërmarrjeje i centralizuar i softuerit që përdoret për të integruar aplikacione, shërbime dhe sisteme të ndara brenda një organizate.

Ai vepron si një shtyllë kurrizore komunikimi, duke trajtuar rrugëzimin e mesazheve, transformimin e të dhënave, konvertimin e protokolleve dhe orkestrimin e shërbimeve për të mundësuar ndërveprim të pandërprerë dhe në kohë reale midis sistemeve heterogjene, shpesh të vendosura në ambientet e tyre.

Për ndërtimin e këtij sistemi, KLGJ akordoi një shifër financiare prej mbi 3 miliard lekë, Ndërsa në garë hynë dy Bashkime Operatorësh Ekonomikë.

E para ishte Bashkimi i Kompanive “Datalog” e Sokol Sinanit, e cila së bashku me “Advanced Bussines Solution ABS” të Gerond Meçes, ofruan një shumë financiare prej 2 miliard e 563 milion lekë.

Kjo ofertë rezultoi humbëse nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i cili shpalli fituese ofertën ekonomike prej 2 miliard e 532 milion lekë të vjetra, e cila është dhënë nga bashkimi i operatorëve “Soft-Solution” dhe “Horizon”, dy kompani që zotërohen nga biznesmeni i shpallur në kërkim nga SPAK, Ermal Beqiri.

Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, në datën 2 Tetor 2025 autoriteti kontraktor KLGJ ka publikuar në SPE fituesin në këtë procedurë prokurimi palën e paditur në Gjykatën Administrative, Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë "Soft&Solution" shpk & "Horizon" shpk

Mbi ankesën e palës “ABS” dhe “Detalog”, drejtuar Komisionit të shqyrtimit të ankesave dhe KPP kundër vendimit të KVO-së për kualifikimin e palës së paditur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë "Soft&Solution" shpk & "Horizon" shpk, Komisioni i Shqyrtimit të ankesave me vendim ka refuzuar ankesën e palës paditëse.

Ndërkohë Komisioni i Prokurimeve Publike në datën 30 Dhjetor 2025 vendosi, të mos pranojë ankesën e paraqitur nga pala paditëse.

Këtë vendim të KPP, “ABS” dhe “Datalog”, e ka kundërshtuar me padi në gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e tij dhe skualifikimin e ofertës së paraqitur nga pala e paditur Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë "Soft&Solution" shpk & "Horizon" shpk.

Pala paditëse, ka kërkuar edhe marrjen e masës së sigurimit të padisë, pezullimin e efekteve të këtij vendimi të KPP-së, ndalimin e lidhjes së kontratës administrative deri në zgjidhjen e kësaj çështje me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Pala paditëse pretendoi se nga zbatimi i këtij akti administrativ asaj i shkaktohet një dëm i rëndë, i atëçastëm dhe i pariparueshëm.

Dëmi i rëndë sipas paditësve Sokol Sinani dhe Gerond Meçe, lidhet me interesin publik, i cili dëmtohet në rastin konkret nga përfundimi i kësaj procedure prokurimi në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër, pala e paditur KPP, Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë "Soft&Solution" shpk dhe "Horizon" shpk dhe avokatura e shtetit në prapësimet e tyre me shkrim kërkojnë rrëzimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit të padisë me pretendimin se, nuk plotësohen kushtet ligjore për marrjen e masës së sigurimit të padisë, për mundësinë e shkaktimit të një dëmi të rëndë të atëçastëm dhe të pariparueshëm për palën paditëse.

Për më tepër thotë Ermal Beqiri se: “…nëse merret masa e sigurimit të padisë dhe pezullohet ekzekutimi i vendimit të KPP-së, dëmtohet rëndë interesi publik, pasi autoritetit kontraktor i refuzohet marrja e këtij shërbimi për të cilin ka nisur kjo procedurë prokurimi…”.

Nisur nga kjo situatë në datën 13 Janar 2026, treshja e Gjykatës Administrative të Apelit, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e biznesmenëve, Sokol Sinanit dhe Gerond Meçes, duke lejuar Ermal Beqirin të vijojë procedurat e kryerjes së punimeve në ambientet e KLGJ me qëllim ndërtimin e sistemit “Sistem Enterprise Service Bus” (ESB).

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?