Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka shpjeguar rregullat që duhet të respektojë policia gjatë përdorimit të plumbave të gomës, duke theksuar se ata nuk duhet të qëllohen në drejtim të kokës apo pjesëve të sipërme të trupit. Sipas tij, përdorimi në distanca të afërta mund të sjellë pasoja të rënda, deri në humbjen e shikimit dhe dëmtime të kockave.
Softa foli për përdorimin e plumbave të gomës nga policia, në një kohë kur është në vëmendje rasti i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës.
Softa theksoi se përdorimi i këtyre municioneve duhet të bëhet vetëm në rrethana të caktuara dhe në përputhje me protokollet përkatëse.
“Ata përdoren vetëm në rastet kur mjetet e tjera të neutralizimit, kur rrezikohet jeta e punonjësve të policisë, nuk kanë dhënë efekt”, u shpreh eksperti i sigurisë.
Sipas tij, plumbat e gomës duhet të përdoren në një distancë të përcaktuar, jo më pak se 20 metra, ndërsa drejtimi i qitjes duhet të jetë nga beli e poshtë.
“Duhet të goditet nga beli dhe poshtë, pra në gjymtyrët e poshtme. Jo lart! Jo, absolutisht lart! Është e ndaluar, sepse ka pasoja dhe në veçanti kur ajo përdoret në distanca të afërta”, deklaroi Softa.
Ai paralajmëroi se, pavarësisht se bëhet fjalë për municion me përbërje gome, forca e goditjes mund të shkaktojë dëmtime të rënda fizike.
“Vërtet themi që përbërja nuk është plumb, por është elementi gomë, por forca kinetike e saj kryen të njëjtat efekte”, tha ai.
Duke iu referuar rastit të të riut të plagosur në sy gjatë protestës, Softa theksoi se qitja në drejtim të kokës dhe syve mund të ketë pasoja serioze.
“Në qoftë se në rastet konkrete përdoret ndaj trupit, ndaj kokës, në drejtim të syve etj., ajo krijon pasoja, si dhe rasti për të cilin është diskutuar dhe po diskutohet për një djalë të ri, i cili ka marrë goditjen në sy dhe është në luftë për të shpëtuar syrin dhe shikimin”, u shpreh eksperti.
Softa nënvizoi gjithashtu se përdorimi i këtyre municioneve në turmë paraqet rrezik dhe duhet të monitorohet, ndërsa punonjësit e policisë mbajnë përgjegjësi në rast të shkeljes së protokolleve.
“Qitja e tyre në turmë, edhe pse mund të ketë trajnime, është e rrezikshme dhe ajo do të jetë e monitoruar. Personi mban përgjegjësi ligjore për mosrespektim të protokollit të përdorimit të tyre”, deklaroi ai.
Eksperti i sigurisë theksoi se pasojat e përdorimit të papërshtatshëm mund të jenë edhe fatale, në varësi të distancës dhe pjesës së trupit ku bie goditja.
“Efekti i saj është edhe vdekjeprurës, varet ku godet dhe në ç’formë godet. Mund të japë pasoja të rënda, duke filluar nga humbja e shikimit deri te goditjet në kokë. Forca e tyre kinetike është aq e madhe saqë edhe kockat mund t’i dëmtojë”, tha Softa.
Në përfundim, ai nënvizoi se çdo rast përdorimi të plumbave të gomës që sjell pasoja duhet të hetohet nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe prokurorinë.
“Të gjitha rastet e përdorimit të saj kërkojnë hetim”, u shpreh Softa, duke shtuar se, në varësi të rrethanave dhe shkeljeve të konstatuara, përgjegjësia mund të jetë edhe penale, deri në dënim me burgim.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj përdorimit të dhunës nga policia gjatë protestave të ditëve t&...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Pas shpërndarjes së protestuesve nga Kryeministria një përplasje u regjistruar prapa Muzeut Kombëtar. Një grup të rinjsh ho...
Një përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë ka ndodhur gjatë protestës së sotme para kryeministrisë. Si&cced...
Një protestues ka arritur të marrë mburojën dhe spërkatësin me piper të njërit prej efektivëve të policisë...
Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të...
Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në protestën e djeshme, ka dhënë detaje për gjendj...
Policia ka nisur edhe shoqërimet e protestuesve këtë të dielë ndërkohë që mes tre personave të shoqëruar nga p...
Vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Tiranë. Efektivët hodhën sërish gaz lotsjellës ...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarëve dhe ekipeve televizive nga Policia e Shtetit në...