AKTUALITET

Çfarë po ndodh në burgun e Koridhalos pas vrasjes së Alfons Ndocit? Ushtrohen kontrolle edhe në qelinë ku mbahej Laert Haxhiu para ekstradimit

r.ll Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 16:38
Çfarë po ndodh në burgun e Koridhalos pas vrasjes së
burgu

GREQI- Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e sotme në dy qeli ku janë mbajtur të burgosur shqiptarë. Kontrolleve i është ushtruar qelia 32 e Etem Hoxhës dhe qelia 30 ku është mbajtur Laert Haxhiu para se të ekstradohej në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se kontrollet po kryhen lidhur me hetimet për vrasjen e të burgosurit 35-vjecar shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjecarit kosovar Altin Vokrri në 26 Qershor. Vrasjen e mori përsipër Xhuliano Halili, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërsa pamjet e siguruara nga mediat greke treguan se në përplasje kishin marrë pjesë disa të burgosur mes tyre edhe Etem Hoxha. Edhe pse vrasja u konsiderua fillimisht se ndodhi për shkak të një konflikti lidhur me futjen ose jo në qeli të të dënuarve pas protestës së tyre lidhur me kondicionimin e qelive, ngjarja duket se ka edhe prapaskena të tjera.

Konkretisht mendohet se gardianët mund të kenë krijuar kushtet për vrasjen e Alfons Ndocit. Përvec kësaj, ka dyshime se vrasja mund të jetë e paguar nga “mafia e Mykonos”. Konkretisht në 2 korrik në Athinë u ekzekutua topografi grek Panagiotis Stathis, 54-vjec. Stathi ishte sulmuar tre herë më parë në Mykonos dhe Athinë. Dy nga këto sulme mendohet se i ka kryer Alfons Ndoci, i paguar nga persona të fuqishëm me interesa ndërtimi në ishullin grek. Dyshimet janë se për të krijuar kushte për vrasjen e Stathit, fillimisht është urdhëruar vrasja e Alfons Ndocit, me qëllim që ai mos të fliste për urdhëruesit e mundshëm të vrasjes së topografit.

Lidhjet e Ndocit me 'mafien e Mykonos'

Alfons Ndoci dyshohet se ka operuar në Mykonos nën urdhrat e biznesmenit shqiptar Tonin Preka 42 vjec. Mes urdhrave që ka marrë nga Preka, dyshohet se ka qenë edhe rrahja e një biznesmeni, i cili aktualisht dyshohet si urdhërues i vrasjes së topografit. Megjithëse punoi për Prekën, Ndoci u nda prej tij për mosmarrëveshje ekonomike. Në nëntor 2022, Ndoci u kthye në Mykonos dhe rrahu e grabiti Tonin Prekën. Bashkë më shqiptarin Gerald Jaho, 25 vjec, ata i morën Prekës 40 mijë euro. Në janar 2023, teksa ndodhej në një qendër tregëtare në Athinë, Preka ka pikasur dy shqiptarët dhe ka njoftuar policinë se dy personat që e kishin grabitur ndodheshin pikërisht aty. Policia arriti t’i kapë ata pas një ndjekje me makina që shkaktoi edhe përplasje me mjete të parkuara. Policia u gjeti dy shqiptarëve 2 pistoleta “Berreta” dhe “Sig Sauer”, 1 krehër pa fishekë, 17 fishekë, 1 pako marijuanë, 16.207 euro dhe kartmonedha të shteteve të ndryshme. Gjatë verifikimit, rezultoi se Ndoci kërkohej për “grabitje në bashkëpunim” dhe kishte dy dënime me 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”, ndërsa Jaho kërkohej për “grabitje në bashkëpunim”.

Ndoci ishte arratisur nga burgu me atë që mori përsipër vrasjen e tij

Alfons Ndoci rezulton se në vitin 2014, gjatë një grabitje në Elefsina, vrau pronarin e dyqanit për shkak se ai rezistoi. Gjatë kohës që ishte në burg, në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të burgut në Portin e Patras bashkë me tre të burgosur të tjerë, përfshirë Xhuliano Halilin. Madje me këtë të fundit u kap disa ditë më pas nga policia. Ky i fundit është personi që morri përsipër vrasjen e Ndocit në Koridhalo disa ditë më parë. Xhuliano Halili 41 vjec, i njohur si “Niko” rezulton i dënuar për vrasjen e babë e bir, Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec në vitin 2011 në Kalamata. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh. Në janar 2021, Varelas u gjet nga policia greke në një mjet “BMË” me xhama të zinj bashkë me shqiptarin Alket Rizai. Të dy kishin dalë me leje nga burgu.

Alfons Ndoci i penduar? “Zougla”: “Kemi dëshmi të tij”

Sipas medias greke “Zougla”, Alfons Ndoci, para se të vritej, me sa duket nga frika se mund t'i ndodhte diçka e rëndë, ishte kujdesur që të niste tek “Zougla” bisedat e regjistruara mes tij dhe një partneri kontraktor në Mykonos. Media greke pretendon se i ka këto rregjistrime por ende nuk i ka publikuar. E njëjta media hedh dyshime se vrasja e Ndocit është lejuar nga gardianët e burgut pasi nga pamjet e siguruara prej saj del se Xhuliano Halili dhe Etem Hoxha dalin të armatosur me thika nga zyra e kryegardianit Lamropoulo dhe janë lejuar të kalojnë sektorin nga gardiani Kokkinakis i cili u ka hapur portën. Sapo ai e ka mbyllur sërish atë, dy shqiptarët kanë sulmuar Alfons Ndocin.

alfons ndoci burgu i koridhalos laert haxhiu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë