Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europës Juglindore po përballen me një periudhë ngadalësimi.
Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar “Regional Economic Outlook for Europe, October 2025” sinjalizon se pas kulmit të rikuperimit post-pandemik, kërkesa e brendshme po zbehet, investimet po frenohen nga kostot e larta të financimit, ndërsa kërkesa nga tregjet e BE-së mbetet e dobët.
Shqipëria, ashtu si shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndjen efektet e këtij ngadalësimi: FMN ka ulur parashikimin e rritjes së saj për vitin 2025 nga 3.8 % në 3.4 %, duke reflektuar zbehjen e vrullit të sektorëve që udhëhoqën zgjerimin në vitet e fundit. në vitin 2024 rritja ishte 4%.
Sipas FMN-së, rritja në Europën Juglindore jashtë BE-së pritet të zbutet në 2025, pasi efektet e rimëkëmbjes së fortë në turizëm dhe ndërtim po veniten, ndërkohë që kushtet më të shtrënguara të financimit dhe kërkesa më e dobët e jashtme po kufizojnë investimet.
FMN thekson se bumi turistik që nxiti rritjen në 2023-2024 po humbet intensitetin, ndërsa kostoja e jetesës dhe normat e larta të interesit në Europë po ngadalësojnë ardhjet dhe shpenzimet e vizitorëve të huaj.
Në tërësi, grupi i vendeve të Europës Juglindore jashtë BE-së pritet të rritet me rreth 2.8 % në 2025, nga 3.4 % që ishte parashikuar më herët.
Ky është një nga rishikimet më të forta në kontinent, krahas uljeve që FMN ka bërë për Rumaninë, Serbinë, Shqipërinë e Bosnjë Hercegovinën.
Ndërkohë, disa vende të BE-së të Europës Qendrore – si Polonia e Bullgaria – pritet të ruajnë ritme më të qëndrueshme rritjeje, ndërsa Hungaria dhe Moldavia mbeten të ndjeshme ndaj inflacionit dhe politikave fiskale të brishta.
FMN përshkruan rajonin si “zonë me rritje të pabarabartë dhe me vonesë në reformat strukturore”, duke theksuar se ekonomitë e Ballkanit mbështeten ende në konsum dhe remitanca, ndërsa eksportet me vlerë të shtuar dhe investimet produktive mbeten të ulëta.
Përtej 2025-s, FMN parashikon që rritja e Shqipërisë të stabilizohet në 3.5–3.6 % në vitet 2026–2027, në përputhje me mesataren historike të dekadës së fundit.
Sfidat kryesore të evidentuara për vendin dhe për rajonin janë:
-produktiviteti i ulët dhe emigracioni i lartë i fuqisë punëtore;
-vonesat në reformat institucionale dhe administrative;
-varësia e tepruar nga turizmi dhe ndërtimi;
-dhe kapaciteti ende i kufizuar për të tërhequr investime të mëdha prodhuese.
Ashtu si rajoni, Shqipëria është e ekspozuar ndaj tregjeve të Bashkimit Europian, që janë veçanërisht të ndjeshme ndaj presioneve globale. Ngadalësimi i rritjes në BE, tensionet tregtare dhe pasiguritë gjeopolitike po kufizojnë perspektivat e rritjes përmes eksporteve dhe remitancave.
Raporti thekson se një nga pengesat për rritje më të fortë është vonesa në reformimin struktural të institucioneve, tregut të punës, dhe integrimit më të thellë të tregjeve kapitale dhe punës.
FMN nënvizon se për të shmangur ngadalësimin afatgjatë, vendet e Ballkanit duhet të përqendrohen në rritjen e produktivitetit, forcimin e qeverisjes dhe diversifikimin e burimeve të rritjes përtej sektorëve të konsumit dhe ndërtimit.
Në përmbyllje, FMN e formulon mesazhin për rajonin me frazën: “Europa Juglindore duhet të kalojë nga njohja e problemeve në veprim konkret.” Sipas Fondit, kjo kërkon politika fiskale më të disiplinuara, nxitje të investimeve në sektorë eksportues dhe masa për përmirësimin e klimës së biznesit./Monitor
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.6 lekë. Ndë...
Dita e hënë, 20 tetor 2025, pritet të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në territorin e Shqipërisë, me mot...
Detaje të reja janë bërë publike nga Shefi i Shërbimit Zjarrfikës të Maliqit, Sadik Halili, lidhur me ngjarjen tragjike t&e...
Një bari në zonën e Tepelenës është rrëzuar në humnerë ndërsa kulloste tufën e bagëtive. Bariu, ba...
Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë grevën e urisë prej pesë ditësh. Dit&eum...
Në orët e mbrëmjes së të dielës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka mbërrit...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Maliqit, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë banesë...
Shtatë persona janë shoqëruar në Polici gjatë operacionit policor të zhvilluar më 19 tetor në Zveçan dhe Zubin ...
Pak javë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, që tronditi mbarë vendin, një tjetër ngjarje e r&...
Tragjike ishte ngjarja e sotme në Maliq, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, nëna dhe djali vdiqën, ndërsa vajza e f...