Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja me armë zjarri këtë të shtune në zonën e njohur të Mikrolimano, në Athinë, ku një shtetas shqiptar u plagos nga policia gjatë një përpjekjeje për t’u arratisur dhe për të qëlluar efektivët.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është identifikuar si Alesio Xhelo, 41 vjeç, nga Fieri, i njohur në Greqi me nofkën “Titi” dhe më parë si Astrit Hasani. Ai u transportua menjëherë në spitalin “Attikon” në Athinë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Në vendngjarje, policia gjeti tre armë zjarri dhe gjashtë granata që dyshohet se i përkisnin Xhelos.
I njohur ne Greqi si “Titi”, 41-vjeçari rezulton

me precedentë të rëndë penalë. Nuk dihet se si Xhelo ka përfunduar në Greqi, pasi të paktën deri vitin e kaluar ai ndodhej në “Arrest shtëpie” në Fier me mbikëqyrje 24 orë nga FNSH, nën akuzat “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë.
Madje në 30 mars 2025, ai ishte arrestuar pasi kishte kanosur duke sharë, ofenduar dhe kërcënuar punonjësin e policisë të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, i cili ishte në shërbim, në mbikëqyrje të këtij shtetasi.
Xhelo ishte izoluar në banesën e tij në Fier pasi ishte person i shpallur në kërkim në Greqi për akuzat e mësipërme. Ai ishte arratisur nga burgu i Petro Ralli në Greqi në qershor 2019 bashke më dy të burgosur të tjerë, duke arritur të marrë peng një gardian.
Ai ndodhej në burg, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.
Pas arratisjes, ai mbërriti në Shqipëri dhe në tetor 2019 u arrestua në Vlorë me një pistoletë pa leje. Drejtësia greke dërgoi dosjen e tij në Shqipëri, dhe gjykata vendosi ndaj tij masën “Arrest shtëpie” për akuzat që kërkohej në Greqi. Këtë masë ai e kryente në banesën e tij në Fier nën mbikëqyrjen e FNSH.
Gazetarja Shpresa Dine bën me dije se në fotot e fundit të publikuara nga Alesio Xhelo në rrjetin social TikTok, dyshohet se ai, pavarësisht akuzave të rënda, ishte lënë i lirë nga drejtësia shqiptare.
Në një video të postuar më 24 tetor 2025, Xhelo shfaqet duke dalë nga një komisariat policie në Shqipëri dhe përqafon familjarët e tij, ndërsa më pas shihet në ambiente të ndryshme në qytetin e Sarandës.
Sipas gazetares, dyshohet se gjatë muajve të parë të këtij viti, përpara se të kalonte ilegalisht kufirin për në Greqi, ku ishte person i shumëkërkuar nga autoritetet, Xhelo qarkullonte në qytetin e Sarandës, ku dhe qëndronte me qira.
Një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, në...
Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Mikrolimano të Greqisë, ku një 42-vjeç...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 82.9 lekë. Euro do të blihet me 95...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kth...
Një kontroll i befasishëm është zhvilluar këtë të premte në burgun e Peqinit, me urdhër të Drejtorit të P...
Dhoma e Avokatisë Tiranë ka mbyllur procesin e votimit. Pas numërimit të votave, Klodian Skënderaj është zgjedhur kreu i ri i...
Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin Marko Pershqefa, 23 vjeç, banu...
Në vitin 1999, familja Kapllani humbi çdo gjurmë të vajzës së tyre, Olimbi Kapllanit. Ajo u largua me skaf drejt Italis&eu...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Rrilë. Sipas raportimeve në medi...
Drejtori i AKU në Shkodër, Ramir Haderi, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj tij mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Me anë...