Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...

Pas gati dhjetë muajsh bllokimi, Komisioni i Prokurimit Publik ka zhbllokuar procedurën për tenderin “Ndërtimi i Sistemit Informatik të Menaxhimit të Proceseve të Brendshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe institucionet e vartësisë”, me fond limit rreth 3 milionë euro.
Ky tender ishte shpallur në maj 2025, në kulmin e përplasjes mes dy grupeve që përfitonin nga fondet e AKSHI-t.
Në atë kohë, sipas dosjes së SPAK, Ermal Beqiri nën dirigjimin e Ergys Agasit po fitonte njëri pas tjetrit tenderët, ndërsa Gerond Meçe po i bllokonte procedurat duke i ankimuar në KPP.

Përplasja kulmoi në gusht 2025, kur sipas dosjes së SPAK për skandalin e AKSHI-t, Gerond Meçe u mor peng dhe u detyrua të heqë dorë nga ankimimet.
Pas muajsh të tërë në sirtarët e KPP, komisioni vendosi të pranojë pretendimet e kompanisë “Advanced Business Solutions – ABS” dhe të lejojë vijimin e procedurës.
Në vendimin e datës 12 janar 2026, KPP pranoi pjesërisht ankesën e ABS dhe urdhëroi AKSHI-n të bëjë rivlerësim të procedurës, duke kualifikuar këtë kompani sipas konstatimeve të bëra, ndërsa dje ka urdhëruar vijimin e procedurave për shpalljen e fituesit të këtij tenderi.

Ky vendim e vendos kompaninë ABS, me pronar faktik Gerond Meçen, në pozicion të favorshëm për fitimin e këtij tenderi të majmë, në një kohë kur dyshja Agasi-Beqiri, të paktën në dukje, nuk është më në lojë.
Megjithatë, ndikimi i tyre vijon të përmendet përmes tenderëve të tjerë. Së fundmi, një kontratë rreth 1.7 milionë euro për mirëmbajtjen e sistemit financiar të Ministrisë së Financave u fitua nga kompani të lidhura me Gentian Likajn, kunatin e Ermal Beqirit.
Ndërkohë, Gerond Meçe ka rifituar terren në procedurat e AKSHI-t pas një “agjërimi” rreth dyvjeçar, periudhë gjatë së cilës, për arsye ende të paqarta, kishte humbur besimin në këtë rrjet tenderash.
Së fundmi, AKSHI ka shpallur fitues për një tjetër tender bashkimin e operatorëve “DATALOG” dhe “Advanced Business Solutions”, për përmirësimin e sistemit të pagesave të dëmshpërblimeve, me një vlerë rreth 300 mijë euro. Në këtë rast, aksionet e ABS figurojnë në emër të nënës së moshuar të Meçes, të cilës ai i ka kaluar fiktivisht pronësinë.
Në dokumentin për këtë procedurë figuron edhe firma e drejtorit të ri të AKSHI-t, i cili duket se po vijon të njëjtën linjë të mëparshme, pa ndryshime në mënyrën e menaxhimit të tenderëve.
Ndërkohë, hetimet e SPAK për skandalin e AKSHI-t vijojnë, me disa ish-zyrtarë dhe biznesmenë nën masa sigurie, mes tyre Mirlinda Karçanaj, Hava Delibashi, si dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë çështje.
Në tërësi, si grupi Agasi-Beqiri, ashtu edhe ai i Gerond Meçes, rezultojnë të kenë përfituar nga fondet e AKSHI-t në periudha të ndryshme, duke alternuar dominimin në tenderët publikë.
Në fillim ishte Meçe ai që dominonte, më pas me hyrjen e Agasit në lojë përfitoi Beqiri, ndërsa zhvillimet e fundit tregojnë një rikthim të Meçes në krye të këtij cikli./skyweb.al
Kreu i Komunitetit Musliman Shqiptar, Bujrar Spahiu ka uruar besimtarët me rastin e Fiter Bajramit. “Me rastin e Fitër Bajramit ju përcj...
Psikologia Sonila Jaupbashi ngriti alarmin për ndikimin në rritje të ankthit financiar tek qytetarët shqiptarë, duke e cilësuar ...
Një tjetër skandal po del në dritë me tenderin e ndërtimit të portit të ri të Durrësit, në zonën e Port...
Kosova dhe Shqipëria janë cilësuar si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit vjetor të o...
Reshjet e lehta të dëborës kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipëris&e...
Niveli i korrupsionit dhe mungesa e mbështetjes nga miqtë janë dy faktorët kryesorë që i bëjnë shqiptarët më...
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin n&...
Të dhënat e sakta mbi sipërfaqen që po jepet për leje ndërtimit po bëhen të pakapshme pasi INSTAT nuk përfshin n&...
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar në Top Story fitimet e aktivitetit të eskortave në Shqipëri. Ai shpre...
Në vitin 2025 në Shqipëri u importua rreth 740 mijë ton naftë, sipas të dhënave nga Doganat. Importet janë rritur vazh...