AKTUALITET

Grabitën naftë nga anija e ankoruar në Porto Romano, arrestohet punonjësi i policisë, shpallen në kërkim 2 të tjerë. Procedohen penalisht edhe 7 persona të huaj

b.z Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 13:56
Grabitën naftë nga anija e ankoruar në Porto Romano, arrestohet
AMP

DURRËS - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie dhe ka shpallur në kërkim tre persona të tjerë të cilët akuzohen për vjedhje të kryer të bashëpunim.

Sipas AMP në pranga ka rënë inspektori A.M, 21-vjeç pasi ka lejuar një 31-vjeçar dhe një 34-vjeçar të nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.

Inspektori ka lejuar nxjerrjen e naftës në këmbim të një shume monetare prej 10 mijë euro. Gjithashtu AMP njofton se në kuadër të hetimeve janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 persona me kombësi egjiptiane dhe siriane të cilët akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe kontrabandë mallrash.

Njoftimi i AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës finalizuan me sukses operacionin “TURNI”, ku pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë i mundur arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë së Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, Inspektor A. M., 21 vjeç, i dyshuar për "Shpërdorim detyre" dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 31 vjeç dhe D. M. 34 vjeç, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur është bërë për arsye se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 27.01.2025, rreth orës 15:00, ata kanë bërë nxjerrjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga Anija “AYAZANOYBYA” me flamur të Tanzanisë, që ishte ankoruar dhe sekuestruar në Porto Romano, e cila ka qënë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria Durrës.

Nga hetimet e kryera nga AMP dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës ka rezultuar se punonjësi i policisë A. M., ka lejuar kundrejt pagesës prej 10,000 euro, të dhënë nga shtetasi J. K., nxjerrjen e sasisë së naftës të ndodhur në anije, në bashkëpunim me pjesëtarë të ekuipazhit.

Gjithashtu, në bashkëpunim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, duke përfshirë ri-këqyrjen e anijes, këqyrjen e pamjeve filmike në Porto Romano Durrës, marrje deklarimesh dhe marrjen e mostrave për ekspertim në të gjithë zonat e balastarve dhe ka rezultuar se sasia e naftës që ndodhej në këto hapësira në momentin e sekuestrimit (datë 12.01.2025) ishte zëvendësuar me ujë.

Në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, të dyshuar për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, si më poshtë;

1. L. K., 29 vjeç
2. ⁠ F. I., 23 vjeç (shtetas sirian)
3. ⁠A. Sh., 22 vjeç (shtetas sirian)
4. ⁠ S. Sh., 25 vjeç (shtetas sirian)
5. ⁠ H. B., 47 vjeç (shtetas sirian)
6. ⁠S. B., 53 vjeç (shtetas egjyptian)
7. ⁠ë. B., 42 vjeç (shtetas sirian)

Materialet proceduriale do referohen në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për hetime të mëtejshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë