AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë/ Analiza: Premtimet e politikanëve kritikohen nga ekonomistët

M.B. Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 22:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Analiza: Premtimet e politikanëve kritikohen

KOSOVA- Premtimet nga politikanët e Kosovës për gjatë 30 ditë fushate, po shihen me shumë dyshime e kritika nga njohësit e ekonomisë. Sipas ekspertëve, politikat e premtuara janë shpesh jo të realizueshme ose të paqëndrueshme financiarisht. Ekonomistët theksojnë se këto premtime mund të krijojnë iluzione të rreme te populli, duke e shpërqendruar vëmendjen nga sfidat reale ekonomike si borxhi publik, inflacioni dhe jeta më e mirë.

Kritikat më të mëdha janë dhënë për premtimin e rritjes së pagave. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka kritikuar premtimet e fushatave elektorale të politikanëve për rritje të pagave, duke i quajtur ato të parealizueshme dhe humbje kohe. Azemi theksoi se paga minimale në sektorin privat aktualisht është 264 euro e jo 350 euro siç është sipas ligjit.

“Fatkeqësisht merremi me fushata nga paslufta dhe këto më shumë se 80% për ne janë çështje të parealizueshme. Për ne janë si humor. Fushatat janë një detyrim ligjor, por është një humbje kohe, është shpenzim kohe dhe duke nisur nga e kaluara, realizimi i premtimeve është fare i papërmbushur”.

Azemi shtoi se shumë punëtorë në sektorin privat nuk kanë kontrata pune, nuk përfitojnë nga Trusti Pensional dhe sigurimi shëndetësor, dhe se për këtë çështje, asnjë qeveri nuk ka marrë masa të dukshme.

“Paga minimale në sektorin privat sot është 264 euro, Kurti vetëm ka nxjerrë një vendim sa për populizëm, sepse kjo pagë nëse ka nevojë, ne mund të adresojmë në emër secilën kompani që nuk e bën zbatimin e kësaj page. Premtimet elektorale janë fushata, por po i përmend disa, paga minimale në shtetin e Kosovës është 234 euro, jo 350 euro që e ka premtuar në fillim të mandatit. Rreth 30% të punëtorëve të sektorit privat i kemi pa kontrata pune. Rreth 50% prej këtyre punëtorëve nuk kanë fare Trust pensional, punojnë dhe në fund nuk marrin asgjë nga Trusti. Për rreth 70% të punëtorëve të sektorit privat, paga e tyre s’është deklaruar komfort pagës që e merr, 90% të punëtorëve në sektorin privat nuk kanë sigurim shëndetësor”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se cilado parti që krijon Qeverinë, e ka mundësinë t’i realizojë premtimet ndaj bizneseve, nëse do që t’i trajtojë ato me seriozitet. Sipas tij, Kosova nuk e ka luksin për ta pasur borxhin publik në 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kur me ligj mund të shkojë deri në 40% dhe ta shfrytëzojë atë në favor të zhvillimit.

“Vendim i parë i Qeverisë do të duhej të ishte përcaktimi i sektorëve konkurrues të Kosovës dhe të përqendrohet tek ata, t’i mbështesë, t’i subvencionojë, të marrë masa, qoftë administrative, qoftë në kuptimin e politikave fiskale apo të normave të interesit, në mënyrë që bizneset të prodhojnë sa më shumë, të eksportojnë sa më shumë dhe ta zbresin importin që e kemi kaq të lartë”.

Ai numëron tri çështje kryesore që duhet të merren nga qeveria: Reformë në Tatimin e Vlerës së Shtuar, lirimin e më shumë lëndëve të para dhe diplomacinë ekonomike. Rritja e prodhimit, e rrjedhimisht eksportit, pastaj është e garantuar.

“Duke i krijuar kushtet biznesit, ti përveçse e rrit atë biznes që e ke brenda Kosovës, motivon edhe ardhjen e investitorëve të huaj. Ne duhet të kemi parasysh se Kosova nuk mund të zhvillohet e vetme dhe duke u mbyllur. Është urgjente për Kosovën që t’i bashkohet çdo nisme që promovon tregun e hapur të importimit dhe eksportimit të produkteve”.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka thënë se opozita e sotme e ka më shumë përparësi sektorin privat në Kosovë sesa partia në pushtet. Gërxhaliu tha se sektori privat duket se e ka skenuar realitetin e Kosovës, i di brengat e sektorit privat dhe se në premtime janë shumë më të matur.

“Vetë fakti që ka të bëjë më tepër me investime në sektorin privat, vetë fakti që ka mbështetje për prodhime vendore, vetë fakti që janë disa masa që dëshmojnë se e kanë skenuar realitetin kosovar, i dinë brengat e sektorit privat, besoj që në premtime janë shumë më të matur se në të kaluarën. Partitë opozitare kanë evaluuar me kohën, qoftë në aspektin vizual, qoftë në aspektin përmbajtësor, qoftë në aspektin estetik, kanë bërë hapa të përparuar. Më bën përshtypje gjuha dhe kultura e komunikimit që nuk ka ofendime dhe nuk merren asnjëherë me pozitën dhe qeverinë aktuale”.

Më tej, Gërxhaliu kritikoi pushtetin aktual, duke thënë se qasja e tyre ndaj bizneseve nuk i bën nder Kosovës, as në fushatë zgjedhore e as jashtë saj.

“Dhe kur e analizon qasjen e qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet, ata tentojnë ta luajnë rolin edhe të opozitës dhe pozitës, sepse duket që nga ajo, mangësia që s’ka ofendime nga opozita në këtë fushatë, tentojnë ta kenë rolin dual”.

Kanë mbetur edhe pak, deri në përfundim të fushatës elektorale dhe mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë. E në lidhje me këtë proces dhe të ardhmen politike të partive në vend është deklaruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Sipas tij, Vetëvendosje, PDK dhe LDK janë në garë të ngushtë për vendin e parë në këto zgjedhje. Kjo, sipas tij, është bazuar në një studim të kryer nga AKB.

“Tri partitë politike – VV, PDK dhe LDK – janë në garë të ngushtë për vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas një studimi të kryer nga AKB. Këto tri parti janë duke garuar si asnjëherë më parë, duke ofruar programe, premtime dhe synime të ndryshme, por me qëllimin e përbashkët për të fituar sa më shumë mandate dhe për të udhëhequr vendin për katër vitet e ardhshme”.

Ai thotë se cilado parti që të vijë në pushtet do të ballafaqohet me problemet e grumbulluara.

“Tri partitë e mëdha mbeten opsionet kryesore për votuesit, por fituesi i këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë asnjë parti e vetme. Formimi i një qeverie të re është i domosdoshëm dhe do të kërkojë një koalicion. Qeveria e re mund të ketë një mandat të shkurtër kohor dhe në fund mund të ndodhin ngërçe politike, ose mund të krijohet një qeveri me një spektër të gjerë, që do të mund të adresojë shumë probleme të grumbulluara për vite me radhë në aspektet ekonomike, politike dhe diplomatike”./ Monitor

kosova

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve

Dikush ta marrë seriozisht këtë vajzë

E dashura zhvatëse e Kastriotit

Doriseni i 'tmerrshëm' i Vlorës

Pesticidet vrasëse dhe heshtja e institucioneve

Si po na “vret” shteti

SEZONI 7 EPISODI 4

Minorenia shqiptare, dy vite e abuzuar nga njerku italian.

Porta abuzive dhe miqësia e prishur e dy fqinjëve