“E ndoqën me makinën blu dhe i zunë pritë”/ Të tjera dëshmi për vrasjen e Viktor Bardhit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar pak ditë më parë në Mirditë, ku u ekzekutua me ar...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar pak ditë më parë në Mirditë, ku u ekzekutua me ar...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit jan&eu...
Pas sulmit të rreth 200 llogarive në Instagram kryesisht të profileve që kanë mbështetur protestën e “Revolucionit t&eu...
Kur Tiana Krasniqi i dërgoi një email një të burgosuri në qelinë e vdekjes në Teksas, në vitin 2024, dashuria ishte gj&e...
Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë, në dit&eum...
Ajo u arrestua nga Policia e Shtetit menjëherë pasi zbriti nga avioni, pasi ndaj saj ishte lëshuar një urdhër për zbatimin e mas&e...
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak t&...
Mbetjet e avionit fatal F-4 Phantom, i cili u rrëzua në Tanagra gjatë Javës së Fluturimit në Athinë, duke shkaktuar vdekjen e...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka folur për një takim në Aruba dhe një projekt q&eu...
Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi ka rënë në një humnerë në zonën e L&eu...

Një prokuror i Zyrës Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF-it) me qendër në Varshavë të Polonisë, mësohet të ketë mëritur në Shqipëri, duke marrë kontakt me zyrtarë të prokurorisë së Korçës.
Qëllimi i vizitës, së Prokurorit të Bashkimit Evropian, ka qënë lidhur me një dosje penale që bën fjalë për mashtrimin ekonomik të Punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë kryer shërbim policor pranë misionit “Frontex”.
Ky është rasti i dytë që prokurorë të OLAF-it mbërrijnë në Shqipëri për të hetuar abuzimet me fondet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Rasti i parë është precedenti i abuzimit me fondet e BE-së për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural (AZHBR). Ndërsa rasti i dytë për abuzim financiar lidhet me Policinë e Shtetit tek misioni “Frontex”.
Ky mision ndodhet në Shqipëri për monitorimin klandestinëve nga lindja e mesme, të cilët hyjnë në territorin Shqiptar përmes vijës kufitare të gjelbër Greqi-Shqipëri.
Së bashku me policët e huaj të këtij misioni shërbejnë dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët sipas hetimit përzgjidheshin nga ish-drejtori i Kufirit në Policinë e Shtetit, Eduard Merkaj dhe më pas viheshin për një periudhë kohe në shërbim të përbashkët me “Frontex”.
Për orët e shërbimit dhe dietat ushqimore dhe fjetjen e Punonjësve të Policisë së Shtetit në zonat kufitare, paguante “Frontex” përmes shumave financiare që akordoheshin nga Bashkimi Evropian.
Por siç mëson gazetari Elton Qyno, tashmë çështja e pagesave të policëve shqiptarë, ka qenë një mashtrim financiar, ndaj veç prokurorisë së Korçës, një hetim penal ka nisur dhe Zyra Kundër Mashtrimit Ekonomik (OLAF) me qendër në Varshavë të Polonisë.
Një prokuror i kësaj zyre në muajin Nëntor 2025, ka mbërritur në prokurorinë e Korçës dhe ka kërkuar informacion lidhur me ecurinë e hetimeve.
Njëherësh prokurori, ka kërkuar të njihet dhe me aktet hetimore dhe formën e mashtrimit që prokuroria e Korçës ka mundur ta provojë ndaj 20 punonjësve të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të hetimeve të përbashkëta që po kryhen lidhur me këtë çështje, në Korçë dhe Varshavë, tashmë OLAF-i përmes një letërporosie ka tërhequr dosjen shqiptare, me qëllim studimin e saj në Poloni.
Rasti në fjalë tregoi zbulimin e një prej skemave mjaft të sofistikuar të vjedhjes së fondeve të Bashkimit Evropian nga ana e zyrtarëve të Policisë së Shtetit.
Skema shtrihej nga zyrtarët e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit dhe më pas zbatohej në sektorin e shërbimit të efektivave të policisë pranë zonave kufitare.
Qindra e qindra mandate pagesash të falsifikuara nga punonjës policie, kanë çuar në një dëm ekonomik prek gati 2 milion e 700 mijë euro. Sipas dosjes hetimore, punonjës policie janë angazhuar me “Frontex”, të cilët pasi janë akomoduar në hotele janë pajisur edhe me faturat tatimore përkatëse sipas netëve që kanë fjetur.
Njëri nga pronarët e hoteleve,i cili është vënë nën hetim për rastin në fjalë, ka treguar në prokurori se: “…të përhershëm, ka në hotel grupin e antikontrabandës të cilët kryejnë shërbim në PKK Kapshticë, kurse pjesa e punonjësve të policisë që janë të angazhuar me “Frontex” vijnë rrallë…”.
Ai ka deklaruar se nuk e mban mend numrin e saktë të punonjësve të policisë që kanë fjetur në Hotel, por thekson që janë shumë pak.
“…pasi flinin në hotel këta punonjës policie i paraqisnin një fletë e cila quhet “INVOCE” të cilët e merrnin tek “Forntex” dhe ai ja vuloste me vulën e firmës që drejton, kurse nga korriku 2021 e në vazhdim unë po procedoj me programin e fiskalizimit…”-ka treguar pronari i hotelit që tashmë është vënë nën hetim.
Ndërkohë i pyetur nga ana grupit të hetimit, nëse ka patur raste që në këtë hotel të kenë fjetur edhe punonjës të PKK Kapshticë si psh: inspektor Edi Spaho, inspektor Adi Bregu, inspektor Markeljan Murati, Inspektor Gerti Haxhia, Inspektor Endri Duro, Inspektor Mentor Bushi etj, ai shpjegon se:
"…nga emrat që më thoni unë nuk mbaj mend asnjë nga emrat që përmenden më sipër nëse kanë fjetur apo jo në hotelin tim. Në lidhje me këtë më duhet të shikoj praktikat pranë hotelit, por me siguri të plotë them që Edi Spaho, nuk ka fjetur në hotelin tim…“.
Po ashtu i pyetur si person nën hetim pronari i hotelit, ka deklaruar se punonjësit e PKK Kapshticë, Inspektor Edi Spaho, Inspektor Adi Bregu, Inspektor Markeljan Murati, Inspektor Gerti Haxhia, Inspektor Endri Duro, Inspektor Mentor Bushi, Denjon Myteberi etj nuk kanë fjetur në hotelin e tij.
Ndër të tjera hetimi i kësaj dosje, ka zbuluar se punonjës policie në Gjirokastër, kanë arritur të marrin fatura në subjekte ndërtimi, duke i servirur ato si fatura shpenzimi në hoteleri dhe restorante ushqimi.
Pas mbledhjes së faturave me çmime shërbimi mjaft të kripura ato dorëzoheshin në Zyrën e Financave, ku më pas bëhej pagesa.
Rasti në fjalë vijon të jetë ende hetim, por pritet që në ditët në vijim prokuroria e Korçës të mbyllë hetimet, duke dërguar në gjykatë mbi 20 punonjës policie që kanë abuzuar me detyrën e tyre duke sjellë një dëm prej gati 3 milion euro.
Gjithashtu nga hetimet ka rezultuar e provuar se nga punonjësit e policisë në nivelin drejtues, në shpërdorim të detyrës, janë nxjerrë një numër i konsiderueshëm urdhëra transferimi fiktivë në Stacione të ndryshme të Policisë Kufitare, në juridiksionin e DVKM Korçë, me qëllim favorizimin e punonjësve të Policisë në përfitime të paligjshme.
Ndërsa nga Sektori i Financës në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit, në tejkalim të kompetencave ligjore dhe në shpërdorim të detyrës, bazuar në dokumentacionet fiktive të paraqitura nga punonjësit e policisë, janë lëvruar shuma në euro, të cilat përfshinin shpenzime akomodimi, fjetje, apo dieta të ndryshme.
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla dënohet me burg edhe nga Apeli i GJKKO-së, teksa është lëshuar dhe urdhër-a...
Skandali në Baks-Rrjollë ka nxjerrë në pah abuzime të rënda ligjore dhe një proces të përshpejtuar zhvillimi n&eu...
Kamerieri i një lokali pranë shatërvanit në Kalithea të Greqisë, ku një vajzë pak më shumë se 2 vjeça...
Partia Demokratike ka vendosur në dijeni Policinë e Tiranës për zhvillimin e protestës së e cila pritet të zhvillohet dit&e...
Treni i shumëpremtuar Tiranë-Durrës duket ende një ëndërr e madhe, teksa punimet vetëm shtyhen vit pas viti dhe askush nuk ...
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi, pasi dyshohet se ka sulmuar një berber dhe i ka d&...
Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në një lagje të Vlorës ditën e djeshme. Sipas informacioneve, konflikti ka shpërt...
Pensionistët në qytetin e Kucovës ndihen të braktisur nga shteti. Ata pohojnë se pensioni mujor nuk u del as për ushqime, e jo m...
Funksioni i programit SelfCare, që menaxhohet përmes E-Albania është kthyer në një makth që nuk po mbaron për bizneset...
Një vit nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sot Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organ...