AKTUALITET

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të Juliand Halilit, punonte nën urdhrat e famëkeqit grek, Vasilis Varelas

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 18:09

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt/ Zbulohen krimet ndër vite të

44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm, që ka vepruar brenda dhe jashtë burgjeve. Ai është akuzuar për të paktën 4 vrasje, 1 tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit të ndodhur brenda burgut “Koridhalos”.

Halili, ka vepruar të paktën dy herë nën urdhrat e kriminelit famëkeq grek, Vasilis Varelas. Ky i fundit, një dublant i filmave të aktorit të Hollywood, Chuck Norris në vitet ‘80, akuzohet për disa krime të rënda në Greqi, përfshirë trafikun e drogës. Si fillim ai e shtyu Halilin të vriste, ish-burrin e gruas së tij. Në 6 mars 2009, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelas. Ngjarja ndodhi në Nea Filadelfia, por viktima pas disa operacioneve arriti t’i shpëtojë vdekjes. Në 5 gusht 2009, ndaj viktimës u organizua një atentat tjetër në Igumenicë, por autorit, i cili e shënjestroi në kokë, i’u bllokua arma.

Teksa u akuzua për këtë krim, Halili u hetua edhe për vrasjen e datës 11 nëntor 2008 në Mikromani të Kalamatës, ku u ekzekutua punonjësi i një diskoje, 29-vjecari Sotiri Psikopaida. Ai u qëllua katër herë me armë zjarri, një prej të cilave në kokë. Në 29 nëntor 2011, përsëri nën urdhrat e Vasili Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjecarin Fillim Mesaja dhe të birin e tij Oligert Mesaja, vetëm 2 vjeç e gjysmë, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit.

Ngjarja ndodhi pranë lumit Pamiso në Mesinia. Halili qëlloi me çifte në kokë Fillimin ndërsa therri më pas Oligertin. Shkak ishte larja e hesapeve të Varelas me Mesajën. Në vitin 2018 është arratisur nga Porti i Pireut teksa po transportohej drejt burgut. Bashkë me të u arratis edhe i dënuari Alfons Ndoci, por të dy u kapën shpejt nga policia.

Në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, Xhuliano Halili vrau të burgosurin 35-vjecar Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjecarin Altin Vokrri. Vrasja e Ndocit, dyshohet se ishte porositur me pagesë nga jashtë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?