Rama sulmon sërish protestuesit: Pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe duar të huaja
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, pë...
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Ermalinda Ramën, e akuzuar për vrasjen e babait të saj, Anesti ...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Dhoma e Avokatisë Sarandë ka reaguar me kritika të forta ndaj publikimit nga kryeministri Edi Rama të fotografive të personave protes...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...

Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”, për të cilat tha se po vijojnë hetimet intensive.
Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se personat e ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit, kanë, sipas tij, si qëllim destabilizimin e vendit dhe devijimin e rrugës së Shqipërisë, duke e kthyer atë pas në të shkuarën.
Rama theksoi se problemet e shoqërisë, të familjeve, studentëve dhe të rinjve janë legjitime dhe kërkojnë zgjidhje, por sipas tij, dhuna nuk mund të justifikohet.
Sipas kreut të qeverisë, ajo që ai e cilësoi si “terror urban” nuk është shkaktuar nga mijëra qytetarë, por nga një grup personash të radikalizuar.
“Janë ndaluar dhe proceduar nga Policia e Shtetit. Një listë domethënëse përfaqësuese e një komponenti të dhunshëm të protestës, që është integruar në këtë masë të larmishme personash me një qëllim shumë të qartë, destabilizimi i vendit dhe devijimi i rrugës sonë, duke na kthyer mbrapsht në të shkuarën.
Natyrisht që pas atyre personave qëndrojnë krimi i organizuar, si dhe duar të huaja, për të cilat vazhdojmë të hetojmë intensivisht.
Por ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte reagimi i ekraneve të korporatave ndaj një liste që, minimalisht, duhet t’i bënte të gjithë të reflektonin për mosdistancimin nga dhuna dhe relativizimin e mëtejshëm të saj, në emër të studentëve, rinisë, që është, sipas këtyre ekraneve dhe sidomos sipas VIP-ave të mbrëmjeve, një moment transformues për Shqipërinë.
Në fakt, nuk ka asnjë moment transformues, përveçse një sfide të hapur me probleme që kërkojnë adresim. Probleme të shoqërisë, të familjeve të zakonshme, të studentëve, të rinisë, të gjitha legjitime, dhe dhunës. Gjuha e gurit, hurit, zjarrit, urrejtjes, ofendimeve, kërcënimeve, nuk mund të fitojë një status qytetarie nëse nuk duan një të nesërme të sigurt për këtë vend. Jemi duke punuar intensivisht, me orë të zgjatura, për të adresuar të dyja anët e kësaj proteste.
Dua të bëj të qartë se jemi shumë të vëmendshëm dhe jam shumë i vëmendshëm personalisht në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumë mendje të simpatizojnë një protestë dhe të ndiejnë nevojën për të protestuar, pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna, për sa kohë që ai terror urban nuk u shkaktua nga mijëra qytetarë, por nga një masë e larmishme njerëzish, të radikalizuar ideologjikisht, ANTIFA, të radikalizuar fetarisht.”- tha Rama.
12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dërguar disa pyet...
Si zakonisht këto ditë, Edi Rama u nis për të vendosur përpara kryeministrisë një tavolinë me disa ulëse ku b&eum...
Media greke “Protothema” i ka kushtuar vëmendje zhvillimeve në Shqipëri, duke u ndalur te kallëzimin penal të paraqitur n...
I ftuar në Syri Tv me gazetarin Flavio Qarri, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar protestën që...
Për rreth dy javë, studentët në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, kanë demonstruar çdo ditë kundër qe...
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij për dialog me protestuesit, duke zgjedhur një formë simbolike për të p&e...
Përveç krimit të organizuar dhe “duarve të huaja”, Edi Rama ka përfshirë edhe lëvizjen Antifa si pjesë t&e...
Analisti Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, deklaroi se kryeministri Edi Rama ndodhet në momentin më t&...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...
NGA POLITICO.EU/ Evropa është e zemëruar. Qiratë po rriten ndjeshëm. Çmimet e energjisë po shtrenjtohen, duke rënduar ...