AKTUALITET

“I forti” i Niklës ka frikë?! Durim Bami me shkresë urgjente Burgjeve

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Shkurt 2026, 16:37
“I forti” i Niklës ka frikë?! Durim Bami me shkresë

I ekstraduar një ditë më parë nga Dubai drejt Shqipërisë, Durim Bami, i njohur si “i forti i Niklës”, ka kërkuar transferimin e menjëhershëm nga burgu “313” në një tjetër burg, me arsyetimin se ndodhet në rrezik për jetën.

Menjëherë pas akomodimit në IEVP 313, përmes avokatit të tij, Bami i është drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me një kërkesë zyrtare për transferim në një tjetër institucion paraburgimi.

Në kërkesë argumentohet se në ambientet e paraburgimit aktual ndodhen persona që ai i konsideron kundërshtarë, çka sipas tij përbën “rrezik real, serioz dhe aktual për jetën dhe integritetin fizik”. Mbrojtja thekson se administrata penitenciare ka detyrimin ligjor të garantojë sigurinë e çdo personi të privuar nga liria.

Sipas burimeve, Bami ka kërkuar transferimin në burgun e Fushë-Krujës, duke pretenduar se prania e kundërshtarëve të tij në të njëjtin institucion e vendos në kushte pasigurie.

Bami mbërriti në vendin tonë pas një operacioni ndërkombëtar, duke u nisur fillimisht nga Dubai drejt Stambollit dhe më pas drejt Shqipërisë. Shoqërimi i tij nga aeroporti i Rinasit drejt IEVP 313 u krye nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nën masa të rrepta sigurie.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë operacionit të koduar “Revansh”.

Mbi Bamin rëndojnë disa akuza të rënda penale, përfshirë: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;  “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve të SPAK, emri i tij ka dalë në komunikimet e zbërthyera të aplikacioneve SKY dhe EncroChat. Nga bisedat e administruara si prova, rezulton se ai dyshohet të ketë krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka, si dhe të shtetasve Hektor Xheçuka dhe Erigers Mihasi.

Ndërkohë, pritet që ditën e nesërme Durim Bami të dalë përpara Gjykatës së Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, pas ekstradimit të tij në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?