Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...

Sizmologu Edmond Dushi gjatë një interviste për Piranjat News shpjegoi se tërmeti me magnitudë 4.2 me epiqendër mes Lushnjes dhe Elbasanit konsiderohet një zonë aktive.
“Ka patur pak pasgoditje pasuese gjatë 24 orëve, normale për një tërmet me magnitudë 4.2 shkalla Rihter, 4-5 ballë në epiqendër. Valët e regjistruara tregojnë pikërisht për një tërmet të qartë tektonik, me vlera primare dhe sekondare të ndara qartë, me vake sekondare me amplitudë të lartë që reflekton energjinë e çliruar. Valët reflektojnë edhe thellësinë e tërmetit, rreth 18 km, që mund të konsiderohet si tërmet i shkaktuar në koren e sipërme, relativisht i ceket”, shpjegon Edmond Dushi.
Sipas tij, zonat që kanë më tepër potencial për të gjeneruar tërmete në territorin shqiptar, duke përfshirë edhe zonën e përmendur më sipër, janë Adriatiko-Jonike, përgjatë kontaktit të madh të mbihipjes kontinentale, dhe Peshkopi-Korçë. Këto janë tri brezat e fuqishëm dhe historik tërmetor.
Ndërkohë, nga zonimi i këtyre brezave janë përcaktuar rajone më të vegjël me karakteristika përfaqësuese tektonike e sizmike, që janë konsideruar si zona zimogjenë, si Lezhë-Ulqin, Adriatike, Jonike, Elbasan-Dibër, Korçë Ohër, Kukës-Tropojë.
Intervista e plotë:
A është Belshi, Elbasani dhe Lushnja në zonën e rrezikut të pllakave tektonike? A është vatër aktive?
Elbasani, Belshi, ndodhen në zonën aktive, tërthore, të karakterizuar nga thyerje të tipit normal, dhe shtytës (lëvizje horizontale), të kombinuara, duke qenë në zonën e tranzicionit tektonik nga perëndimi, në shkurtim, në lindje, nën zgjerim.
Kjo zonë është emërtuar Vlore-Lushnje-Elbasan-Dibër, sipas njësive administrative që përshkon. Është tregues i tektonikes komplekse dhe aktive në territorin shqiptar dhe rezultat i mbihipjes së pllakës së Eurazisë, ku bën pjesë Shqipëria, mbi mikropllakën e Adrias, në kushtet e një përplasje ballore. Pra, përgjigja shkurt është Po!
Cilat Janë zonat që kanë më tepër rrezik për tërmete në vendin tonë? A kemi ndryshime?
Zonat që kanë më tepër potencial për të gjeneruar tërmete në territorin shqiptar, duke përfshirë edhe zonën e përmendur më sipër, janë Adriatiko-Jonike, përgjatë kontaktit të madh të mbihipjes kontinentale, dhe Peshkopi-Korçë. Këto janë tri brezat e fuqishëm dhe historik tërmetor.
Ndërkohë, nga zonimi i këtyre brezave janë përcaktuar rajone më të vegjël me karakteristika përfaqësuese tektonike e sizmike, që janë konsideruar si zona zimogjenë, si Lezhë-Ulqin, Adriatike, Jonike, Elbasan-Dibër, Korçë Ohër, Kukës-Tropojë. Këto zona përkojnë edhe me përhapjen dhe shtrirjen e thyerjeve tektonike aktive në territorin shqiptar, si zona të dobësuara që përqendrojnë dhe çlirojnë deformimet tektonike nga lëvizja e pllakave të mëdha.
Si kanë qenë lëvizjet sizmike gjatë 24 orëve? Çfarë tregon për nga vala ky termet që kaluam?
Ka patur pak pasgoditje pasuese gjatë 24 orëve, normale për një tërmet me magnitudë 4.2 shkalla Rihter, 4-5 ballë në epiqendër. Valët e regjistruara tregojnë pikërisht për një tërmet të qartë tektonik, me vlera primare dhe sekondare të ndara qartë, me vake sekondare me amplitudë të lartë që reflekton energjinë e çliruar.
Valët reflektojnë edhe thellësinë e tërmetit, rreth 18 km, që mund të konsiderohet si tërmet i shkaktuar në koren e sipërme, relativisht i ceket. Nga valët është përcaktuar një gjeometri e burimit e tipit të lëvizjes vertikale, nën një fushë ngjeshëse (thrust-oblike).
Në bazë të studimit, a kemi akumulim të energjisë, si kanë dalë studimet?
Tërmetet përfaqësojnë në këtë rast çlirimin e energjisë së akumuluar përgjatë kësaj zone. Kjo energji është ndikuar edhe nga aktiviteti diapirik në zonën e Belshit (Dumresë), që ndikon në çlirimin e shpeshtë të energjisë sizmike, duke përcaktuar edhe natyrën e moderuar të kësaj energjie.
Çfarë duhet të kemi parasysh gjatë një tërmeti?
Gjatë një tërmeti, mënyra se si duhet të reagojmë, varet shumë nga vendndodhja jonë, rrethanat dhe mjedisi rrethues, prania e strukturave, orendive, sendeve, etj., me potencial për të shkaktuar dëmtim në rast çekuilibrimi, koha e ndodhjes së tërmetit, lartësia e objektit ku ndodhemi, mundësia e aksesit të drejtpërdrejt ose jo të hapësirave të jashtme, aspektet dhe rrethanat subjektive, etj. Por disa pika mund të jene:
a. Ruajmë qetësinë
b. Strehohemi poshtë orendive të forta ose elementeve të fortë strukturor të shtëpisë, si trarët, hapësirat e kafazit të armuar të shkallës.
c. Duhet të kemi parasysh se nga lëvizja ciklike, objekti mund të pësojë dëmtime mbetëse ose deformim, dhe për rrjedhoje dyert apo dritaret mund të mos hapen. Prandaj, nëse është e mundur menjëherë hapet dera kryesore e aksesit në ambientet e brendshme.
c. Goditja zgjat disa sekonda dhe menjëherë pas saj mund të vazhdojnë pasgoditjet të cilat mund të jenë edhe të forta mjaftueshëm për të shkaktuar dëmtime të mëtejshme, sidomos në rast se objekti ka pasur më parë dëmtim nga goditja kryesore. Për këtë arsye në rastin më të parë, duke ruajtur qetësinë, duke fikur mundësisht energjinë apo gazin, duhet të largohemi nga objekti.
d. Duhet bërë kujdes gjatë largimit të evitohet ashensori apo lëvizja pranë parapetit të shkallëve.
e. Duhet të grumbullohemi në vende të hapura, larg objekteve, mundësisht në vendgrumbullime të përcaktuara më parë si të tilla.
/Piranjat News
Në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka dëshmuar Leo...
Në emisionin me “Zemër të Hapur”u trajtua historia e dhunës mes një ish-çifti. Sipas deklarimit të gruas...
Ka patur sërish përplasje mes banorëve të Rrjollit dhe policisë, në kantierin e ndërtimit ku po ndërtohet një res...
Teksa juglindja është izoluar si pasojë e shembjes së aksit nacional Librazhd-Pogradec, me sa duket shembjet e rrugëve nuk janë ...
Efektivi i policisë së Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar një ditë më parë në pikën kufi...
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 93-vjeçarin e përfshire ne ngjarjen e ndod...
Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrë...
Seanca gjyqsore për procesin e veçuar ndaj Bledar Polovinës dhe Amar Shkëmbit, të përfshirë në atenta...
Një operacion i befasishëm është zhvilluar në burgun e Burgun e Domokos nga oficerët e Drejtorisë greke për Luftimin e...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e sigurua...