Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë sot dritën jeshile për vijimin e procedurës së miratimit të IBAR-it për Shqipërinë.
Pas këtij zhvillimi, dosja pritet të kalojë në COREPER II, Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, ku do të bëhet edhe sanksionimi formal i mbajtjes së Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Po çfarë e mbajti peng deri më tani raportin e rëndësishëm për negociatat e Shqipërisë me BE?
Sipas dokumenteve të publikuara nga gazetari Osman Stafa, thuhet se raporti i IBAR për Shqipërinë u bllokua për shkak të shqetësimeve të forta të disa vendeve të BE-së për mënyrën si po funksionon shteti shqiptar, drejtësia, lufta kundër korrupsionit dhe raporti i politikës me SPAK-un.
Versioni i parë i raportit, i hartuar në shkurt 2026, kishte një gjuhë më të butë dhe fliste për “progres” të Shqipërisë. Por në maj 2026, pas negociatave mes vendeve anëtare, teksti u ashpërsua ndjeshëm.
Për herë të parë, Bashkimi Europian përmend drejtpërdrejt SPAK-un dhe shpreh shqetësim për “përpjekje të shtuara dhe shqetësuese” nga politikanë dhe zyrtarë, “përfshirë nivele të larta”, për të ushtruar ndikim të padrejtë mbi institucionet e drejtësisë.
Një tjetër pikë e fortë lidhet me Parlamentin dhe imunitetin e zyrtarëve të lartë. Raporti shton si kusht respektimin e standardeve europiane për heqjen e imunitetit dhe përmend vendimet e Komisionit të Venecias. Po ashtu, Bashkimi Europian shpreh keqardhje për disa vendime të mëparshme të Parlamentit lidhur me hetimet ndaj zyrtarëve dhe deputetëve. Kjo çështje i referohet çështjes së ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ndaj së cilës Spak kërkoi heqjen e imunitetit, por që socialistët e rrëzuan me votë duke e mbrojtur atë.
Në raport është ashpërsuar edhe gjuha për korrupsionin. Në draftin e shkurtit, korrupsioni konsiderohej “shqetësim serioz”. Në versionin e majit, ai quhet “shqetësim vendimtar”, një nga formulimet më të rënda që përdor zakonisht diplomacia europiane.
Për herë të parë, dokumenti përmend edhe “rrjetet e patronazhit”, duke kërkuar masa kundër keqpërdorimit të shtetit dhe burimeve publike për qëllime politike.
Raporti ngre shqetësime edhe për:
sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme;
mungesën e transparencës te ndërmarrjet shtetërore;
problemet me pronat në bregdet;
shpronësimet pa kompensim të drejtë;
rotacionet dhe integritetin në polici.
Në dokument thuhet gjithashtu se Shqipëria duhet të trajtojë “çrregullimet në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit”.
Ndryshimet tregojnë se disa vende të Bashkimit Europian kanë kërkuar kushte më të forta dhe më konkrete për Shqipërinë përpara avancimit të mëtejshëm të negociatave. Raporti i majit konsiderohet dukshëm më kritik ndaj qeverisë shqiptare sesa drafti fillestar i shkurtit.
Ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në...
Dy persona të maskuar janë futur për të vjedhur në një tabakino në aksin rrugor, Elbasan-Metalurgjik. Mësohet se kan&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tropoj&eu...
Policia e Vlorës ka ndarë detaje nga operacioni i ditës së sotme për pengmarrjen e një të riu pas konflikteve për borx...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme ku është pyetur ...
Qeveria ka gjetur një rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit pa iu nën...
“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për shtetasin Prel Gjoni, pronar i market “...
Policia ka arrestuar autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit në qytetin e Pogradecit. Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë n...
Zjarri në tregun e fruta-perimeve të Lushnjës nuk ka qenë aksidental por i qëllimshëm. Policia vendore njoftoi sot se ka zbardhur...
Ditën e sotme është paraqitur në SPAK, Klotilda Bushka. Siç shihet nga pamjet ish-deputetja Bushka i drejtohet ambienteve të S...