AKTUALITET

'IKMT shemb banesat pranë 'Urës së Dajlanit', aktivisti: Na nxorën në rrugë pa respektuar afatin ligjor

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 09:37

'IKMT shemb banesat pranë 'Urës së Dajlanit',

Rreth 20 familje, përfshirë anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian, kanë mbetur pa strehë në zonën e 'Urës së Dajlanit' në Durrës, pasi banesat e tyre u shembën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Shkaku zyrtar i prishjeve është rehabilitimi i një kanali kullues, i cili më parë kishte shkaktuar përmbytje në qytet.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për 'Kafe Shqeto',  Ismail Jakupi,  Drejtor i Shoqatës USHTEN për mbrojtjen e romëve dhe egjiptianëve i cili ndjek çështjen nga afër, tha se banorët ishin njoftuar me një procesverbal në datën 21 të muajit, i cili u jepte një afat prej 10 ditësh për t'u larguar.

Në mënyrë të pashpjegueshme, fadromat e IKMT-së nisën punën në datën 27 ose 28, duke mos respektuar afatin ligjor dhe duke i zënë banorët në befasi.

Situata komplikohet më tej nga fakti se banorët kishin ngritur një padi në gjykatë kundër vendimit të prishjes, dhe seanca për shqyrtimin e çështjes ishte planifikuar pikërisht ditën kur u krye raportimi.

Autoritetet nuk pritën vendimin e gjykatës, duke vazhduar me shembjen e ndërtesave.

Aktivisti thekson se ky veprim bie ndesh me ligjin e vitit 2017 për strehimin, i cili përcakton qartë se asnjë familje nuk mund të nxirret nga banesa pa i siguruar më parë një strehim alternativ nga institucionet lokale, në këtë rast Bashkia Durrës.

Shumë nga këto familje jetonin në këtë zonë prej dekadash, që nga vitet 1996-1997, dhe kishin aplikuar disa herë për legalizimin e banesave të tyre, që prej vitit 2002, por pa marrë ende një zgjidhje.

Çfarë deklaroi Ismail Jakupi,  Drejtor i Shoqatës USHTEN në 'Kafe Shqeto'

"Ne jemi këtu në zonën në Durrës, në Urën e Dalanit, ku për shkak të rehabilitimit të kanalit kullues, i cili krijoi sipas institucioneve përkatëse, krijoi përmbytje në qytetin e Durrësit, u vendos që do bëhet një rehabilitim dhe duke bërë për pjesën e kësaj gjëje u detyrua që të prisheshin disa banesa.

Këtu deri tani domethënë, më saktë, janë prishur pothuajse të gjitha banesat, siç mund të shikohet dhe nga fotot ose faktet që janë këtu.

 Në këtë zonë domethënë kanë qenë diku 20 banesa, ku në këto banesa jetojnë anëtarë të komunitetit Rom dhe Egjiptian, si dhe mazhorancë domethënë, janë të përzier.

 Pardje kur janë prishur banesat kemi pasur konflikte me institucionet e IKMT-së, sepse normalisht nuk i kanë prishur banesat brenda rregullit të caktuar domethënë, sepse ata në datën 21 kanë sjellur një proces verbal që duhet të largoheshin nga shtëpiat dhe brenda proces verbalit kishte një afat 10 ditor, i cili thonte që për 10 ditë duhet të lirojmë shtëpinë.

Ata e kanë sjellë në datë 21 dhe në datën 27, 28, një diçka e tillë domethënë, janë prishur shtëpiat. Ndërkohë banorët kishin ngritur një padi domethënë në gjykatë. Sot ishte data e gjyqit për të parë vendimin.

Ata nuk e përmbushën këtë afatin e tyre kohor. Ndërkohë gjithashtu dhe prapë në bazë të ligjit të strehimit në vitin 2017, ëh, institucioni lokal, si në këtë rast bashkia, nuk duhet të lejonte domethënë t'u prishnin banesat pa siguruar një mënyrë se ku do të strehoheshin këto banorë. Mbas janë prishur shpiat domethënë, kemi bërë protestë në bashki, jemi munduar se si mund t'i mbështesim.

Për momentin kemi, është gjendur një zgjidhje minimale mund të themi, sepse familjet, të paktën këto të komunitetit Rom dhe Egjiptian, janë strehuar te Kavalishencat. Nuk e dimë se kur, deri kur do jenë aty, por të paktën na është thënë që mbase për një javë mund të rrinë aty.

Ne dhe sot për shembull jemi mbledhur prapë të gjithë po për të bërë dokumentacionet gati, sepse bashkia na ka thënë që do t'i mbështesim me bonus qiraje.

Ligji i strehimit, në 2017-ën, që e ka miratuar vetë qeveria, e ka të përcaktuar që do të thotë, ti nuk mund të prishesh banesat e familjarëve, të çfarëdo lloj kategorie, derisa institucioni lokal, që në këtë rast i bie bashkia, të sigurojë një jetesë se ku ata do të ikin, sepse këta shtëpiat nuk është se i kanë ndërtuar dje.

Këta i kanë ndërtuar të paktën, siç thonë dhe banorët, që në '97-ën, '96-ën, '97-ën. Në 2002-shin këta kanë bërë një procesin e vetë-legalizimit.

Mbas 2002-shit kanë bërë përsëri dokumentat në 2007-ën. Dhe ndërkohë përgjigja ju ka ardhur në 2026-ën që nuk do kualifikohen. Domethënë mbas 20 e ca viteve domethënë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë