
Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por u rrit gradualisht në vitet pasuese deri në vitin 2015, kur arriti nivelin prej 27 lekësh për litër, që mbetet i pandryshuar edhe sot.
Ideja që përdoruesit e rrugëve të kontribuojnë për infrastrukturën nuk ishte e re. Ajo ishte diskutuar që në kohën e projektit të Rrugës së Kombit, kur u argumentua se një pjesë e kostos së ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve duhet të mbulohej nga vetë përdoruesit e tyre.
Më vonë, kjo filozofi u institucionalizua në formën e taksës së qarkullimit mbi karburantin, që sot paguhet nga çdo konsumator sa herë furnizon automjetin. Qëllimi zyrtar ishte i qartë: përdoruesit e rrugëve të kontribuonin për financimin kryesisht të mirëmbajtjes së infrastrukturës rrugore.
Taksa mblidhet për çdo litër benzine apo nafte të shitur dhe konsiderohet një tarifë për përdorimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor.
Në praktikë, ajo është bërë një nga komponentët kryesorë të barrës fiskale mbi karburantin, së bashku me akcizën dhe TVSH-në. Me rritjen e konsumit të karburantit ndër vite, janë rritur edhe të ardhurat që buxheti mbledh nga kjo taksë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në vitin 2025 u arkëtuan rreth 220 milionë euro nga taksa e qarkullimit.
Këtu nis paradoksi. Nuk ka pothuajse asnjë transparencë se si përdoren këto fonde. Në teori, ato duhet të shkojnë për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor. Në praktikë, nëse rrugët do të kishin gojë të ankoheshin, shumë prej tyre do të tregonin një histori krejt tjetër.
Autostrada Tiranë – Durrës, nyja kryesore që lidh qendrën ekonomike të vendit, prej vitesh është e mbushur me gropa dhe arnimet e asfaltit zgjasin vetëm pak kohë. Edhe në rrugë të tjera të rëndësishme, riparimet bëhen shpesh përpara se investimet të kenë përfunduar plotësisht.
Rruga e Kombit është një tjetër shembull i kësaj ironie fiskale. Riparimin dhe mirëmbajtjen e saj përdoruesit e paguajnë vetë përmes tarifës së kalimit, e cila vazhdon të llogaritet me kursin e vjetër prej 138 lekësh për një euro, kur sot monedha europiane këmbehet rreth 96 lekë.
Taksat e larta janë një nga arsyet pse karburanti në Shqipëri rezulton ndër më të shtrenjtët në rajon kur matet në raport me të ardhurat. Në terma nominalë, nafta mund të kushtojë 15-30% më lirë se në disa vende të tjera të rajonit. Por kur çmimi krahasohet me fuqinë blerëse, situata përmbyset: për qytetarët shqiptarë, karburanti rezulton deri në dy herë më i shtrenjtë.
Kjo nuk është e vetmja arsye. Një tjetër problem i vazhdueshëm është reagimi shumë i shpejtë i çmimeve kur nafta shtrenjtohet në bursat ndërkombëtare dhe ulja shumë më e ngadaltë kur çmimet bien.
Sjellja është reflektuar edhe në ecurinë e normave të fitimit të tregtuesve kryesorë të karburanteve në vend, të cilat rriten kur cikli i çmimeve është në rënie.
Tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme po ndikojnë sërish në tregjet globale të energjisë. Historia ka treguar se krizat e naftës të lidhura me konflikte gjeopolitike zakonisht zgjasin më shumë sesa pritet dhe luhatjet e çmimeve mund të jenë të forta dhe të paparashikueshme.
Në një situatë të tillë, çdo rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare përkthehet shumë shpejt në rritje të çmimit në pompë edhe për konsumatorët shqiptarë, siç ndodhi ditët e fundit, kur nafta për pak ditë u rrit nga 175 në 200 lekë për litër.
Përballë kësaj situate, reagimi më i zakonshëm i qeverive ka qenë ndërhyrja administrative në treg. Në Shqipëri, kjo u provua me krijimin e Bordit të Transparencës, një mekanizëm që në teori duhej të stabilizonte çmimet, por që në praktikë krijoi shumë pikëpyetje për mënyrën se si funksiononte tregu.
Në vend që të rikrijohen struktura të reja administrative si një lloj “Bordi 2” që fillimisht mund të ulë çmimet dhe më pas të bëhet pjesë e problemit (kartelit), masa më e thjeshtë dhe më e drejtpërdrejtë do të ishte ulja e barrës fiskale mbi karburantin.
Nëse një taksë u vendos për të financuar rrugët dhe sot nuk ka transparencë për përdorimin e saj, atëherë pyetja është e thjeshtë: pse duhet të vazhdojë të paguhet në të njëjtin nivel? Në një kohë kur çmimet e energjisë janë të paqëndrueshme dhe fuqia blerëse e qytetarëve mbetet e ulët, lehtësimi i taksave mbi karburantin do të ishte mënyra më e drejtpërdrejtë për të ulur koston që paguajnë familjet dhe bizneset.
Në fund të fundit, nëse qeveria nuk mund të ulë çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, të paktën mund të ulë taksat mbi të!/Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
14 Mars19:36
DETAJE/ Sherr me ish-gruan, i riu kërcënon atë dhe familjarët, qëllon dhe me armë
Sarandë, të shtëna me armë zjarri në hyrje të qytetit.
Mësohet se është qëlluar 4-5 herë me armë ...
AKTUALITET
14 Mars19:13
Krisma armësh, autori me ‘Audi Q7’ ikën drejt Borshit
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në hyrje të qytetit të Sarandës, ku një person është kanosur me...
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
14 Mars19:06
VIDEO/ “Qumështin po e hedhim në kanal”, fermerët: Jemi duke falimentuar
Prej njëmbëdhjetë ditësh, blegtorët në njësinë administrative Levan të Fierit, po përballet me një situ...
AKTUALITET
14 Mars18:41
‘Rrugët nuk po i shemb shiu, por punimet e dobëta’, Hoxhaj: Aksi Librazhd–Qafë Thanë, skenë krimi!
Një valë shembjesh dhe dëmtimesh serioze në akset e reja rrugore anembanë Shqipërisë ka vënë përballë n...
AKTUALITET
14 Mars16:29
Ministria publikon sukseset e IVF, pacientja denoncon trajtimin skandaloz në maternitetin “Koço Gliozheni”
Vetëm dy orë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi në rrjetet sociale një postim ku njof...
AKTUALITET
14 Mars16:24
Ermal Beqiri në arrati, tani në vend të tij tenderët e AKSHI-t po i merr kunati Gentian Likaj?
Procedurat e prokurimit në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit duket se vijojnë të përfshijn&eum...
AKTUALITET
14 Mars15:47
Detaje/ 63 emigrantë të huaj gjenden të strehuar në kushte të këqija në Durrës
Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 56-vjeçari, pasi në subjektin që ai administron u gjetën të strehuar dh...
AKTUALITET
14 Mars15:38
Shqetësim në Mbrostar të Fierit/ Gropa për ujërat e zeza pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje
Banorë të zonës së Mbrostar të Fierit kanë ngritur një shqetësim serioz lidhur me punimet për kanalizimet e uj&eu...
AKTUALITET
14 Mars15:29
Strehoi 63 klandestinë me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE-së, nis hetimi ndaj 56-vjeçarit në Durrës
Policia ka nisur hetimin ndaj një 56-vjeçari në qytetin e Durrësit. Kjo pasi në subjektin që kishte nën administrim u ...
AKTUALITET
14 Mars15:14
Denoncim nga zjarrfikësit: Nuk paguhemi për turnet e natës, festat dhe dietat
Një denoncim ka ardhur në redaksinë e Piranjat news, nga punonjës të shërbimit zjarrfikës, i cili ngre shqetësimin se ...