AKTUALITET

Ja pse Rama dhe Belinda na dërgoi 2000 vite mbrapa!

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2026, 18:24
Ja pse Rama dhe Belinda na dërgoi 2000 vite mbrapa!

Kur aksi kryesor Librazhd u bllokua, zgjidhja e qeverisë ishte e thjeshtë, le të përdoren segmentet e vjetra të Rrugës Egnatia një rrugë 2000-vjeçare, trashëgimi e jashtëzakonshme historike, tani kthyer në shteg për automjete të përditshme.

Jo vetëm që kjo vendos qytetarët në rrezik, por është edhe një turp për ata që kanë përgjegjësi direkte për infrastrukturën dhe trashëgiminë kulturore. Në vend që të investojnë në zgjidhje serioze, prioritet duket të jetë “qarkullimi i menjëhershëm”, ndërsa pasuritë historike dhe stabiliteti i territorit i lihen fatit.

Rruga Egnatia nuk është thjesht një rrugë; ajo ka lidhur dikur Romën me Konstandinopojën dhe ka  shërbyer si korridor ushtarak, tregtar dhe kulturor për disa shekuj. Në të kanë kaluar legjione romake,  karroca me mallra dhe kultura të ndryshme të Ballkanit, duke e bërë atë një nga arteriet më të rëndësishme të botës antike.

Sot, përdorimi i saj për automjete moderne rrezikon seriozisht integritetin arkeologjik, si dhe sigurinë e  qytetarëve. Për të kuptuar më mirë gjendjen e rrugës, rreziqet dhe pasojat e përdorimit të saj, arkeologu Apollon Baçe, jep për Piranjat.news një panoramë të qartë mbi historikun, ndërtimin teknik, rreziqet dhe  përgjegjësitë lidhur me këtë pasuri të rrallë.

"Rruga Egnatia është një pasuri historike që ka mbijetuar më shumë se 2000 vjet. Përdorimi i saj si rrugë  emergjente është jo vetëm i rrezikshëm për njerëzit, por edhe një kërcënim për integritetin e saj historik  dhe arkeologjik," thotë Baçe.

Zoti Baçe, pse Rruga Egnatia konsiderohet një nga pasuritë më të çmuara historike në Shqipëri?

Baçe: Rruga Egnatia është një arterie që ka lidhur Romën me Konstandinopojën për më shumë se 2000  vjet. Ajo nuk ka qenë thjesht një rrugë; ka shërbyer si korridor ushtarak, tregtar dhe kulturor. Përmes saj Kanë lëvizur legjionet romake, por edhe mallrat dhe kulturat që formuan Ballkanin. Në të vërtetë, është  një nga tri rrugët kryesore të botës antike që lidhnin Perëndimin me Lindjen.

Teknikisht, si është ndërtuar kjo rrugë dhe çfarë e bën të qëndrueshme?

Baçe: Rruga ka një shtrat rreth 50 cm të thellë. Ndërtimi fillonte me tokë të ngjeshur, pastaj shtresa e  zhavorrit, më pas shtresa e gurëve dhe në fund pllakat e sipërfaqes. Në terrene të hapura, rruga vijonte  drejt Durrës-Peqin dhe më tej në Spathare, duke shmangur lumenjtë dhe duke u ngjitur mbi kodra për të  evituar përmbytjet. Urat dhe veprat e artit të rrugës janë pjesë e kompleksit dhe kanë siguruar kalime të qëndrueshme për shekuj me radhë.

Sot, disa automjete po kalojnë aty. A mund të përdoret kjo rrugë?

Baçe: Absolutisht jo. Segmentet e vjetra nuk janë projektuar për automjete moderne, aq më pak për ato  të rënda. Çdo presion i tillë shkakton zhvendosje të shtresave të gurëve, dëmtim të pllakave origjinale dhe rrezik për jetën e përdoruesve. Nuk ka rrugë osmane, italiane apo e periudhës komuniste që të jetë  ndërtuar mbi këtë segment; struktura origjinale është e brishtë.

Çfarë pasoja mund të ketë përdorimi i saj për trashëgiminë dhe sigurinë?

Baçe: Dëmi është i pakthyeshëm. Përdorimi i saj si rrugë emergjente mund të shkatërrojë një pasuri  2000-vjeçare. Përveç rrezikut për trashëgiminë, ndikon në shtratin e lumit dhe stabilitetin e zonës.

Rikthimi natyror i ekuilibrit të shtratit të lumit mund të kërkojë qindra vjet. Kjo nuk është thjesht një  çështje infrastrukture, por një katastrofë kulturore dhe ekonomike.

Kush mban përgjegjësi për këtë situatëBaçe: Ata që japin leje për ndërhyrje në shtratin e lumit dhe kolaudatorët e qeverisë, si Arben Meçe,  kanë përgjegjësi direkte. Nuk është çështje thjesht historike; mbrojtja e trashëgimisë nuk mund të  cenohet nga nevoja emergjente për qarkullim.

Cila është zgjidhja e mundshme?

Baçe: Duhet të gjendet një rrugë alternative për qarkullimin e automjeteve. Segmentet antike duhet të  ndalohen menjëherë nga përdorimi. Është e domosdoshme të hartohet një projekt serioz me ekspertë  vendas dhe të huaj, i cili të sigurojë mbrojtjen e trashëgimisë dhe stabilitetin infrastrukturor. Vetëm  kështu mund të shmangim humbjen e një pasurie të pakthyeshme kombëtare.

Një mesazh për qytetarët?

Baçe: Rruga Egnatia nuk është rrugë alternative; është trashëgimi që nuk mund të zëvendësohet. Çdo  kalim i paautorizuar mund të shkatërrojë një pjesë të historisë tonë. Duhet respekt dhe ndërgjegjësim për të ardhmen e saj./piranjat.news

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?