AKTUALITET

"Jeni kontradiktor! Në grabitje ka qenë vëllai yt!" Debate në seancë me Gentian Sharrën, Nuredin Dumani: Kam bërë grabitje me ty, i kemi ndarë paratë

M.B. Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 14:09

"Jeni kontradiktor! Në grabitje ka qenë vëllai yt!"

TIRANA- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Gentian Sharra, i pandehur për grabitje, kanë dhënë dëshmi të kundërta për një grabitje të ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Sipas gazetares Klodiana Lala, gjatë ballafaqimit të zhvilluar në gjykatë, Dumani ka treguar se së bashku me grupin e tij, i përbërë nga Talo Çela, Ilirjan Feçi, Gentian Sharra dhe të tjerë, kishin organizuar një grabitje në lagjen e Elbasanit, ku viktima ishte një kambist.

Dumani ka përshkruar se grabitja ka ndodhur pas faljes së namazit, gjatë muajit të Ramazanit, kur kambistët po dilnin nga xhamia. Sipas tij, ai kishte përdorur armë dhe kishte qëlluar kambistin, fillimisht në gjoks dhe pastaj në këmbë, duke marrë një shumë prej 17-20 milionë lekësh. Ai theksoi se shuma e grabitur ishte ndarë në mënyrë të barabartë mes anëtarëve të grupit, duke përmendur se edhe Dorian Shkoza, Ardian Collaku, Gentian Sharra dhe Talo Çela ishin përfshirë në këtë vjedhje.

Debati mes Dumanit dhe Sharrës u përqendrua në disa kontradikta për detajet e ngjarjes, ndërsa avokati i Dumanit kërkoi të sqaronte aspektet procedurale të procesit. Sharra theksoi se në disa deklarata të mëparshme të Dumanit kishte pasur kundërthënie, duke kërkuar që ato të merren parasysh në procesin gjyqësor.

Pjesë nga debati në seancë:

Gentian Sharra: Në grabitje ka qenë vëllai jot Dashnor Dumani.

Debat mes të pandehurit Gentian Sharra dhe të penduarit Nuredin Dumani.

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonjë vjedhje në Kavajë?

Dumani: Po kam bërë me klientin tuaj. Kam qenë unë, Talo Çela, Gentian Sharra, dhe Ilirjan Fecci. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura dhe Fecci lëvizte me një BMW seri 5. Makinat ishin të vjedhura. Në takoheshim shpesh 2-3 herë në javë, nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.

Dumani: Vjedhja ka ndodhur fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.

Çfarë keni veshur atë ditë?

Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe, jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Fecci ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimi është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feccit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.

Cila është shuma që grabitet?

Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë, secili nga 5.

Gentian Sharra: Që nga arrestimi dhe në ballafaqimet që kemi bërë bashkë janë 5 herë deklarime dhe jeni kontradiktor.

Ndërhyn prokuroria, krijohet debat mes palëve. Për aspektin procedurial.

Dumani: Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi, s’kam blerë shtëpi.

Keni ndonjë shok me emrin Tani?

Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.

Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen, ka frikë se janë mediat aty.

Në Elbasan, ke kryer grabitje tjetër?

Dumani: Mesa mbaj mend, unë kemi kryer. Kemi organizuar kur dikush të gjen grabitje, e studion zonën e tjera dhe krijon siguri se sa para ka me vete “viktima”, por duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete, se ke përgjegjësi. Pasi bëhej edhe me interesa me përqindje, ai që ka informacionin.

nuredin dumani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë