Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1.
4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre. Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.
Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin “Trace the floë”.
Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.
Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor16:36
Goditen dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër/ Tre të arrestuar, një në kërkim
Policia ka goditur dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër. Gjatë operacionit u vunë n&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:31
Del foto/ Ky është Muçi Shaljani që mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit
Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar këtë pasdite në Rinas dyshohet të jetë agjent ...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:30
'Na duhet një Shqipëri e sigurt edhe për turistët tanë', deputeti polak: Ju mbështesim në procesin e integrimit
Shqipëria është në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa Polonia, vend që ka kalua...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:13
Kishte përshatur ambientin e një subjekti për ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia ka arrestuar ditën e sotme një 22-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte përshtatur ambientin e n...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:05
Masakër me buldozer në Finiq. Denoncimi për gërmimet në parkun arkeologjik nga turistët
FINIQ- Dy mjete tip skrep ishin të stacionuar në site por në momentin që grupi i top channel po afrohej askush nuk po punonte.
Punimet is...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:56
PROFIL/ Do drejtojë 3 vitet e ardhshme SPAK-un, kush është Klodian Braho
Për 7 orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zhvillua dëgjesa publike për zgjedhjen e drejtuesit të ri t&...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:40
Braho në krye të SPAK, BE: Duhet pavarësi dhe integritet në drejtimin e institucionit
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë s&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:36
Gara për kreun e SPAK/ Klodian Braho fitoi përballë 3 kandidatëve të tjerë, ja si votuan anëtarët e KLP
Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK.
Por si votuan anëtarët e KLP?
Klodian Braho m...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:25
Sherr para ministrisë Tiranë
Një sherr mes dy personave ka ndodhur te ministria e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
Personat janë konfliktuar me grushte me...
AKTUALITET
11 Dhjetor15:16
LAJMI I FUNDIT/ Zgjidhet kreu i ri i SPAK
Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7 vota.
Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj.
Ndërs...