Mësohet se punonjësi i policisë me iniciale A. P. dhe i dënuari A. M. janë prangosur nën akuzën për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
DURRËS – AMP ka arrestuar sot në flagrancë një punonjës policie në IEVP Durrës, i cili është kapur duke i dhënë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë një të burgosuri.
Mësohet se punonjësi i policisë me iniciale A. P. dhe i dënuari A. M. janë prangosur nën akuzën për futje të sendeve të ndaluara në burg dhe për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur nëse ky episod është i izoluar apo pjesë e një rrjeti më të gjerë abuzimi brenda institucionit.
"Sot në datën 25.06.2026, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve A. P. me detyrë punonjës policie në IEVP Durrës dhe A. M. i burgosur në IEVP Durrës, për veprat penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve me Burgim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 324/a dhe 283 të Kodit Penal.
Kjo pasi, në IEVP Durrës, nga kontrolli i ushtruar nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në bashkëpunim me DPB është konstatuar se punonjësi i policisë së burgjeve A. P., gjatë ushtrimit të detyrës brenda në IEVP, i ka dhënë të burgosurit A. M., një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë.
AMSEVP është duke kryer të gjitha veprimet e tjera verifikuese dhe hetimore për këtë rast dhe raste të ngjashme brenda kësaj IEVP-je, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave.", njofton AMP.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
25 Qershor17:17
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjat&eu...
AKTUALITET
25 Qershor17:11
Çështja "Toyota Yaris"/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zyrtarizuar kalimin për gjykim të dosjes penale që lid...
AKTUALITET
25 Qershor17:05
Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës
AMP ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie në IEVP Durrës, i cili u kap duke i dhënë kokainë një t&eum...
AKTUALITET
25 Qershor16:53
Aksident rrugor në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, plagoset një person
ELBASAN- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Bishqem.
Një kamion ë...
AKTUALITET
25 Qershor16:41
BIRN: Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri
Nëpërmjet një letre publike në mbështetje të protestave masive që po zhvillohen së fundmi në Shqipëri, 260 aka...
AKTUALITET
25 Qershor16:32
Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim çështjen penal...
AKTUALITET
25 Qershor16:18
Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës
DURRËS -AMP ka arrestuar sot në flagrancë një punonjës policie në IEVP Durrës, i cili u kap duke i dhënë l&eum...
AKTUALITET
25 Qershor16:10
Kompania “Fusha” ndërtoi mure betoni në Banjat e Bënjës, vaskat termale nuk mbajnë nivelin e ujit
Pas restaurimit, Banjat e Bënjës në Përmet po hasin probleme me nivelin e ujit në disa vaska, në një moment kur zona hyn n&eu...
AKTUALITET
25 Qershor16:03
Igballe Huduti i përgjigjet Ramës: Edhe sikur trupi im të mos jetë më një ditë, zëri im do të vazhdojnë të jenë në shërbim të së vërtetës
TIRANË- Igballe Berisha Huduti, për të cilën Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, nxorri urdhrin për ...
AKTUALITET
25 Qershor15:59
Skandal në polici! Kërcënoi shefen e personelit, pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë së Shkodrës Gentian Berberi
Një incident është regjistruar brenda radhëve të Policisë së Shtetit, ku ish-drejtuesi i Policisë së Shkodrë...