Çfarë e pret Serbinë tani pas rënies së Vuçiçit?
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Për dy vjet, një lëvizje protestuese e udhëhequr nga studentët u përpoq ta largonte nga pushteti Aleksandar Vuçiqin, i cili...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 3 milionë euro të shtetasit me iniciale D.A., të cilat, sipas hetimeve, nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme.
Sipas Prokurorisë, konfiskimi është kryer në kuadër të hetimit pasuror nr. 2 të vitit 2019, pas verifikimeve financiare dhe pasurore që treguan se subjekti nuk kishte të ardhura të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.
“Nga hetimet rezultoi se shtetasi D.A. nuk dispononte burime të ligjshme për krijimin e pasurive të tij, ndaj u kërkua dhe u vendos konfiskimi i tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Gjirokastrës.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë truall, arë, banesa, karburant, biznese, magazina dhe objekte shërbimi, të shtrira kryesisht në zonat Gjirokastër, Lazarat, Grehot, Kordhocë dhe Arshi Lengo. Mes tyre janë disa sipërfaqe toke me mijëra metra katrorë, një pikë karburanti, ndërtesa zyrash, lokale dhe magazina industriale.
Prokuroria thekson se veprimet janë ndërmarrë në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore, si dhe për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme”, nënvizohet më tej në deklaratë.
Në vijim, organi i akuzës bën me dije se do të vazhdojë hetimet ndaj grupeve dhe individëve të dyshuar për pasurim të paligjshëm, duke përdorur të gjitha mjetet ligjore për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtari kriminale.
Pas 13 muajsh në gjendje paraburgimi në një burg anglez dhe pas afro 43 ditësh në grevë urie gjendja shëndetësore e nj...
Në Stacionin Kufitar të Kakavijes është regjistruar fluks i lartë lëvizjeje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas t&eu...
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, ka shkuar sot në SPAK, pasi është marrë nën hetim zyrtarisht, pas dyshimeve për tentativë...
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia. Sipas policisë i riu ka kanosur me armë zjarri një person. Ngjarja ka ndodhur ...
U nderuan me medalje ari 190 nxënës të shkollave të të gjithë vendit që kanë përfunduar me rezultate të shk&...
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend gjatë nëntor...
Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit në vitin 20...
Bledi Shkëmbi/ “Top Seven”/ Erinda Lutaj Paraqitja e Bledi Shkëmbit në SPAK ditën e sotme përbën një surpriz...
Në seancën e sotme të dosjes “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, komentoi zgjedhjen e Avokatit t...
Një shtetase e huaj ka humbur jetën ditën e djeshme në banesën e saj në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Sipas t&eu...