Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimit dyshimtë I kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për marrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj. Vendimi është marrë në lidhje me rastin e përsëritur të zvarritjes së zbardhjes të vendimeve gjyqësore.
Ndërsa ILD kishte propozuar uljen e përkohshme të pagës deri në 40 për qind, për një periudhë deri në një vit, KLGJ vendosi të njohë shkeljen disiplinore dhe të aplikojë ndaj magjistratit vetëm masën “vërejtje publike”, pavarësisht konstatimit të vonesave të rënda që, sipas raportit hetimor, kanë arritur deri në katër vite.
Hetimi disiplinor ndaj Liçaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Juridiksioni i Përgjithshëm Sarandë, nisi bazuar në 12 ankesa për zvarritje në zbardhjen e vendimeve të arsyetuara nga gjyqtari, shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “d” i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Raporti voluminoz i hetimit të inspektorëve të ILD-së, me dy procedime të bashkuara e objekt hetimi të shtuar për gjyqtarin, evidentoi vonesa të përsëritura të zbardhjes së vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vite, vendime që i përkasin periudhës së viteve 2021, 2022, 2023. Raporti i inspektorëve të ILD-së konkludoi nga ana e magjistratit janë ndërmarrë veprime/mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke tejkaluar afatet tej çdo llogjike, ku mosrespektimi i afateve ligjore nuk paraqitet si episod i izoluar, por si model i përsëritur në tri vite radhazi dhe në përmasa jashtë çdo standardi ligjor dhe profesional të afateve të vonesës. Zvarritja sistematike dhe e përsëritur përtej këtyre afateve, përbën tregues të qartë të mosrespektimit të përgjegjësive funksionale.
Pavarësisht parashtrimeve të magjistratit lidhur me ngarkesën në punë dhe për gjendjen e sistemit gjyqësor, nga analiza e situatës rezultoi se ai nuk ka përmbushur në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme detyrimet ligjore dhe funksionale, që i ngarkohen për arsyetimin dhe dorëzimin në kohë të vendimeve gjyqësore.
Në raportin hetimor vërehet se shkelja disiplinore e gjyqtarit ka sjellë mos marrje në kohë të produktit të pritshëm nga gjykimi i një çështjeje të caktuar, vonesa në ushtrimin e të drejtës së ankimit apo edhe vonesa të theksuara në ekzekutimin e vendimit gjyqësor, si pasojë e mosarsyetimit në kohë të vendimeve, pra një drejtësi e mohuar.
Duke marrë parasysh eksperiencën e pakët 5 vjeçare në sistem, Inspektori i Lartë i Drejtësisë konkludoi se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Sh.L, përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Këshilli i Lartë i Drejtësisë njohu shkeljen disiplinore dhe caktoi masën “Vërejtje publike” ndaj gjyqtarit Sh. L.
/PiranjatNews/
Një shtëpi në bregdetin e Karolinës së Veriut u shemb në ujërat e Oqeanit Atlantik të hënën për shkak t...
Deputetja e Partisë Demokratike Ledina Alolli ka denoncuar publikisht kushtet skandaloze dhe mungesën e organizimit në Poliklinikën e Kor&...
Teksa ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme, Henrik Hoxhaj, fliste para gjyqtarëve për planin kriminal që...
Një tragjedi e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në qytezën e vogël të Porcarit, në Itali, ku nj&e...
Në fund të muajit nëntor, Bankers Petroleum nisi, përmes portit të Petroliferas në Vlorë, dy ngarkesat e radhës për...
Pasi drejtuesi i SPAK, kërkoi lënien në detyrë të gjyqtares së Korçës, Sonjela Voskopi, Kolegji vendosi me shumicë...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur më 5 shkurt 2026 vendimin p&e...
Një atentat u shënua mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një...
Në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë ka nisur shqyrtimi i dosjes së gjyqtares, Irena Gjoka. Burime nga ILD, bënë...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin me burg përjetë pët Florenc Ça...