
TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tregoi se portugezi Ruben Saraiva që akuzohet se vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, kishte sajuar një histori në mënyrë që banorët e zonës të mos dyshonin tek ai. Teksa fliste në “Opinion” për të njëjtën ngjarje, Fevziu tha se portugezi thoshte se në Shqipëri e kishte sjellë dashuria. Sipas gazetarit, Saraiva tregonte se kishte dëshirë të martohej me një vajzë shqiptare, por që familja e saj nuk pranonte, ndaj kishte ardhur që t’i bindtte.
“4 britanik dhe 1 portugez, që përfshihen në një vrasje në Shqipëri. Që rrinë dy muaj këtu, vijnë vërdallë. Madje sipas të dhënave që mora unë para emisionit, portugezi kishte hapur edhe një legjendë në zonën ku jetonte. Sikur donte një vajzë shqiptare dhe nuk ia jepte familja, edhe kishte ardhur për një histori dashurie. Në këtë mënyrë e dinte edhe ai që kemi disa probleme paragykimiesh. Kështu që kishte krijuar një histori të tërën për alibi,”- tha Fevziu.
Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Prill21:00
Anglezi te hoteli i Nikulajt/ Vëzhgoi biznesmenin dhe orientoi portugezin ta vriste
Më 19 prill u ekzekutua në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin, biznesmeni Ardian Nikulaj. Pas ngjarjes, sot ësht&eu...
AKTUALITET
26 Prill20:25
Plan i përpiktë për t'u arratisur nga Ekuadori/ "Mbreti i kokainës" Dritan Rexhepi bleu gjyqtarë, zyrtarë burgjesh dhe mjekë publikë
"Dritan Rexhepi, ose Lulëzim Murataj, i njohur si "mbreti i kokainës", ka përdorur mekanizma të ndryshme dhe të sofistikuara për...
Piranjat
AKTUALITET
26 Prill20:14
Një vit Piranjat!
Një vit Piranja!
Sot është përvjetori i emisionit Piranjat, një emision i cili për nga mosha do duhej të ishtë duke m...
AKTUALITET
26 Prill18:15
Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë lajmit! Familja në Tiranë: E ruajmë me fanatizëm brez pas brezi
Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit me përmasat më të vogla, të barabarta me ato të një pulle post...
AKTUALITET
26 Prill13:46
"Molla e sherrit"/ Vrasja e Toshkësit, dëshmia e të dashurës: Pashë shenjat e thikës në trupin e tij
TIRANË- E dashura e Stiven Toshkësit ka dhënë dëshminë e saj për autoritetet. Gazetarja Anila Hoxha ka treguar se vajza, e ...
AKTUALITET
26 Prill13:23
Miliona lekë të shqiptarëve ndahen pa garë/ APP: 25% e tenderëve vetëm me 1 ofertë
Një pjesë e madhe e tenderëve që zhvillojnë institucionet publike janë me konkurrencë të cunguar ose pa garë fare...
AKTUALITET
26 Prill11:57
I vdiq në lokal një person nga mbidoza! Arrestohet Marsida Qatja, rezulton e dënuar me dy vite burg. Në shtëpi iu vra ish-i dashuri
KAVAJË- Marsida Qaja, 33-vjeçarja që u bë protagoniste e kronikës së zezë në vitin 2019 pas vrasjes së ish-t&eu...
AKTUALITET
26 Prill11:56
Kthehen në atdhe mbi 1 mijë shqiptarë nga Britania pasi nuk përfituan azil
Autoritetet e përbashkëta të dy qeverive, ato të Shqipërisë dhe të Britanisë kanë hartuar ditën e djes...
AKTUALITET
26 Prill11:55
Gjenden të vrarë me thikë një çift i moshuar në banesë, arrestohet djali i tyre
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift i moshuar u gjetën të vdekur brenda banesës s&eu...
AKTUALITET
26 Prill11:55
Nuk plotësoi formularin për PS/ Punonjësi i bashkisë së Patosit rrëfen dhunën nga shefi
Punonjësi i Bashkisë Patos, Bato Dalipaj, i cili u dhunua dje nga eprori i tij, ka treguar sot detaje nga sulmi i eprorit të tij, pasi nuk pran...