AKTUALITET

Konsumi për mallrat e bulmetit vijon të mbetet larg niveleve të para luftës në Ukrainë, për shkak të çmimeve

r.ll Përditësimi i fundit 11 Maj 2024, 08:00
Konsumi për mallrat e bulmetit vijon të mbetet larg niveleve të
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse rënia e çmimeve të produkteve të bulmetit ka përmirësuar kërkesën për blerje nga konsumatorët në raport me vitin e kaluar, sipas përfaqësuesve të fabrikave të përpunimit të qumështit, konsumi vijon të mbetet larg niveleve para krizës së çmimeve në 2022.

Luis Ndreka, përfaqësues i kompanisë ADG (ish-Lufra) pohon se krahasuar me vjet, kërkesa ka shënuar rritje të lehtë, por ende nuk ka kapur nivelet para 2022.

Ndërsa në muajt e dimrit, sipas tij, nuk ka pasur rritje të shitjeve. Rritja e çmimeve të mallrave të bulmetit nisi nga marsi 2022 dhe vijoi gradualisht deri në gusht të 2023, muaj në të cilin arritën pikun.

Çmimet e asaj periudhe ishin 40% më të larta se para periudhës së krizës së çmimeve që erdhi nga lufta në Ukrainë.

Rritja e çmimeve solli edhe pakësim të konsumit, veçanërisht për produktet e qumështit të deles ku u shënua shtrenjtimi më i lartë i çmimeve.

Luis Ndreka, më herët pohoi për “Monitor” se kjo solli rënie të kërkesës 10 – 15% në 6-mujorin e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Çmimet, sipas tij, kanë tendencë rënëse për shkak të konkurrencës nga produktet e importit, por edhe nga ulja e çmimit të qumështit vendas, pasi është shtuar prodhimi.

Importet e qumështit vijojnë të shënojnë rritje. Sipas të dhënave të Doganave në periudhën janar-mars janë importuar 4,6 milionë litra qumësht, sasia më e lartë që nga viti 2016. Importet e periudhës krahasuar me vjet janë rritur rreth 33%.

Rritja e importeve po nxitet edhe nga problematikat e shitjes së prodhimit vendas. Brenda një viti, çmimi i shitjes së qumështit të lopës për fermerët është ulur me 25%, nga 80 lekë pa TVSH që ishte në muajin prill të vitit të kaluar, aktualisht po kërkohet me 60 lekë pa TVSH.

Në harkun e një viti, çmimi i shitjes së qumështit është ulur disa herë me 2 deri në 3 lekë.

Ulja e fundit u shënua më 1 prill 2024 edhe me 10 lekë të tjera. Çmimi i shitjes së qumështit, nga 70 lekë pa TVSH, arriti në 60 lekë pa TVSH.

Ervin Resuli, drejtues i një ferme të mesme në Fier, tha se nga fabrikat e përpunimit të qumështit nuk po blihet qumësht i prodhuar nga fermat e mëdha dhe të mesme, për shkak konfliktit me çmimet.

Të vetmit që po shesin qumështin me çmim 60 lekë, nën koston e prodhimit janë fermat e vogla.

Z. Resuli tha se situata është krijuar pas rënies drastike të çmimit të shitjes që rrezikon falimentimin e fermave. Sipas tij, nga muaji prill 2023, kur qumështi tregtohej me çmim 80 lekë pa TVSH deri tani, çmimi i shitjes ka rënë 20 lekë për litër.

Ulja e çmimit të shitjes detyroi blegtorët të dalin për herë të dytë në protestë në mbrojtje të prodhimit tyre, duke kërkuar më tepër subvencione nga shteti shqiptar.

Luis Ndreka, nga kompania “Lufra”, pohon se çmimi i qumështit si lëndë e parë ka qenë më i larti në Europë e ndoshta edhe në botë, deri afër fundit të vitit 2023.

Sipas tij, çmimi mbetet ende i lartë krahasuar me vendet europiane edhe me uljen e fundit të datës 1 prill 2024, për shkak subvencioneve që jepen ndaj fermerëve të huaj, duke iu garantuar rënia e kostove.

“Çmimi i qumështit që vjen nga fermat e importit është më i lirë. Javën që shkoi arriti minimumin prej 38 cent në derën e fermës në Hungari.

Bashkë me transport (që i shton rreth 20% kosto) dhe taksën mbrojtëse të prodhimit vendas 10%, ai vjen këtu në pikat e grumbullimit me kosto rreth 59-61 lekë pa TVSH, përsëri më lirë sesa çmimi i ofruar te fermerët vendas.

Fermat e shteteve të BE-së, siç është Hungaria apo dhe shtete të tjera janë mbështetur shumë nga politika dhe subvencione dhe vazhdojnë të subvencionohen, gjë që ia ul shumë koston e prodhimit”, pohon z. Ndreka./MONITOR

mallrat e bulmetit rritja e çmimeve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë