AKTUALITET

Kroacia planifikon ndërtimin e një autostrade deri në kufi me Shqipërinë, pikat ndërlidhëse do të koordinohen me Zagrebin dhe Tiranën

b.z Përditësimi i fundit 4 Mars 2025, 08:10
Kroacia planifikon ndërtimin e një autostrade deri në kufi me
Foto ilustruese

KROACI - Pasi u njoftua se Kroacia do të ndërtojë autostradën nga Spliti në Dubrovnik, u shtrua pyetja: a do të lidhet kjo rrugë me të ashtuquajturin Korridori Adriatiko-Jonian nëvendet fqinje. E kjo çështje është shumë me rëndësi edhe për Malin e Zi.

Në Podgoricë thonë se janë informuar për idenë e Zagrebit, por nuk tregojnë se ku do të jetë pika e lidhjes së autostradës kroate me Malin e Zi, që është me rëndësi edhe për të gjithë ata që udhëtojnë nga Perëndimi për në vendet e tjera. Mali i Zi po përgatitet të ndërtojë pjesën e dytë të autostradës Bar-Boljare, përgjatë bregdetit malazez si dhe një autostradë për në Shqipëri.

Edhe pse Podgorica zyrtare është njoftuar me planet e Kroacisë për të vazhduar ndërtimin e autostradës nga Spliti në Dubrovnik, akoma nuk dihet ku do të lidhet kjo rrugë me ato në Malin e Zi.

"Aktivitetet janë duke u zhvilluar për të harmonizuar pikën ndërlidhëse me Kroacinë. Ne po përgatisim një projekt për një rrugë me shpejtësi të madhe kalimi përmes Gjirit të Kotorrit, e cila do të ndërlidhet me Kroacinë”, tha kompania shtetërore malazeze Monteput, duke shtuar se po përgatisin edhe dokumentacionin për një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë. Pikat ndërlidhëse të autostradës do të koordinohen me Zagrebin dhe Tiranën.

Rrugët deri në Shqipëri

Plani hapësinor për vitin 2040 përfshin një rrugë me shpejtësi të lartë deri në kufirin me Kroacinë, si dhe një autostradë deri në kufirin me Shqipërinë.

Rruga e shpejtë përgjatë bregdetit malazez, e cila shkon nga kufiri me Kroacinë, lidhet me autostradën Bar - Boljare në zonën e gjerë të Gragjanit. "Është planifikuar një autostradë nga tuneli i Sozinës deri në kufirin me Shqipërinë, e pas hartimit të projekteve konceptuale, zbatimi i të cilave është duke u zhvilluar, këto korridore do të përfshihen në Planin e ri Hapësinor të Malit të Zi, i cili është në proces miratimi dhe do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2040”, kumtoi Monteput.

Qëllimi është që të dyja rrugët të vlerësojnë potencialin turistik të Malit të Zi dhe të zgjidhin problemin e kahershëm të mbingarkesës në bregdetin malazez. "Kjo rrugë së bashku me autostradën Bar - Boljare është prioritet për ndërtim. Ministrja e Transportit Maja Vukiçeviq u takua me ministren e Infrastrukturës sëShqipërisë Belinda Baluku, ku kjo ishte një nga temat”, thanë për DW nga Ministria e Transporteve.

Tenderi për ndërtimin e rrugëve

Pas një viti është anuluar tenderi paraprak për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës Bar Boljare (Mateshevë - Andrijevica) dhe është shpallur një i ri.

"Ky është një tender që do të lejojë pjesëmarrjen e të gjithë ofertuesve, përfshirë edhe ata që morën pjesë në procesin paraprak”, thonë në Monteput për DW. Një tender i ri është kërkuar jozyrtarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Podgoricë dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të pakënaqur që asnjë kompani evropiane nuk iu përgjigj procesit.

Zyrtarisht, Monteput dhe Qeveria thonë se tenderi i ri është rezultat i një marrëveshjeje për të "mundësuar të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë, jo vetëm atyre që aplikuan në fazën paraprake”. Arsyeja e dytë është se një pjesë e itinerarit është ndryshuar ndërkohë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Podgoricë, Johan Sattler, i pyetur nga TV Vijesti nëse presin që ndonjë kompani evropiane të aplikojë për tenderin e ri, tha se vendimi është në dorën e kompanive, por ata shpresojnë një gjë të tillë.

"Ne mendojmë se është një gjë e mirë të kesh sa më shumë konkurrencë, në mënyrë që të marrësh ofertat më të mira të mundshme dhe zgjidhjet më të avancuara teknologjikisht," tha Satler.

Kompanitë nga Turqia, Azerbajxhani dhe Kina aplikuan për tenderin paraprak për ndërtimin e pjesës së dytë, duke përfshirë CRBC, kompaninë që ndërtoi pjesën e parë të autostradës Smokovac-Mateshevo. Në fillim të vitit të kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se do të marrë pjesë në ndërtimin e kësaj pjese të rrugës me një grant prej 100 milionë euro, ndërsa BERZH me një kredi të butë prej 200 milionë euro.

Pjesa e rrugës Mateshevë-Andrijevica është rreth 22 kilometra e gjatë, që është afër 14 për qind e rrugës totale të autostradës Tivar-Boljare. Nënshkrimi i kontratës së projektimit dhe ndërtimit ishte planifikuar për gjysmën e parë të vitit 2025, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në vitin 2030. Monteput pretendon se po bën gjithçka për të përmbushur afatet e planifikuara./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë