AKTUALITET

Kryeministri e akuzoi për shitje të lëndëve narkotike, i riu mohoi akuzat/ BIRN: Rama nuk jep prova për pretendimet ndaj studentit të Mjekësisë

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Tetor 2026, 17:24
Kryeministri e akuzoi për shitje të lëndëve narkotike, i riu

Kryeministri Edi Rama publikoi një listë me 45 protestues, për të cilët pretendoi se nuk janë studentë, por persona me precedentë penalë. Por njëri prej tyre provoi se ishte student i ekselencës në Fakultetin e Mjekësisë. Një student 20-vjeçar i Fakultetit të Mjekësisë u bë të premten target i një linçimi publik nga kryeministri Edi Rama, i cili e akuzoi se ishte një person me precedentë penalë.

Emri i Jon Sinoimerit figuronte në një listë të gjatë me 45 emra, për të cilët Rama pretendoi se nuk ishin studentë, por persona me precedentë penalë, të cilët kishin ushtruar dhunë gjatë protestave të ditëve të fundit “nën maskën” e studentit. Duke publikuar foton e studentit vetëm me një shirit të zi që mbulonte sytë, Rama tha: “vazhdojmë me J.S: 20 vjeç, por jo student, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, precedent kriminal i regjistruar.

Studenti Jon Sinoimeri i quajti akuzat ndaj tij të pavërteta duke folur nga protesta e së premtes, ku qindra studentë dhe pedagogë të Mjekësisë po marshonin drejt Ministrisë së Arsimit.

“Zoti kryeministër paska dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, por unë jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar këtu dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky,” tha Sinoimeri për mediat, duke treguar gjithashtu listën e tij të notave si student i ekselencës me një mesatare 10.

“Këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit,” shtoi ai.

Sinoimeri shtoi se për herë të parë në polici kishte qenë më 13 tetor, pasi policia e kishte shoqëruar gjatë protestës dhe kishte qëndruar në komisariat për 7 orë e gjysmë. Ai shprehu mosbesim tek institucionet për të kërkuar të drejtën e tij ndaj akuzave publike të pabazuara.

Kryeministria nuk arriti të vinte në dispozicion prova mbi akuzat publike të kryeministrit Edi Rama për rastin konkret, por e konsideroi fjalën e tij si ‘provë’.

“Provat i tha kryeministri në daljen e tij,” tha për BIRN drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Informim, Manjola Hasa.

Ky nuk është rasti i parë që kryeministri Rama përdor strategjinë e linçimit publik ndaj protestuesve. Ai e bëri këtë edhe gjatë muajit qershor, kur protestat paqësore, të inicuara si kundërshtim ndaj një projekti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, ishin në kulmin e tyre.

Por, ekspozimi publik i fotove të protestuesve dhe akuzat ndaj tyre për vepra penale ka sjellë reagim të shoqërisë civile, që e quajnë këtë një akt antiligjor të kryeministrit.

“Edhe policia kur i arreston të dyshuarit për krime, edhe për vrasje, e ka të ndaluar t’i ekspozojë fotot, pasi deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës, ai/ajo prezumohet i pafajshëm,” shkruan gazetari Mentor Kikia, i cili e quan veprimin e Ramës një akt penal në një reagim publik në Facebook.

Edhe Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit për Studimeve Politike, në një qëndrim të publikuar në Facebook, e quan një akt penal veprimin e kryeministrit, ndërsa rikthen në vëmendje që në karrierën e tij si kryeministër ka kandiduar dhe zgjedhur si përfaqësues në Kuvend apo në pushtetin vendor persona të dënuar nga drejtësia.

“I njëjti sot bëri tablonë sinoptike/ fletërrufe dhe gjyq publik kundër qytetarëve që dolën në protestë kundër korrupsionit, midis të cilëve edhe ky i ri: imagjinoni jetën e djalit 20 vjeçar, student ekselence, mjek, dhe kryeministri i vendit të tij e denigron me të pavërteta live në të gjitha TV, militantët mbështetës të qeverisë vijojnë denigrimin në portale dhe mediat online,” shkruan Krasniqi.

Ai apelon që institucionet e pavarura, komisionerët për të drejtat e njeriut dhe SPAK të nisin hetime serioze kundër akteve të tilla.

Artikuj te sugjeruar

video

Albania; 23/10/2026

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave