Tabaku sfidë socialistëve: Qytetarët e kanë me ju, jeni arrogantë! Provoni të ikni njëri nga ju në protestë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një e moshuar ka tentuar të bllokojë rrugë...
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të forcave të policisë dhe kan&eum...
Tensionet e para janë shënuar gjatë protestës së 54-të para Kuvendit të Shqipërisë. Disa prej protestuesve kan&eu...

Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Shqipërisë, Imzot Joani, zhvilloi sot, më 13 janar 2026, një seri takimesh të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian në Bruksel. Ai u takua me Komisionerin Europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së Kryepiskopt të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan, për të ardhmen e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Fortlumturia e Tij theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm dhe i pavarur në shoqërinë shqiptare, një shoqëri që përballet me sfida të mëdha si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet e thella demografike. Gjithashtu, Kryepiskopi Joan u takua me Kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio (Itali). Ky takim mbart rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh rolin kyç që luan ky delegacion në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan u takua edhe me Bashkëkryetaren e Grupit të Punës për Dialogun Ndërfetar në Parlamentin Europian, eurodeputeten Željana Zovko (Kroaci, EPP). Gjatë takimit u diskutuan çështje të lirisë fetare në Europë dhe u theksua modeli i suksesshëm i bashkëjetesës harmonike të komuniteteve fetare në Shqipëri. Fortlumturia e Tij informoi për sfidat me të cilat vazhdojnë të përballen komunitetet fetare, veçanërisht përsa i përket çështjeve pronësore. Në të trija takimet, Fortlumturia e Tij theksoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për popullin shqiptar dhe për vetë Europën.
Këto takime u zhvilluan në kuadër të vizitës së Fortlumturisë së Tij në Bruksel (12-15 janar 2026), me rastin e konferencës që do të zhvillohet nesër, më 14 janar, në Parlamentin Europian, me temë; “Jeta, Vepra dhe Trashëgimia e Kryepiskopit të lumur Anastas”, e organizuar nga Parlamenti Europian në nderim të Kryepiskopit Anastas në përvjetorin e parë të jetëndërrimit të tij.
Prania e Kreut të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në qendrën e institucioneve europiane mbart një rëndësi të veçantë në këtë moment kritik për negociatat e anëtarësimit. Kisha Orthodhokse, përmes veprës së saj të gjerë sociale, arsimore dhe shpirtërore, mbetet një urë lidhëse e fuqishme midis vendit dhe Europës.
Altin Ndoci u arratis ditën e sotme nga spitali rajonal i Durrësit, duke shmangur policinë, ndërsa u prit nga një automjet me të c...
Janë publikuar detaje nga dosja hetimore ku ndër të tjera janë dhe përgjimet ambientale të datës 6 maj 2025 në ambient...
Nga hetimet e deritanishme të prokurorisë për vrasjen e Pavlin Prekës, në 26 shkurt të vitit të kaluar, mendohet se nuk ka pa...
Targat e automjetit tip “Audi A7”, që shërbeu për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, rezultojnë t&eu...
Ai ishte i dashuruar marrëzisht pas një vajze, 13-vjeç për të cilën kërkonte miratimin e familjes së saj që t&eum...
Makina që shikoni në foton e mësipërme, është mjeti tip “Audi”, me targë ‘AB 700 RS’, me t&...
Prokuroria Publike e Peruxhias ka kërkuar ngritjen e aktakuzës ndaj një 47-vjeçari nga Foligno, i cili besohet të jetë pjesë...
Karabinierët gjetën një sasi të madhe bizhuterish ari, të ardhura nga tre vjedhje banesash të kryera midis orës 17:00 dhe 1...
Dy burra shqiptarë do t'u dorëzohen shërbimeve të imigracionit pasi të kenë përfunduar një dënim me 14 muaj burg p&...
Parku fotovoltaik i Karavastasë, vepra gjeneruese më e madhe në vend e energjisë diellore është stakuar për shkak të p&e...