AKTUALITET

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40 km² nëse çështja shkon e plotë në Hagë

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 10:42

Kufiri detar me Greqinë/ Meçollari: Shqipëria humbet 40

Vizita e ministrit grek të Mbrojtjes në Tiranë ka rikthyer në vëmendje çështjen e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mediat greke raportojnë se synimi kryesor është riaktivizimi i nismës së vitit 2020 për ta çuar çështjen në International Court of Justice, ndërsa opozita akuzon qeverinë shqiptare se po e fut vendin në pozita të pafavorshme.

Ndërkohë, eksperti i sigurisë Artur Meçollari deklaroi se nuk ka ende marrëveshje mes dy vendeve, por vetëm një dakordësi politike.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ai thotë se Ministria e Jashtme i ka kërkuar Presidentit autorizimin për nisjen e negociatave që në mars të vitit 2023, por procedura ka mbetur pezull pasi kreu i shtetit nuk ka firmosur ende.

Meçollari tha se drafti i paraqitur nga pala shqiptare përputhet me propozimin grek të vitit 2020, duke synuar që në Hagë të dërgohet e gjithë çështja dhe jo vetëm pikat ku palët kanë mosdakordësi. Ai theksoi se gjatë negociatave të vitit 2018 ishte arritur dakordësi për rreth 85% të kufirit detar, ndërsa kishin mbetur pa zgjidhje vetëm çështjet që lidhen me peshën e ishujve dhe proporcionalitetin.

“Po të shkojmë në Hagë për të gjithë çështjen, Shqipëria humbet automatikisht rreth 40 kilometra katrorë dhe rrezikon të humbasë vijën e drejtë bazë të njohur nga pala greke”, deklaroi Meçollari.

Sipas tij, në draftin e vitit 2018 ishte përfshirë edhe Protokolli i Firences i vitit 1925 si bazë ligjore për kufijtë tokësorë, element që mund të vihet në diskutim nëse çështja dërgohet e gjitha në Hagë.

Meçollari: Nuk ka marrëveshje, ka një dakordësi politike.

Është e dakordësuar në nivelin politik. Pra, nuk kemi hyrë në procedurë akoma, sepse procedura ka nisur ose nis, me kërkesën që ka bërë Ministria e Jashtme në mars të vitit 2023 presidentit të Republikës për autorizim për fillimin e negociatave dhe krijimin e grupit negociator. Por nga marsi i 2023-shit, që i thonë gati mbi tre vjet, presidenti nuk e ka firmosur. Nuk thotë asnjë fjalë dhe nuk e dimë se çfarë do bëjë.

Problemi është që kur Ministria e Jashtme çon një propozim, e ka ligji për traktatet dhe marrëveshjet, që duhet të çojë dhe një draft të asaj marrëveshjes. Çfarë synon Ministria e Jashtme dhe bën një draft, e ka ligji. Dhe drafti që ka çuar përputhet plotësisht me propozimin grek të tetorit 2020. Kush është? Çështja që të çohet e gjithë çështja në Hagë. Pra, jo të çohen mosmarrëveshjet, të çohen dhe ato që kanë qenë dakordësi dhe ato që janë mosmarrëveshje. Në vitin 2018 Shqipëria ka zhvilluar bisedime me Greqinë dhe mund të themi 80, 85% e mosdakordësive për çështjen e marrëveshjes detare janë zgjidhur.

Jemi rënë dakord, ka ngelur vetëm pjesa fundore që është ulja e peshës së ishujve dhe shkëmbinjve, ose ajo që quhet ekiteja, dhe bërja e testit matematikor që është disproporcionaliteti. Kaq ka ngelur, të gjitha të tjerat janë dakordësuar. Nëse ne vemi në Hagë siç pretendon Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pala greke, apo dakordësia midis Dendiasit dhe Ramës në 20 tetor 2020, ne me këto dakordësitë e vitit 2018 na quhen mosdakordësi dhe kuptohet humbasim deri në 40 kilometra katrorë, për shembull, që sot është e provuar që e humbasim në Hagë përveç elementëve të tjerë.

Nëse shkojmë në Hagë, ditën që firmoset një marrëveshje speciale për të vajtur në Hagë midis dy palëve, ne humbasim 40 kilometra katrorë automatikisht.

Problemi është ndryshe. Sepse ka dakordësi midis grupit negociator shqiptar dhe grupit negociator grek, dhe këto 40 kilometra katrorë lidhen me vijën e drejtë bazë të Shqipërisë. E cila është vendosur në ’76-n, u hoq në 2008-n, në mes të negociatave të vitit 2009, u rikthye në vitin 2012, por Greqia përfundimisht u detyrua ta pranojë sepse nuk e kishte kontestuar këtë vijë të drejtë bazë për 10 vite në OKB.

Ishte ministri i jashtëm Kotzias i cili e deklaroi në 31 mars 2018, e deklaroi në parlament dhe tha ish-ministres së jashtme Bakoyannis: ‘Ne e njohim vijën e drejtë bazë të Shqipërisë sepse ju nuk e kontestuat në 10 vitet që ishit në…’ pra brenda 10 vjetëve,  nga 1993 në 2003. Dhe si e tillë, ajo u mor në konsideratë në delimitimin e vitit 2018, që dha një rezultat plus 40 kilometra katrorë nga viti 2009, nga vija e 2009-s. Tashti ka ngelur vetëm ulja e peshës së ishujve dhe shkëmbinjve që do të thotë zgjidhja e ekitesë, e cila do të jetë një sipërfaqe shtesë që ne nuk e dimë për momentin se sa do të jetë.

Të vesh në Hagë nuk është ndonjë mëkat, që të jemi realistë. Pavarësisht se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka termin ‘Gjykatë Ndërkombëtare’, por në fakt është balancë e fuqive globale. Ne e dimë të gjithë se si funksionon, si shtetet marrin pozicionet, si emërojnë. Ne e kemi provuar një herë, që ishte incidenti i kanalit të Korfuzit. Pra, kemi humbur një herë një gjyq dhe fuqitë, balanca e fuqive vendosi për çështjen e incidentit, nuk po i hyj kësaj historie. Por çështja është që kjo gjykatë natyrisht do të marri në shqyrtim çështjen. Nëse ne vemi vetëm për mosdakordësitë e vitit 2018, qëndrimi është korrekt. Nëse vemi për të gjithë çështjen, siç ka deklaruar kryeministri duke i quajtur dakordësitë e 2018-s mosdakordësi, ne humbasim vijën e drejtë bazë, dhe humbasim dhe një element të rëndësishëm që është njohja nga ana e Greqisë e protokollit të Firences të vitit 1925 për kufijtë tokësorë. Sepse në draft-tekstin e dakordësuar në 2018-n, në preambulën e tij, si bazë ligjore është vendosur dhe protokolli i Firences i vitit 1925, të cilin Greqia e ka firmosur por nuk e ka ratifikuar. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?