
LEZHË- Një 30-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës ditën e sotme pasi dyshohet se ka kultivuar një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa. Mësohet se i arrestuari me inicialet S.B, rezulton person i shpallur në kërkim për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.
Në vijim të operacionit plicor të koduar 'Koordinata', u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës, si edhe fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër, person i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale plagosja e lehtë me dashje Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën për kapjen e tyre.
Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës. Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:17
Prokuroria nis hetimet për helmimin e 70 fëmijëve në Gramsh, bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital
GRAMSH- Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet në lidhje me helmimin e 70 fëmijëve në një kopsht në Gramsh. Më tej b&...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:17
Helmimi i të miturve në kopsht në Gramsh/ AKU merr sot mostrat për analizat e 3 produkteve, prindi: Nuk kemi besim se çfarë ushqimi hanë fëmijët!
GRAMSH- Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë marrë sot mostrat për të analizuar tre produkte ushqimore, q&eu...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:15
Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat/ Lokali prej dy vitesh jashtë funksioni, dy djemtë e pronarit plagosën me thikë një të moshuar
BERAT- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e regjistrur me lëndë plasëse në një lokal në B...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:15
Regjizori Piro Milkani përcillet sot në banesën e fundit
TIRANË- Regjizori i njohur shqiptar, Piro Milkani do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit. Familja e tij përmes n...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:14
Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit, arrestohet në Shkodër Arlind Kajoshi, u kap nga policia në një banesë të braktisur
SHKODËR- Vihet në pranga i shpalluri në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit. Arlind Kajoshi është vë...
n.f
AKTUALITET
25 Maj12:14
Agravon konflikti në Fier/ Babë e bir tentojnë të vrasin me sëpatë një 58-vjeçar, në pranga njëri prej tyre, në kërkim djali (EMRAT)
FIER- Një konflikt mes disa personash në Fier ka agravuar deri në përdorimin e sëpatës. Në lidhje me ngjarjen ësht&eum...
m.l
AKTUALITET
25 Maj12:10
Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë/ Humb jetën tragjikisht 52-vjeçari në Tiranë
TIRANË- Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet. Mësohet se i ndjeri me ...