AKTUALITET

"La Stampa" : Nga Napoli në Tiranë...

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 15:56

"La Stampa" : Nga Napoli në Tiranë...

Salvatore Zagaria, një biznesmen nga Napoli, e solli fati në Shqipëri ku kaloi çdo pritshmëri në bizneset e tij. Themi fati, pasi ishte një bast i vënë mes miqsh, që ai të vinte në Shqipëri dhe ti ndryshonte rrjedha e jetës. Ai hapi dy biznese në vendin tonë, ku duket se cilësia i ka garantuar suksesin. 40-veçari nga Napoli pati fat edhe në dashuri, pasi gjeti shpirtin binjak, por edhe një arsye më shumë për të mos u kthyer në vendlindjen e tij. Aryseja është një: Bella Napoli! 

“Bella Napoli ka ndërruar orarin e hapjes për këtë javë të gushtit, asnjë picë deri në ora 17:00. Bella Napolin e hapa disa vite më parë në Tiranë, përballë stadiumit ku luan ekipi Kombëtar Shqiptar, dhe do ta bëja të njëjtën gjë sërish nga e para. Restoranti ynë ka investuar gjithshka në cilësi dhe njerëzit këtë e kanë vlerësuar. Vijnë studentë, punonjës të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Në ora 15:00 mbërrin ngarkesa dhe në të njëjtën ditë dorëzohet tek ne. Aty janë ëmbëlsirat tipike napoletane “Il Babã al rum”, të buta si sfungjer gati për t’u zhytur në rum, domate të qëruara e djathëra. Mocarela e freskët kullon pikë pikë si shi vere,"-rrëfen ai për "La Stampa".

Salvatore Zagaria, drejtuesi i një restoranti: “Aty ku në mbrëmje ka gjithmonë rradhë”.

“Bella Napoli ka ndërruar orarin e hapjes për këtë javë të gushtit, asnjë picë deri në ora 17:00. Asnjë shije fshati, asnjë batutë me Salvatoren, njeriu që hapi disa vite më parë këtë restorant. Asnjë brumë të konservuar/ të gatshëm/ të ruajtur në frigorifer. Por në orarin e drekës njerëzit vijnë gjithsesi. Lexon menunë e shkruar në gjuhën italiane dhe, nuk ka të sharë – ndoshta – po ta lexoje në shqip, në atë gjuhë të pakuptueshme për ne, do të largoheshe.  “Bella Napolin e hapa disa vite më parë në Tiranë, përballë stadiumit ku luan ekipi Kombëtar Shqiptar, dhe do ta bëja të njëjtën gjë sërish nga e para. Restoranti ynë ka investuar gjithçka në cilësi dhe njerëzit këtë e kanë vlerësuar. Vijnë studentë, punonjës të Ambasadës Italiane në Shqipëri. Vijnë turistë”. Italianë? “Jo vetëm Italianë, vijnë njerëz nga e gjithë Bota”. Salvatore Zagaria, 40-veçari nga Napoli qesh: “Betohem, asnjë pendim”. Dhe ta mendosh që aventura e tij si investitor në fushën e restoranteve kishte filluar rastësisht. Pesë miq, dhe një bast mes tyre përpara një picerie në Napoli: “Shkojmë hapim diçka të ngjashme në bregun tjetër përtej detit”. U nisën, udhëtuan së bashku për pak, pastaj gjërat ndryshuan. Salvatore gjeti dashurinë. Të tjerët ndoqën thirrjen e brendshme të mallit për shtëpinë e kështu rrugët e tyre u ndanë. “Kur të tjerët u larguan ai kishte tashmë një bar në Durrës, e më pas edhe një në Tiranë”. Dhe rezultati i bastit të tij (i fituar) është ky: 23 të punësuar me rrogë afërsisht 900 Euro në muaj, 400 pica të pjekura çdo ditë (në të dy lokalet) dhe një martesë që - ndoshta - do të celebrohet së shpejti. “Por unë nuk kthehem pas sepse ky ishte shansi im. Mendoje, ideova një lundrim, një anije që shkon e vjen nga Napoli dhe sjell prodhime Italiane të freskëta fare”. Në ora 15:00 mbërrin ngarkesa dhe në të njëjtën ditë dorëzohet tek ne. Aty janë ëmbëlsirat tipike napoletane “Il Babã al rum”, të buta si sfungjer gati për t’u zhytur në rum, domate të qëruara e djathëra. Mocarela e freskët kullon pikë pikë si shi vere. “Ajo që na vret më shumë janë taksat për zhdoganimin e produkteve. Prandaj nuk mund të porositësh vetëm një proshutë, duhet të marrësh të paktën dhjetë, përndryshe nuk shpëton. Por cilësia e ka një çmim” pohon ai. Ai që tani është vërtet mjeshtri i skenës, “Kush vjen këtu në Shqipëri shpesh nuk di vërtetë çfarë profesioni të shpik. Dikush ka hapur një lavanderi. Të tjerë janë të angazhuar në tregtinë e prodhimit dhe të shitjeve të veshjeve dhe paketimit. Të tjerë në shoqëri të vogla dhe të mëdha. Unë mbështetem fort tek ushqimi. Edhe pse picën time Margarita e shes të barasvlershme me 8 Euro, në mbrëmje ka gjithmonë rradhë”. E atëherë çfarë të kërkoj më shumë? Salvatore qesh. “Do të rrëfej një sekret, A e di pse më pëlqen ky vend?” Jo, më thuaj! “Sepse këtu njerëzit janë të ndjeshëm si në Napoli. Nëse rrëzohesh nuk të kthejnë shpinën. Janë si ne, të hapur. E mirë, ne Napoletanëve na pëlqen të biem në sy, atyre më pak. Por jemi pothuajse vëllezër, apo jo. Ah, nuk të pyeta... do e marrësh një kafe?”.

salvatore zagaria bella napoli tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë