AKTUALITET

Lançohet Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030/ Pirdeni: Vizion i ri me fokus sektorët me risk të lartë korrupsioni

E.D Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 18:23

Lançohet Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit

TIRANË- Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, hartuar në bashkëpunim me projektin EU 4 Good Governance financuar nga BE. Strategjia do të shërbejë si dokumenti politik themelor që parashtron zotimet konkrete të të gjitha institucioneve përgjegjëse për thellimin e mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes. Adea Pirdeni tha se qëllimi i Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030, është që, përmes një qasje të trefishtë të bazuar në parandalim, ndëshkim, dhe ndërgjegjësim, të adresohen sfidat kryesore të luftës kundër korrupsionit.

Strategjia e re ka në fokus ndërmarrjen e një serie masash sistemike për konsolidimin e standardeve më të larta të integritetit, transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike dhe private në vend, me synim final, ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët. Ky dokument vë theksin në rritjen e sinergjisë dhe përmirësimin e koordinimit efektiv mes të gjitha institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit. Masat e parashikuara janë tërësisht të harmonizuara me vizionin kombëtar për Shqipërinë 2030 drejt Bashkimit Evropian, si dhe adresojnë të gjithë zotimet që burojnë nga procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, për institucione më solide që krijojnë dita-ditës rezistencë të shtuar ndaj çdo cënimi të integritetit.

Në Strategji janë evidentuar sektorët më të riskuar ndaj të cilëve do të të ketë vigjilencë të shtuar për llogaridhënie më të madhe dhe transparencë të plotë në kryerjen e detyrave nga institucionet. Mes këtyre sektorëve renditen Pronat, Tatimet dhe Doganat, Shëndetësia, Kontratat Publike (Prokurimet dhe Koncensionet) dhe Arsimi. Zgjerimi i veprimit të strategjisë në mënyrë kapilare në qeverisjen vendore, sektorin privat dhe forcimi i edukimit për integritetin Për herë të parë Strategjia shtrihet dhe zbatohet dhe ndaj institucioneve të qeverisjes vendore dhe synon promovimin e integritetit edhe në sektorin privat.

Fokus të dedikuar merr gjithashtu mbrujtja e të rinjve me parimet e integritetit dhe ligjshmërisë. Në këtë drejtim, Strategjia synon rishikimin e të gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar me qëllim edukimin e të rinjve mbi ligjshmërinë dhe parimet e integritetit, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me sektorin privat për promovimin e integritetit. Përgjatë 3 muajve të fundit një numër diskutimesh të hapura me fokus garantimin e eficencës së Strategjinë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 u zhvilluan me përfaqësues të bizneseve dhe me dhomat e tregtisë, me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe akademikë, si dhe me përfaqësues të Vetëqeverisjes Vendore.

Dokumenti iu nënshtrua një faze të gjatë 9-javore të konsultimit publik, që u pasua me reflektimin e komenteve dhe sugjerimeve të mbërritura nga të gjithë aktorët e interesuar. Ky proces synoi pasurimin e dokumentit dhe përfshirjen e perspektivave të ndryshme për të adresuar në mënyrë të plotë sfidat e identifikuara nga të gjithë aktorët dialogues. Aktiviteti i lançimit të SNKK 2024-2030 u mundësua falë mbështetjes nga Bashkimi Evropian përmes projektit BE për Mirëqeverisjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë