
Ndërsa protesta e 20-të kundër kryeministrit Edi Rama vijon me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, një moment i veçantë është regjistruar në Sheshin “Skënderbej”, ku është ngritur një zonë e dedikuar për ndjekjen e ndeshjeve të Botërorit.
Teksa kalonin pranë ambientit ku dhjetëra qytetarë po ndiqnin ndeshjet në ekranin gjigant, protestuesit kanë ndaluar për disa çaste dhe u kanë bërë thirrje të pranishmëve të lënë futbollin dhe t’i bashkohen protestës.
Me thirrje si “Ejani me ne!”, “Çohuni!” dhe “Bashkohuni me protestën!”, pjesëmarrësit në marshim kanë kërkuar më shumë angazhim qytetar në lëvizjen që prej 20 ditësh po kundërshton qeverinë.
Momenti ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në shesh, ndërsa protestuesit kanë vijuar më pas marshimin e tyre, duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Organizatorët e protestës kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se objektivi kryesor mbetet largimi i kryeministrit dhe ndryshimi i kursit politik të vendit.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
19 Qershor19:22
“Jep dorëheqjen”/ Qytetarët 20 ditë në shesh kundër Ramës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
AKTUALITET
19 Qershor19:12
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos, Kanada.
Kjo linjë e re sh&e...
AKTUALITET
19 Qershor18:54
MCAA solidarizohet me akademikët shqiptarë dhe mbështet protestat: Arsimi dhe shkenca në krizë të thellë
Marie Curie Alumni Association (MCAA), një nga rrjetet më të mëdha ndërkombëtare të studiuesve dhe shkencëtarëve ...
AKTUALITET
19 Qershor18:49
590 milionë lekë ‘rrush e kumbulla’/ SPAK zbuloi ‘mal’ me shkelje nga Erion Isai për rrugën Korçë-Ersekë
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
AKTUALITET
19 Qershor18:44
Qeveria mashtron sërish për 4 miliardë eurot e Zvërnecit
Në përpjekjen e dëshpëruar për të argumentuar se protesta 20 ditore po pengon një investim të madh prej 4 miliardë ...
AKTUALITET
19 Qershor18:29
Punimet për nënstacionin elektrik shkatërrojnë rrugët, banorët e fshatit Kryezjarr në protestë
Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë dalë në protestë për shkak të dëmtimit të rëndë të...
AKTUALITET
19 Qershor18:08
EMRI/ Aksident i rëndë në Fier, përplaset për vdekje 34-vjeçari. Policia jep detaje
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...
AKTUALITET
19 Qershor18:00
Tragjedia në Tale, plazhi pa vrojtues
Ngjarja tragjike e regjistruar paraditen e së premtes në bregdetin e Tales, ku humbën jetën dy vajza të mitura të moshës 9 dh...
AKTUALITET
19 Qershor17:53
"Rama fajëson Iranin për protestat kundër resortit luksoz të Kushnerit"/ Financial Times shkrim për protestat në Tiranë
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbrojtur me forcë projektin e diskutueshëm të një resorti luksoz prej 4 miliardë dollarësh, t&eu...
AKTUALITET
19 Qershor17:21
EMRAT/ Tragjedia e rëndë, ja kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë
Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në p...