AKTUALITET

Lista e kandidatëve për KLGJ dhe KLP nuk gjen konsensus në nënkomisionin ad-hoc të Ligjeve

n.f Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 20:59
Lista e kandidatëve për KLGJ dhe KLP nuk gjen konsensus në
Foto ilustruese

TIRANË- Përfaqësuesit e PS dhe PD në nënkomisionin Ad Hoc të Ligjeve nuk ranë dakord për listën e kandidatëve nga avokatia, duke shtyrë zgjedhjen e tyre shumë përtej afateve ligjore. Nënkomisioni Ad Hoc i Ligjeve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk arriti të gjente konsesus të martën për përfshirjen e kandidatëve të skualifikuar në listën e kandidatëve të kualifikuar nga radhët e avokatisë, listë nga e cila do të zgjidhen dy anëtarë të rinj për secilin këshill.

Anëtarët e mazhorancës votuan kundër propozimit të opozitës për të përfshirë në garë dhe emrat e skualifikuar nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, me pretendimin se përzgjedhja e tij kishte prapavijë politike dhe kishte përdorur dy standarde në kriteret e skualifikimit.

Kandidatët e skualifikuar nga Gjonçaj janë Përparim Kalo, Alban Alimema, Fatos Lazimi, Entela Shehaj (Memishaj), Saimir Vishaj dhe Albana Tushe. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi propozoi futjen e tyre në listën e kualifikuar, por mazhoranca votoi kundër duke rrëzuar përfshirjen e tyre në garë.

Sipas Bardhit, votimi tregoi se deputetët e PS dhe qëndrimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit përputhen gjithmonë, gjë që, sipas tij, “provon se përjashtimet e tij kanë qenë politike në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit”. Por Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka i kërkoi kolegut opozitar që të mos paragjykonte vendimmarrjen në këtë strukturë dhe të respektonte procedurën ligjore.

Më pas, nënkomisioni vendosi që për kandidatët e kualifikuar të votohet të enjten pasi t’u jepet mundësia të shpalosin platformat e tyre në një seancë dëgjimore. Sipas raportit të Gjonçajt, kandidatët e skualifikuar nuk plotësojnë kriteret ligjore, kryesisht pasi nuk justifikojnë punën e pandërprerë si avokatë në 10 vitet e fundit apo për ‘detyrime tatimore”.

Në listën e kandidatëve të kualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm nga e cila do të përzgjidhen 2 anëtarët e rinj në KLGJ, në vendin e parë renditet avokatja Eris Hysi e ndjekur nga Erind Mërkuri, Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Klodian Gjermeni, Artan Reçi, Bledar Bajri dhe Saimir Kola. Ndërsa listën e kandidatëve për dy vende në KLP e kryeson Erind Mërkuri, i ndjekur nga Erind Gërmenji, Albens Tabaku, Artan Reçi, Bledar Bajri e Saimir Kola.

Dispozitat ligjore parashikojnë që 4 kandidatë për 2 vende vakante në KLGj dhe 2 në KLP i nënshtrohen votimit në seancë plenare pasi zgjidhen nga kjo listë me konsensus politik (4 vota pro) nga 5 anëtarët e nënkomisionin të ligjeve që ngrihet për këtë synim.

Kur mungon konsensusi, emrat nga lista zgjidhen me short dhe nëse Kuvendi dështon në 3 votime radhazi që të zgjedhë me 84 vota anëtarët e rinj të KLGJ-së e KLP-së, quhen automatikisht të emëruar ata që shorti i ka zgjedhur për raundin e tretë. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka tejkaluar me 6 muaj afatet ligjore, pasi mandati i anëtarëve të KLGJ dhe KLP ka përfunduar që në dhjetor./BIRN

klp klgj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë