AKTUALITET

"Luajti teatër për një javë”, familjarët e Alba Cenkos reagojnë pas dëshmisë së autorit: Kastrioti gënjen, të bëjë test ADN-je!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Maj 2026, 21:22
"Luajti teatër për një javë”, familjarët e

Gjyqi ndaj shqiptarit Kastriot Cenko në Greqi, i akuzuar për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij, 38-vjeçares Alba Cenko, ka hyrë në fazën përfundimtare. Ndërkohë amiljarët e viktimës kanë reaguar ashpër ndaj pretendimeve të tij në sallën e gjyqit.

Pak para dhënies së vendimit nga Gjykata e Përzier me Juri në Athinë, të afërmit e nënës së dy fëmijëve të mitur e kanë cilësuar të pandehurin si “gënjeshtar”, duke mohuar kategorikisht deklaratat e tij se Alba e tradhtonte me mikun e tij të fëmijërisë dhe se njëri prej fëmijëve nuk ishte biologjikisht i tij.

“Ai i thotë të gjitha këto sepse avokatët e tij po përpiqen t’i sigurojnë lehtësim në dënim. Janë gënjeshtra. Le të bëjë test ADN-je nëse pretendon se fëmija nuk është i tij”, deklaroi vëllai i viktimës për mediat greke.

Familjarët e 38-vjeçares tregojnë se Alba ishte e përkushtuar ndaj familjes dhe punonte vazhdimisht për të mbështetur ekonomikisht shtëpinë.

“Ajo punonte dy e tre punë, pasdite dhe mbrëmje, vetëm për të ndihmuar familjen. Rrinte gjithë ditën me burrin dhe familjen e tij. Nuk e meritonte këtë fund”, u shpreh një tjetër familjar.

Ata përshkruajnë gjithashtu karakterin e autorit të dyshuar si të qetë në dukje, por me shpërthime të papritura zemërimi.

“Nuk e kuptojmë si arriti ta vriste dhe më pas ta fshehte trupin në papafingo. Mund të zemërohej shumë shpejt. Motra ime është ende e shkatërruar psikologjikisht dhe nuk ndalon së qari për Albën”, tha kunati i viktimës.


Sipas aktakuzës, ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2024, kur 39-vjeçari dyshohet se goditi bashkëshorten me çekiç dhe më pas e mbyti me një kabllo elektrike. Trupin e pajetë ai e fshehu në papafingon e banesës ku jetonin me dy fëmijët e mitur.

Në dëshminë e tij para gjykatës, Kastriot Cenko pranoi krimin, por pretendoi se ishte nxitur nga xhelozia dhe nga deklaratat e bashkëshortes se dëshironte të ndahej dhe të merrte fëmijët me vete. Ai tha gjithashtu se e fshehu trupin që fëmijët të mos e shihnin.

Sipas mediave greke, për rreth një javë pas vrasjes, ai vijoi të jetonte normalisht në shtëpi me fëmijët, ndërsa përpiqej të mashtronte si autoritetet ashtu edhe familjarët e gruas së ndjerë, duke mos treguar çfarë kishte ndodhur.

Familjarët e Albës kërkojnë dënim maksimal për autorin e dyshuar, ndërsa theksojnë se dy fëmijët e çiftit aktualisht ndodhen në kujdesin e vëllait të tij në Greqi.

Seanca e radhës do të mbahet më 29 maj në Gjykatën e Athinës, ku priten zhvillime të reja dhe vendimi përfundimtar për çështjen.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?