AKTUALITET

Mandati i Zaçajt/ VOA: Vendimi i Kushtetueses mbron skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të saj

M.B. Përditësimi i fundit 27 Janar 2025, 22:59

Mandati i Zaçajt/ VOA: Vendimi i Kushtetueses mbron skemën e

TIRANA- Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket se i ka dhënë fund dilemave për skemën e ripërtëritjes së rregullt të saj. Në vendimin për përfundimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj, një çështje e cila shkaktoi debate të forta në fund të vitit të shkuar, trupa e gjyqtarëve, nuk është ndalur vetëm në rastin specifik, por ka shkuar më tej, duke u ndalur në analizën e dispozitave kalimtare të kushtetutës dhe të termave të saj, “duke theksuar se ato duhet të lexohen në harmoni me normat e tjera kushtetuese relevante”. Vendimi i arsyetuar, u bë publik pasditen e vonë të së hënës, në shkelje të hapur të afateve që përcakton ligji, por dhe vetë rregullorja e Gjykatës , të cilat parashikojnë publikimin e vendimit brenda 30 ditëve. Pra të pakën 5 ditë me vonesë, nëse mbajmë parasysh se vendimi u shpall më 23 dhjetor 2024.

Kushtetuta përcakton se “përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”. Skema e parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në pjesën e dispozitave kalimtare, (Neni 86, pika 4) përcakton mënyrën se si do të bëhej përtëritja e gjyqtarëve deri në vitin 2022, për të garantuar, që në vitet 2025, 2028 dhe 2031, të mund të realizohej ndryshimi, me tre anëtarë, një për secilin organ emërtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë). Një skemë e cila reflektonte dispozitat kalimtare të Kushtetutës (Neni 179, pika 3), të ndryshuar në kuadër të reformës në Drejtësi, ku parashikohej kufizimi i mandatit.

Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese, kujton se si pas Opinionit të Komisionit të Venecias “në tekstin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës u shtua togfjalëshi “me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës”. Duket se me shtimin e këtij togfjalëshi në përmbajtje të dispozitës kalimtare – vë në dukje vendimi - kushtetutëbërësi në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës, i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij të fundit”.

Komisioni i Venecias në opinionin e tij të qershorit 2020, e zbërthen qartazi skemën e parashikuar nga Kushtetuta dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në dispozitat kalimtare, kur shprehet se “në këtë mënyrë, pika 3 e nenit 179, synonte të rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në të njëjtin vit: tre në 2025, tre në 2028 dhe tre në 2031”.

Mandati i zonjës Zaçaj, përfshihet pikërisht në grupin e tre gjyqtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025. Zonja Zaçaj u emërua në janar të vitit 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Debati për të u përqëndrua te data e përfundimit të këtij mandati. Ndërsa ajo pretendoi se duhet ta linte pozicionin në Gjykatë në fund të këtij viti, Gjykata e Lartë nga ana tjetër, këmbënguli se mandati i saj përfundon në 25 mars të këtij viti.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shpjegohet se emërimi i saj, u bë sipas parashikimeve në dispozitat kalimtare. “Kjo dispozitë, në ndryshim nga neni 125, pika 7, i Kushtetutës, që parashikon se gjyqtari kushtetues vazhdon në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij, nuk flet për gjyqtarë pasardhës, por për gjyqtarin që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017”. Më tej vendimi saktëson se ndërhyrjet kushtetuese dhe ligjore “duket se e kanë përcaktuar kohëzgjatjen e qëndrimit në detyrë të gjyqtarit zëvendësues të lidhur jo thjesht me vitin 2025, por edhe me momentin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit paraardhës, që në rastin konkret është data 10 mars”.

Ky interpretim duket se i vë kapak dhe dy mandateve të tjera që duhet të plotësonin treshen e zëvendësimeve në vitin 2025. Ai që i takon parlamentit, lidhet me gjyqtarin që zëvendësoi ish anëtarin Vladimir Kristo, mandati i të cilit përfundoi në 25 Prill të vitit 2016. Në vitin 2019, parlamenti, në kundërshtim me këtë skemë emëroi për një mandat deri në vitin 2028, zonjën Elsa Toska. Dorëheqja e saj në shtator të vitit të kaluar, krijoi mundësi për korrigjimin e këtij gabimi. Por kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, për zëvendësimin e saj la në fuqi mandatin po ashtu deri në 2028. Ndërsa procedura nuk është përmbyllur, pas këtij interpretimi të Gjykatës Kushtetuese, parlamenti ka sërish mundësi të anullojë procedurën, kur rasti të shkojë në Komisionin e ligjeve.

Për grupin e tre anëtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025, Presidenti i Republikës, shpalli në shkurt të vitit 2018 “procedurën e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, z. Sokol Berberi”. Mandati i zotit Berberi kishte përfunduar në 25 prill të vitit 2016. Ai vijoi të qëndrojë edhe disa muaj, duke dhënë më pas dorëheqjen. Në vendin e tij, në tetor të vitit 2019, Presidenti dekreton anëtarin e ri Besnik Muçi. Por vetëm pak javë më pas, ai shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Një vit më vonë, në dhjetor të vitit 2020, ai do të zëvendësohet, për vakancën e përkohshme, nga zonja Sonila Bejtja.

Nëse do të përdoret për analogji, interpretimi i rastit të zonjës Zaçaj, kohëzgjatja e qëndrimit në detyrë të gjyqtarit zëvendësues, Besnik Muçi, duket të jetë po ashtu viti 2025, dhe pikërisht data 25 prill.

Por deri më tani, duket se kryetarja e Gjykatës, nuk ka një vlerësim të tillë. Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese parashikon që “Kryetari, jo më vonë se 4 muaj para mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, i paraqet Gjykatës kërkesë për deklarimin e mbarimit të këtij mandati”. Ndërsa Ligji përcakton se “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese…njofton organin e emërtesës për vendin vakant”. Burime të Zërit të Amerikës, dëshmojnë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vendimi i trupës së gjyqtarëve, ka zgjidhur dhe ngërçin që mund të krijohet në raste të tilla mes Gjykatës dhe organit të emërtesës. “Në çdo rast kur një organ i emërtesës vlerëson se Gjykata nuk e ka ushtruar kompetencën e saj brenda afatit ligjor, ai duhet t`i drejtohet Gjykatës, duke i kërkuar me shkrim ushtrimin e një kompetence të tillë, si dhe duke parashtruar, në çdo rast, edhe argumentet përkatëse në drejtim të fakteve dhe dispozitave kushtetuese në të cilat mbështet qëndrimin e tij për mbarimin e mandatit të gjyqtarit për pozicionin e të cilit është organ emërtese sipas Kushtetutës dhe ligjit. Në këtë rast, Gjykata, pa vonesë, duhet të shprehet me vendim, i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit, tanimë kur vetë Gjykata Kushtetuese ka bërë interpretimin e skemës së ripërtëritjes dhe përfundimit të mandateve për vitin 2025. Në mungesë të lëvizjeve nga vetë Gjykata, i takon atij, t’i drejtohet asaj duke i kërkuar ushtrimin e kompetencës për rastin. / VOA

gjykata kushtetuese

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë