Përbindëshi i betonit me kazino brenda që do ngrihet nga ortakët e familjes Dako në Malin e Robit
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Një përbindësh i madh betoni, i cili fillon si një strukturë dhe më pas degëzohet në disa drejtime, do të ngrihet n...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...

26 organizata mjedisore kombëtare dhe lokale përmes një letre të hapur, drejtuar qeverisë, kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë lidhur me ndërhyrjet në shtratin dhe brigjet e lumit Shkumbin, në kuadër të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Elbasan-Librazhd-Bushtricë, pjesë e Koridorit VIII.
Bazuar në vëzhgime në terren, dokumenetim teknik dhe vizual si dhe raportime nga komunitetet lokale, organizatat kanë evidentuar ndryshime në morfologjinë e lumit, nxjerrje të materialeve inerte nga shtrati dhe brigjet, si dhe depozitime të materialeve të gërmimit në afërsi ose brenda trupit ujor. Sipas tyre, këto ndërhyrje mund të ndikojnë në cilësinë e ujit, biodiversitetin, stabilitetin e brigjeve dhe ekuilibrin natyror të ekosistemit lumor.
Në letrën e hapur drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministrit të Mjedisit, Z. Sofjan Jaupaj, si dhe institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e burimeve ujore dhe monitorimin mjedisor, organizatat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme institucionale dhe verifikim të plotë të ligjshmërisë së veprimeve të kryera në lumë.
Konkretisht, organizatat kërkojnë:
-Inspektim urgjent në terren nga institucionet kompetente dhe publikim i një raporti
zyrtar me gjetje dhe masa konkrete;
-Verifikim i përputhshmërisë së ndërhyrjeve me lejet për përdorim të burimit ujor dhe
kushtet e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis;
-Monitorim i cilësisë së ujit dhe i sedimenteve në segmentet e prekura;
-Hartim dhe zbatim i një plani rehabilitimi për zonat e dëmtuara;
-Transparencë e plotë mbi dokumentacionin, vendimet dhe kushtet e lejeve të dhëna.
Organizatat theksojnë se përdorimi i materialeve inerte lumore duhet të jetë në përputhje të rreptë me standardet teknike dhe ligjore në fuqi dhe se çdo devijim nga këto standarde rrezikon të shkaktojë pasoja afatgjata mjedisore dhe territoriale. Pasojat e këtyre ndërhyrjeve janë të dukshme edhe në këtë fazë të punimeve, por mund të jenë edhe më të mëdha në kohë afatgjatë, duke rrezikuar qëndrueshmërine e brigjeve të lumit, rrugët, tokat dhe shtëpitë apo bizneset në anë të lumit.
Ky është një shqetësim i ngritur edhe më parë nga organizatat lokale dhe banorët e prekur, duke theksuar se kjo iniciativë nuk është kundër zhvillimit infrastrukturor, por në mbështetje të një zhvillimi të përgjegjshëm, të balancuar dhe në përputhje me legjislacionin mjedisor dhe interesin publik.
Lumi Shkumbin përfaqëson një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë për komunitetet lokale, bujqësinë, biodiversitetin dhe stabilitetin ekologjik të rajonit. Mbrojtja e tij kërkon monitorim të vazhdueshëm, transparencë institucionale dhe respektim të plotë të kuadrit ligjor.
Organizatat nënshkruese:
1. Shoqata AlbNatyra
2. Qendra NORMA
3. Reinforce Sustainability (RESU Albania)
4. GO2Albania_Organizatë për Planifikim të Qëndrueshëm Urban
5. Qendra LUMI – Lëvizja për Ujërat, Mjedisin dhe Integrimin
6. Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)
7. Rrjedha
8. Qendra Balancë
9. Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania)
10. Unë Gruaja
11. Instituti për Natyrën dhe Konservimin në Shqipëri (INCA Albania)
12. ILIRIA-Protection and Social & Environmental Development Association (PSEDA-ILIRIA)
13. Eko mjedisi Durrës
14. AGRIEN_SHOQATA E BASHKUAR AGRO-MJEDISORE
15. Qendra Burimore e Mjedisit ne Shqipri (REC Albania)
16. All-Green Centre
17. Milieukontakt Albania
18. Shoqata Ornitologjike e Shqiperise (AOS)
19. Rrjeti për Raportimin e K.O.K.Sh
20. Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor -SHERM Albania
21. Shtëpia e Gjelbër
22. Instituti per Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit
23. Destination Management Organization
24. Korça Alpin
25. North Green Association
26. Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit
Vijojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e trupit të Ilir Kurti. 20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Special...
Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhë...
31-vjeçari Egli Pashollari u qëllua të paktën tre herë me thikë gjatë një konflikti. Vdekja e tij ka lënë...
SPAK ka intensifikuar hetimet në lidhje me aktorët kryesorë të dosjes AKSHI dhe personat përreth tyre, të cilët dyshohet se...
Aksi nacional Librazhd-Prrenjas vazhdon të jetë i bllokuar pas rrëshqitjeve masive që përfshinë zonën mesditën e s&eum...
Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm, për të shqyrtuar ankimin e kryebashkiakut të T...
Fermerët e Patosit dhe Visokë, në Fier të njohur për traditën e kultivimit të ullirit, po përballen me një s...
Dëmtimi dramatik i segmentit të rrugës kombëtare Librazhd – Prrenjas, në zonën e Arrave të Dragostunjës, po merr...
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 milionë, në kontrast numri i mjeteve sa vjen e po shtohet. Censi i v...
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në zonën...