AKTUALITET

Mashtrimet me qiratë e avionëve të “Air Albania”, Sinan Idrizi fsheh në Turqi gruan dhe vajzën që ishin ortaket kryesore të kompanisë

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 14:19


Mashtrimet me qiratë e avionëve të “Air Albania”,

Një skandal ka demaskuar kompaninë ajrore shqiptare “Air Albania”, e cila pas shtatë vitesh operimi, ndodhet nën hetim për mashtrim financiar dhe borxhe të pashlyera që arrijnë në miliona euro. Dy ortaket kryesore të kompanisë, Najada dhe Rejana Idrizi, bashkëshortja dhe vajza e Sinan Idrizit, mësohet se janë larguar nga Shqipëria dhe po qëndrojnë të fshehura në Stamboll, në përpjekje për të shmangur përballjen me drejtësinë.

Bëhet me dije, se largimi i tyre lidhet me akuzat për mashtrime të përsëritura ndaj disa prej kompanive më të njohura ajrore ndërkombëtare, të cilave nuk u janë shlyer detyrimet për avionët e marrë me qira që prej vitit 2018.

Najada dhe Rejana Idrizi zotërojnë 41% të aksioneve në “Air Albania” përmes kompanisë “MDN Investment Sh.p.k”, ndërsa partnerët e tjerë janë “Turkish Airlines” me 51% dhe “Albcontrol” me 10%. Megjithatë, sipas dosjeve të kompanive të dëmtuara, skema mashtruese dyshohet të jetë drejtuar nga vetë Sinan Idrizi, në bashkëpunim me drejtues të “Turkish Airlines”.

Një nga rastet më të rënda është ai i kompanisë “Gat Aircraft and Engine Leasing Limited”, degë e grupit amerikan “GA Telesis”, e cila ka ngritur padi penale në Gjykatën e Lartë të Anglisë kundër “Air Albania” dhe “Turkish Airlines”, duke i akuzuar për mashtrim në kontratat e qirasë për dy avionë “Airbus A320-200”.

Ndërkohë, në gusht 2025, edhe kompania ajrore “Etihad” bllokoi dy avionë të tjerë të “Air Albania”, duke kërkuar gjithashtu ndjekje penale për shkelje kontratash dhe mospagim të qirasë.

Sipas informacioneve, familja Idrizi ka ngritur një bazë veprimi në Stamboll, ku dyshohet për lidhje me rrjete mafioze nga Turqia, Qiproja, Izraeli dhe vendet arabe. Dyshohet se qëndrimi i Najadës dhe Rejanës në Stamboll është një përpjekje për të shmangur arrestimin dhe përgjegjësitë ligjore për aktivitetet e kompanisë.

Historiku i kompanisë “MDN Investment” zbulon një skemë të dyshimtë të transferimit të aksioneve, e themeluar më 3 maj 2018, kompania fillimisht u kontrollua nga Sinan Idrizi, i cili më 17 korrik të po atij viti i transferoi 54% të aksioneve gruas dhe vajzës, dhe 23% izraelitit Ron Yeffet, i njohur për aktivitetet në tregun e armëve. Vetëm një muaj më pas, aksionet e Yeffet dhe Idrizit iu kaluan tërësisht Najadës dhe Rejanës, duke i kthyer në pronare 100% të “MDN Investment”.

Kjo manovër, mund të themi me bindje se është pjesë e një strategjie të pastër dhe të qartë, për t’u shmangur përgjegjësive penale dhe financiare.

Thënë këto, ky skandal rrezikon të fundosë jo vetëm “Air Albania”, por edhe të përfshijë në hetime strukturat shtetërore shqiptare që kanë bashkëpunuar me kompaninë në këto vite.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë