Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Është mbyllur me vendim mosfillimi, referimi penal i Komisariatit Nr.1, që u regjistrua në muajin Gusht 2025, për situatën e rrëmbimit të ish-drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Vendimi për mosfillimin e një dosje penale është marrë pak kohë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila pasi kreu një seri veprimesh hetimore, si këqyrje të pamjeve filmike, pyetjen 3 herë të Daniel Shimës, pyetjes 3 herë të të fejuarës së tij avokate dhe pyetjen dy herë të nënës së tij. L.Shima, ka dalë në konkluzionin se Shima ishte larguar me dëshirën e tij nga banesa pa u ndikuar nga askush.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK nuk ka shfaqur asnjë interes për këtë çështje dhe as të marrë ndonjë deklarim të Daniel Shimës. Madje në dosjen e mosfillimit të hetimeve, është dhe një kthim përgjigje e titullarit, Altin Dumani, i cili informonte grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës se ndaj Daniel Shimës, nuk kishte asnjë hetim në SPAK.
Mësohet se për këtë çështje, Daniel Shima, është marrë në pyetje një herë në ambientet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë dhe dy herë në ambientet e prokurorisë së kryeqytetit. Shima ka mbajtur të njëjtin qëndrim në deklarimet e tij, duke pohuar se “zhdukja” e tij dhe humbja e kontakteve me të fejuarën dhe nënën e tij, ka qenë me dëshirë dhe nuk është ndikuar nga rrethana të tjera të kryera forcërisht nga persona të tretë.
“...Mos më thërrisni më për të më pyetur...”, mësohet t’i ketë thënë Daniel Shima, oficerit të prokurorisë që po kryente veprime hetimore rreth rastit të tij për largimin nga banesa në datën 20 Gusht 2025.
Ndërkohë përmbajtjen e SMS-së me tekst: “...po më arrestojnë...” që ja ka dërguar të fejuarës së tij, Daniel Shima, e ka shpjeguar në prokurori se gjithçka ka ndodhur në kushtet e gjendjes emocionale për shkak të një konflikti të momentin që ka pasur me bashkëjetuesen.
Për këtë fakt është marrë në pyetje 3 herë dhe e fejuara e tij avokate, e cila ka dhënë të njëjtin shpjegim që ka mbajtur dhe Daniel Shima. Deklarim ka dhënë dhe L.Shima, nëna e Danielit, e cila u ka thënë hetuesve në prokurorinë e Tiranës se gjithçka Danieli e kishte inskenuar vetë, për shkak të një konflikti në çift. Sipas dëshmisë së saj, tashmë çifti është pajtuar dhe jetojnë bashkë.
Ndërkohë nga këqyrjet e disa pamjeve filmike të sekuestruara në disa biznese, është parë që Daniel Shima, ndodhet i vetëm në makinën e tij. Një kamerë e instaluar tek zona e rreth-rrotullimit të Fakultetit Ekonomik në rrugën e Elbasanit, ka filmuar qartë se Shima ka qenë i vetëm dhe i pashoqëruar nga askush.
Ky moment është fiksuar disa minuta pasi Shima i kishte dërguar bashkëjetueses mesazhin: ”...po më arrestojnë...”, gjë e cila sipas prokurorisë së Tiranës, ai ka shkëputur vetë lidhjet dhe nuk është marrë forcërisht dhe pa dëshirën e tij nga persona të tjerë.
Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët pë...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vdekja e 67-vjeçarit Hysni Ymeri, paraditen e sotme në Shkodër...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku një 51 vjeçare ka tentuar ti japë fund jet&eu...
Hysni Ymeri është personi i cili humbi jetën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në zonën e Pera...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Ersekë, në afërsi të fshatit ...
Kreu i Partisë së Lirisë ka bërë një kallëzin në Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe ...
Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë p&...
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santia...
Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se ka vjedhur targat e 5 automjeteve. Policia bën me dije se...
Misteri po mbështjell vdekjen e 67 vjeçarit Hysni Imeri I cili ndërroi jetë pas një shpërthimi të ndodhur në hyrje t...