Mitsotakis: Rritje pagash, 400 euro për pensionistët dhe lehtësime fiskale!
Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset sh...
Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset sh...
Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij të propagandës “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nu...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llo...
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq....
Dy automjete private të punonjësve të Policisë së Fierit janë djegur plotësisht gjatë ndërhyrjes për evakuim...
Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë p...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Ndërk...
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e p&eum...
Sekuestrimi nga SPAK i rreth 150 milionë eurove pasuri të paluajtshme të krijuara nga tregtimi i drogës riktheu debatin mbi varësin&e...
Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kry...
Në vitin 2024 paga mesatare në sektorin privat ishte 22.7% më e ulët në se në sektorin shtetëror, duke thelluar me tej diferencën në krahasim me vitin 2023 prej 19.9% dhe në 2022 me 16.3%.
Në 2024 punonjësit në sektorin publik morën mesatarisht 20.8 mijë lekë në muaj më shumë se të punësuarit në privat, në vitin 2022 kjo diferencë ishte 16.3 mijë lek.
Të dhënat zyrtare të INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror arriti 92,069 lekë më 2024 ose rreth 12.4 për qind më shumë se në vitin 2023. Në sektorin privat paga bruto mujore shënoi 71,179 lekë me rritje vjetore 8.5 për qind më shumë se në vitin 2023.
Hendeku i pagave mes sektorit shtetëror dhe atij privat në vitin 2024 u thellua kryesisht për shkak të rritjes së fortë të pagave në administratën publike, ndërkohë që sektori privat nuk mundi të ndjekë të njëjtin ritëm për shkak të kostove të larta.
Të dhënat më të fundit mbi pagat mesatare mujore në Shqipëri për periudhën 2014–2024 tregojnë një rritje të ndjeshme të pagave si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat, megjithatë diferenca mes tyre vijon të mbetet e dukshme. Në vitin 2014, paga mesatare mujore në sektorin shtetëror ishte 53,025 lekë, ndërsa në sektorin privat 41,970 lekë, duke krijuar një hendek prej 11,055 lekësh ose rreth 20.8% në favor të administratës publike.
Gjatë viteve në vijim, të dy sektorët kanë shënuar rritje të konsiderueshme të pagave, por dinamika ka qenë e ndryshme. Në vitin 2018, paga mesatare mujore në shtet arriti 61,023 lekë, ndërsa në privat 45,759 lekë, duke e thelluar hendekun në 15,264 lekë ose 25%. Kjo tendencë vazhdoi deri në vitin 2021, kur diferenca në përqindje arriti mbi 24%.
Të dhënat tregojnë se pas vitit 2022, sektori privat ka shënuar një ritëm më të shpejtë rritjeje të pagave, duke ngushtuar përkohësisht diferencën me sektorin publik. Në vitin 2022, hendeku ra në vetëm 16.8%, duke shënuar nivelin më të ulët në dekadën e fundit. Kjo lidhet kryesisht me rritjen më agresive të pagave në sektorin privat, e nxitur nga konkurrenca më e fortë për fuqinë punëtore, rritja e kërkesës dhe emigrimi i lartë.
Situata ndryshon sërish në vitet 2023 dhe 2024. Në 2023, paga mesatare në sektorin shtetëror arriti 81,887 lekë, ndërsa në privat 65,566 lekë, duke rritur sërish hendekun në mbi 16,300 lekë ose rreth 19.9%. Tendenca është edhe më e fortë në vitin 2024, ku paga mesatare në administratë ngjitet në 92,069 lekë, ndërsa në sektorin privat 71,179 lekë, duke krijuar një diferencë prej 20,890 lekësh, që përfaqëson rreth 22.7%.
Në vitin 2024, qeveria ndërmori një nga rritjet më të mëdha të pagave në sektorin shtetëror gjatë dekadës së fundit. Kjo lidhet me reformën e pagave, e cila synon të tërheqë dhe mbajë profesionistët në administratë, sidomos në sektorë strategjikë si arsimi, shëndetësia, drejtësia dhe siguria kombëtare.
Ndërkohë që administrata publike përfitoi rritje të ndjeshme, sektori privat nuk arriti të mbajë të njëjtin ritëm. Shumë biznese, sidomos të vogla dhe të mesme, janë përballur me kosto të larta operacionale për shkak të inflacionit dhe shtrenjtimit të burimeve dhe rënies së kërkesës nga jashtë./ Monitor
Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta sipas parashikimeve për datën 15 shtat...
Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e...
Air Albania, ajo që do të ishte krenaria ajrore e Shqipërisë, po shkojn gjithnjë e më drejt rrënimit të plotë. Megj...
Ngjarja e rëndë që ndodhi në Shkodër më 8 shtator 2025, u realizua nga Ragip Gila, i cili paraditen e 11 shtatorit u njoh me mas&e...
Vrasje për të marrë kontrollin e territorit. Për të mbrojtur dhe zgjeruar zonat e influencës. Për të dobësuar rival...
Vrasje për të mbrojtur dhe zgjeruar zonat e influencës. Për të dobësuar rivalët duke goditur më të fuqishmin. Qoft&...
Teksa janë bërë 24 orë nga gjetja e lëndës shpërthyese pranë një hoteli në pronësi të vëllait t...
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov pësoi infarkt gjatë vizitës turistike në fshatin Voskopojë, të...
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të detajuara mbi ndarjen gjinore në Shqipëri, duke hedhur dritë mbi popullsinë...
Një ditë pas atentatit të rëndë në Shkodër (8 shtator), ku mbetën të vdekur dy persona Armand Pali dhe Liridon Kraj...