AKTUALITET

"Më thanë se djali nuk mundi të mbijetojë!" Babai i Martin Canit: Isha duke punuar kur më njoftuan, një natë para..

M.B. Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2024, 21:44

"Më thanë se djali nuk mundi të mbijetojë!" Babai

TIRANA- Prindërit e 14-vjeçarit të vrarë, Engjëll dhe Florina me lot në sy kanë treguar se si e mësuan ngjarjen e rëndë. Mes dhimbjes, ata shprehen për emisionin “Opinion” se djali i tyre nuk kishte shfaqur shqetësime dhe se nuk kishte treguar për konfliktin që kishte në shkollë. Babai i Martin Canit tha se kishte folur me të birin një natë më parë dhe se për ngjarjen u njoftua kur ishte në punë.

Pjesë nga intervista:

Si e morët vesh lajmin atë ditë?

Babai: Unë rastësisht po punoja në një hotel dhe më merr nusja në telefon dhe më thotë se Martini ka shkuar në spital. Unë gjithmonë mendoja se mund të ketë bërë ndonjë sherr të vogël  ose mund pas ndonjë goditje, ndonjë diçka. Morëm mësuesen nuk më përgjigjet, e morëm përsëri e hap telefonin. Marr një kolegun tim aty dhe iki te spitali Ushtarak. Më thanë që djali juaj është në sallën e operacionit dhe është goditur vetëm njëherë dhe ka mundësi të shpëtojë. Pas një ore, ose pas gjysmë ore nuk e di se isha shumë i tronditur, më thirrën doktorët dhe më thonë që nuk mundi të mbijetonte Martini, ishte prekur zemra.

Ju thatë që kishte ndodhur një sherr në shkollë…

Mamaja: Po kishte ndodhur një sherr. Pse, nuk e dimë, arsyen nuk e dimë. Ishte i qetë si gjithmonë.

Babai: Nuk bënte sherr me njeri dhe kur luante futboll, nuk bënte sherr. Ishte njeri.. ishte lider, lider. Martini deri në klasën e 6 ka qenë me krejt 10 me fleta lavdrimi, pastaj vazhdoi sportin dhe do bëhem si Ronaldo thoshte, mirë i thoshim ne. E çonim në stërvitje, ikte me shokët, vinte. Do bëhem si Ronaldo, do bëhem i famshëm babai, thoshte. Unë jam i dashur, jam njësh.

Kur keni biseduar për herë të fundit me atë?

Babai: Një natë para..

Mamaja: Një natë para e pyeta a ke ndonjë shqetësim, jo më tha jo ma asgjë, i qetë si gjithmonë. Në mëngjes iku për shkollë, oj ma po iki për shkollë më tha. Iku si çdo ditë, nuk më krijoi asnjë dyshim Martini.

Ku punoni? Me çfarë merreni?

Babai: Unë punoj shef salle në një hotel, afër SPAK.

Babai: Zonja është marrë gjithmonë me rritjen e kalamanjëve, ka qenë mësuese në vendilindjen tonë. Gjithmonë është marrë me rritjen e fëmijëve, me edukimin e tyre.

Është e vërtet që kishit vendosur që të largoheshit nga Shqipëria pak kohë më vonë?

Babai: Po, gjithmonë dhe e shprehja këtë dëshirë me miqë dhe ata që më njohin. Unë kam bashkim familjar me tim vëlla dhe gjithmonë më premtonte që do vini sa më shpejt dhe kemi 12 vjet që po presim. E kisha të pamundur që të lejoja fëminë të jetoj këtu.

martin cani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë