Le Monde: Kontroll i dhunës apo kufizim i protestës, çfarë synon ligji i ri i Edi Ramës?
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, synon të ashpërsojë gjatë ditëve të ardhshme legjislacionin që rregullon demonstratat, duke ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë medias greke "Kathimerini” se dëshiron të mbetet në krye të vendit...
Një valë protestash ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa Franca përballet me përshkallëzimin e trazirave...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...

Inflacioni bazë e mbylli në rritje vitin 2025. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për dhjetorin inflacioni bazë arriti nivelin 3.03%, nga 2.5% që kishte qenë një vit më parë.
Inflacioni bazë gjithashtu shënoi një rritje të lehtë edhe krahasuar me nivelin 2.98% të muajit nëntor.
Inflacioni bazë iu kthye rritjes për herë të parë që prej vitit 2022, duke dëshmuar presionet në rritje inflacioniste nga ekonomia e brendshme.
Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Inflacioni bazë përjashton ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, si produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga lëvizjet me natyrë më afatshkurtër. Për këtë arsye, inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto gjatë vitit të kaluar u rrit në 3.47%, nga 2.21 që kishte qenë një vit më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike në fund të 2025 ishte në nivelin 3.32%, nga 2.2% që kishte qenë një vit më parë.
Inflacioni zyrtar në Shqipëri, i matur për të gjithë shportën e mallrave të konsumit, e mbylli vitin 2025 në nivelin 2.3%, nga 2.1% që kishte qenë një vit më parë. Rritja më e kufizuar e inflacionit i detyrohet kryesisht nivelit të ulët të inflacionit të importuar. Por, ndërkohë, presionet inflacioniste më afatgjata që po gjenerohen nga ekonomia e brendshme janë dukshëm më të larta.
Në një prononcim për “Monitor, Banka e Shqipërisë vlerësonte në dhjetor se faktori kryesor i rritjes së inflacionit bazë dhe atij të brendshëm ka qenë përshpejtimi i çmimit të qirasë. Ndërkohë, rritja e disa prej çmimeve të shërbimeve të lidhura me turizmin është balancuar nga rënia e çmimeve të disa mallrave, pjesë e këtyre matjeve të inflacionit bazë e të brendshëm.
Aktualisht, sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e qirasë përbën burimin kryesor të presioneve të brendshme inflacioniste, por në mungesë të rritjeve të përsëritura në të ardhmen, efekti i saj mbi inflacionin pritet të jetë i përkohshëm.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit të vitit 2025 vërejti se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026./Monitor

Një 46-vjeçar është arrestuar në Peqin nga shërbimet e Policisë, pasi është kapur në flagrancë gjat&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Në fshatin Dhëmblan është gjetur trupi i pajetë i shtetasit 56-v...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan–Cërrik ditën e sotme si pasojë e baltës në rrug&eum...
Tranzicioni i gjelbër kërkon marrjen e një sërë masave nga ana e vendeve të ndryshme për të arritur objektivat e vendo...
Ditën e sotme, situata e krijuar nga reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e dherave në disa bashki të Qarkut Gjirokastër mbetet problemati...
I cilësuar si ushtar i klanit të Copjave, Altin Ndoci u arratis mesditën e 13 janarit 2026 nga Spitali i Durrësit. I riu nuk ësht&eum...
Ish deputeti i PD-së, sot avokat, Asllan Dogjani i ftuar sot në studion e “Kafe Shqeto’ në Syri TV ka denoncuar skemën korrupt...
Zgjerohet harta e kërkimeve për gjetjen dhe arrestimin e Altin Ndocit, i cili u arratis dje nga spitali i Durrësit. Policia ka zhvilluar kontro...
Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Lezhë. Sipas policisë dyshohet se i riu ka konsumu...
Të tjera detaje janë bërë publike nga arratisja e Altin Ndocit nga spitali i Durrës mesditën e të martës (13 janar). P...